LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashën dhe Kryemadhin nuk i pyesin në PD dhe LSI/ Zbulohen prapaskenat

11 Maj 2019, 08:19, Aktualitet CNA
Bashën dhe Kryemadhin nuk i pyesin në PD dhe LSI/ Zbulohen prapaskenat

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nuk i njohin në partitë e tyre për kryetarë.

Sipas Spahiut askush nuk i pyet, pasi gjithçka vendoset nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“PD dhe LSI nuk i pyet kush, madje as kryetarët e tyre. Monika dhe Luli janë dy manekinë që kanë detyrë të buzëqeshin. PD dhe LSI s?janë organizata politike por dy familje. Kryefamiljarët Berisha dhe Meta herë bëjnë sikur martohen dhe herë sikur divorcohen. Rrinë në hije dhe lajnë hesapet me logo partie dhe dy figurantë. Është naivitet politik dhe injorancë për ata që kanë iluzion se Mona dhe Luli janë kryetarë. Kush insiston në këtë pikë është fyerje inteligjencës”, ka thënë Spahiu në një intervistë për gazetën Sot.

Sipas tij, Berisha e di që Bashën mund ta forcojë vetëm karrigia e pushtetit.

” (Berisha) Aq shumë ka investuar sa para një jave e shprehu: ?Lulzim s?do bëhesh kurrë lider nëse nuk bëhesh kryeministër?. E tha sepse ka parë që vetëm karrigia e pushtetit mund ta forcojë, pasi askush nuk e merr seriozisht Lul Bashën. Kur bëhen listat, boshatiset partia dhe askush nuk takon Lulin. Gjithë strukturat mbushin klubet rrotull shtëpisë së Saliut ose zyrës së tij”,  është shprehur më tej Spahiu./CNA.al

Lajmet e fundit nga