LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Blindohet” Kryeministria/ 1500 efektivë policie në terren

11 Maj 2019, 16:07, Aktualitet CNA

Rreth 1500 efektivë policie pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Nga ana tjetër, godina e Kryeministrisë, është  rrethuar me gardh metalik, për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit.

Në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar çdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik.

Gjithashtu mësohet se efektivët e policisë do të jenë të pajisur me maska kundragaz./CNA.al

Lajmet e fundit nga