Connect with Us

Ekipi i njohur italian rikthehet në Serie A/ Pas 7 vitesh pritje

Aktualitet

Ekipi i njohur italian rikthehet në Serie A/ Pas 7 vitesh pritje

Publikuar

-

Pas Brescia, është radha e Lecce për të fituar të drejtën për të garuar në Seria A sezonin e ardhshëm. Skuadra legjendare është rikthyer në elitë pas 7 vitesh, teksa fitorja 2-1 ndaj Spezia i dha të drejtë për t’iu bashkuar Brescia në ngjitjen e drejtpërdrejtë në Seria A.

Që do ishte një fitore e lehtë u pa që në pjesën e parë, me Lecce që realizoi me dy herë përpara se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve. Petriccione kaloi në avantazh Leccen, ndërkohë që rrjeta e La Mantia vulosi gjithçka.

Goli i Capradossi shërbeu vetëm për statistikë, pasi Lecce mori 3 pikët e nevojshme për tu rikthyer në elitë pas 7 vitesh pritje.

Aktualitet

Shtyrja e zgjedhjeve antikushtetuese?/ Presidenti Meta injoron Parlamentin

Publikuar

-

Nga

Në ç’ligj jeni bazuar për të marrë vendimin e shtyrjes së zgjedhjeve nga 30 qershori në 13 tetor, gjë për të cilin akuzoheni se keni ndërmarrë një vendim antikushtetues?ishte njëra nga pyetjet që moderatorja e emisionit “Tempora” i ka adresuar presidentit të Republikës,Ilir Meta, të qenë pjesë e këtij emisioni mbrëmjen e sotme.

 “Unë jam bazuar në pluralizimin politik, që është shtylla e gjithë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Së dyti, jam bazuar në kompetencën ekskluzive që ka Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të shpallur dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të përgjithshme apo të zgjedhjeve parlamentare. Dhe po kështu mund t’ju them që, i pari që ka shtyrë zgjedhjet në Shqipëri është ish presidenti Ramiz Alia, i cili edhe pse vinte nga një formim komunist, edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë bashkë me partinë e tij në atë kohë, përsëri arriti të tregonte një përgjegjshmëri”, është përgjigjur Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Na shkon shumë shtrenjtë”/ 21 fëmijë, familja më e madhe në Britani tregon shpenzimet luksoze

Publikuar

-

Ata u bënë të famshëm në fillim të vitit 2008, ku çifti Noel Radford dhe Sue nga Lancashire, treguan se kishin vetëm 13 fëmijë.

Por Sue ka sjellë në jetë edhe 8 fëmijë të tjerë, ku më i madhi është Chris, 30-vjeç dhe më i vogli është Bonnie, 18-muajsh.

Duke folur për jetën e tyre të përditshme, prindërit e 21 fëmijëve treguan se një ‘xhiro’ për në kinema u kushton të paktën 100 paund.

Duke folur për FEMAIL, nëna u shpreh:

“Ne na pëlqen që të shkojmë në kinema, sidomos për pushime kur fëmijët nisin të mërziten, bie shi dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë. Por, ama mund të na shkojë më shumë se 10 paund për person dhe shkon shumë shtrenjtë.”

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Presidenti, akuza të renda Parlamentit/ Rekord në shkeljen flagrante të Kushtetutës

Publikuar

-

Nga

E ftuari special i emisionit “Tempora” të mbrëmjes së sotme është presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet nën hetim administrativ, me procedura shkarkimi, nga një Komision parlamentar.

I pyetur lidhur me këtë nismë të maxhorancës parlamentare Presidenti lëshoi akuza të renda ndaj përfaqësuesve të Paramentit, të cilit i vlerësoi si shkelës flagrantë të Kushtetutës.

“Hetimin nga parlamenti e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, ka thenë presidenti Ilir Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE