LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj Dollapit/ “Zgjidhja” e Kokëdhimës kërkon lirimin e menjëhershëm

11 Maj 2019, 21:06, Aktualitet CNA
Dhuna ndaj Dollapit/ “Zgjidhja” e Kokëdhimës kërkon

Partia e Koço Kokëdhimës, ?Zgjidhja? ka reaguar për dhunën e shkaktuar ndaj sekretarit organizativ të PD-së Sahit Dollapi.

Në deklaratën për mediat ?Zgjidhja? e quan shtazarake dhe të turpshme dhunën ndaj Dollapit.

Deklarata e plotë:

?E turpshme dhuna shtazarake ndaj Sahit Dollapit

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dallapi, u bë sonte pre e dhunës shtazarake dhe të turpshme nga elementë të papërgjegjshëm të veshur me uniformën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Sait Dollapi nuk ishte një protestues i dhunshëm në asnjë nga protestat e opozitës, as sonte kur u dhunua dhe u shoqërua nga policia. Ishte në krye të detyrës së drejtimit të protestës së radhës dhe në momentet kur tentuan ta arrestojnë vetëm kishte vënë maskën kundragaz. Ai u dëmtua rëndë në njërën këmbë gjatë rrëzimit pasi tentoi t?i ikte policisë, e cila në mënyrë të turpshme godiste një 61-vjeçar të pambrojtur.

?Zgjidhja? e dënon këtë akt të shëmtuar dhe të turpshëm ndaj një funksionari politik të opozitës, një administratori të shkëlqyer dhe një njeriu të mrekullueshëm. Ajo kërkon lirimin e mënjëhershëm të tij dhe vënien përpara përgjegjësisë të efektivëve që dhunuan z.Dollapi.

Shpresojmë dhe lutemi që Kryeministri dhe Ministri i brendshëm të paguajnë sa më parë për këtë krim shtazarak dhe të turpshëm!/CNA.al

Lajmet e fundit nga