LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj Sahit Dollapit/ Zëri Amerikës: E rëndë

11 Maj 2019, 21:34, Aktualitet CNA
Dhuna ndaj Sahit Dollapit/ Zëri Amerikës: E rëndë

Pas arrestimit të sekretarit Organizativ të PD-së Sahit Dollapi, ka reaguar dhe Zëri i Amerikës.

?Një skuadër e shtuar policore, e armatosur dhe pajisur rëndë, arrestoi sonte në sheshin para parlamentit sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, edhe pasi u identifikua si politikan, duke hequr maskën anti-gaz nga fytyra, i veshur civil dhe i pambrojtur me vetëm një celular në dorë?, shkruan Zëri i Amerikës në faqen në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Tiranë: Një skuadër e shtuar policore, e armatosur dhe pajisur rëndë, arrestoi sonte në sheshin para parlamentit sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, edhe pasi u identifikua si politikan, duke hequr maskën anti-gaz nga fytyra, i veshur civil dhe i pambrojtur me vetëm një celular në dorë. Forca të shumta policore janë vendosur përpara institucioneve kryesore, kryeministri dhe parlament, gjatë protestës së opozitës./CNA.al

Lajmet e fundit nga