LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ajo e ka humbur njerëzimin"/Zvicerania reagon pas fjalimit të Loredanës

11 Maj 2019, 08:10, Aktualitet CNA
"Ajo e ka humbur njerëzimin"/Zvicerania reagon pas fjalimit

Këngëtarja Loredana Zefi foli ditën e djeshme për akuzat për mashtrim dhe zhvatje të parave ndaj një shtetaseje zvicerane.

Duke folur për çështjen Loredana tha se të gjitha paratë e dhëna nga Petra Z., u dhanë vullnetarisht dhe se nuk pati kërcënime apo detyrime. Reperja tha se në të vërtetë kjo është një çështje që u takon vëllezërve të saj:

Loredana u shpreh se është e lumtur dhe nuk i interesojnë fare paratë.  Pas deklaratës së saj reagoi sërish Petra Z., për portalin ?20min.ch?.

?Më vjen mirë që ajo është e lumtur me paratë e mia. Unë jam e trishtuar?, u shpreh ajo.

Zvicerania shtoi se kur pa të qeshurën e Loredanës nuk mundi të shihte më tej.

?Ajo e ka humbur njerëzimin?, deklaroi Petra duke thënë se shpreson që buzëqeshja e saj të kalojë.

?Ajo më terrorizonte mua dhe bashkëshortin tim, më bënte presion në telefon?.

Shtetësja zvicerane u shpreh e tronditur që gjykata e kishte lejuar reperen të udhëtonte jashtë vendit. Ajo shpreson tani që çifti të kthehet në Zvicër me paratë e saj ? shumën e plotë, jo vetëm 350.000 franga zvicerane të ofruara nga avokati./Burimi:Prive.al

Lajmet e fundit nga