Connect with Us

Zyrtari i lartë gjerman: Pa dënuar blerësit e votave nuk ka negociata

Aktualitet

Zyrtari i lartë gjerman: Pa dënuar blerësit e votave nuk ka negociata

Publikuar

-

be reagon per vendimin e opozites

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një intervistë të gazetës “Shekulli” që i është bërë nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul.

Sipas kësaj interviste  Wadephul ka thënë se “Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet.”

Ndërsa ish-kryeministri Berisha ka shkruar në një postim në rrejtet sociale:

“Edvin Krimi, Gjush Avdyli, Gjiknur Lala, Taulant Bego Yaris bllokojne perfundimisht hapjen e negociatave!”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, kreut të grupit parlamentar të PS Taulan Ballës, kreut të bashkisë Vangjush Dakos, dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri si blerës votash dhe bllokues të drejtëpërdretë të hapjes së negociatave me BE.

“Perfaqesuesi i vendimarresit me te fuqishem ne BE per hapjen e negociatave me Shqiperine, nenkryetar i grupit parlamentar te CDU/CSU Johann Wadephul, deklaron:
“Nuk ka negociata me Shqiperine pa dënuar blerësit e votave!”

Lexoni intervisten e tij dhe gazetes Shekulli! sb”- shkruan Berisha.

Postimi i plotë

Edvin Krimi, Gjush Avdyli, Gjiknur Lala, Taulant Bego Yaris bllokojne perfundimisht hapjen e negociatave!

Perfaqesuesi i vendimarresit me te fuqishem ne BE per hapjen e negociatave me Shqiperine, nenkryetar i grupit parlamentar te CDU/CSU Johann Wadephul, deklaron:
“Nuk ka negociata me Shqiperine pa dënuar blerësit e votave!”

Lexoni intervisten e tij dhe gazetes Shekulli! sb

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul deklaroi se për sa kohë nuk dënohen blerësit e votës në Shqipëri, grupi i tij nuk do të pranojë hapjen e negociatave për vendin.
“Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet.” – tha Wadephul për gazetën Shekulli.
Sipas Wadephul,problemet kryesore të cilat vihen në dukej për Shqipërinë janë: korrupsioni, krimi i organizuar, blerja e votave. Ka përgjime, por akoma nuk ka arrestime ndaj personave.
Wadephul cili është mendimi juaj për situatën politike në Shqipëri?�
Shqipëria e gjen veten në një krizë të rrezikshme politike. Kjo është e keqe për perspektivën e vendit në Bashkimin Evropian. Prandaj, është detyrë e të gjitha partive pro-evropiane në qeveri dhe opozitë, që të afrohen njëra me tjetrën dhe të jenë të përgatitur për të bërë kompromise reale. Nëse të dyja palët nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, ata vënë në pikëpyetje perspektivën e vendit të tyre për në Bashkimin Evropian. Dhe në të njëjtën kohë ata vetëm do të forcojnë ato forca që duan të nxisin nacionalizmin dhe të ndjekin planet për Shqipërinë e Madhe. Për më tepër, kjo do të nxiste vetëm vendet e treta për të ndërhyrë edhe më shumë në çështjet shqiptare. E gjithë kjo mund të çojë në konflikte të reja, trazira apo edhe shpërthime në Ballkan. Ta themi hapur: planet për një Shqipëri të Madhe do të çojnë në fundin e perspektivës së Shqipërisë në BE! Kjo është arsyeja pse qeveria dhe opozita kanë një përgjegjësi për të kapërcyer krizën menjëherë. Edhe nëse qeveria Rama ka shumicën në parlament, ajo duhet të jetë e përgatitur për të bërë kompromise reale. Ne jemi të përgatitur për të ndihmuar në kapërcimin e krizës, nëse të dyja palët kanë vullnetin për ta bërë këtë.
Cilat janë pengesat kryesore që duhet të kalojë Shqipëria?
Shqipëria ende ka nevojë të bëjë përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Mund të shohim se qeveria tashmë ka bërë përpjekje. Zbatimi i ligjeve është veçanërisht i rëndësishëm. Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet.
A u arrit diçka nga takimi i Berlinit?
Po vërtet! Ka pasur një shkëmbim të vlefshëm dhe ç’është më kryesorja kritike, të pikëpamjeve për çështjen e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Rezultati përfundimtar është se do të ketë një konferencë pasuese në 1 korrik në Paris. Atje do të diskutohen pyetje konkrete për vazhdimin e procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i këtij procesi nevojitet urgjentisht, ne më në fund kemi nevojë për përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve, përndryshe ekziston rreziku i konflikteve të reja.
Cili është vlerësimi juaj për opsionin e shkëmbimit territorial lidhur kjo me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor?
Shkëmbimi i territoreve është alternativa më e keqe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor! Në deklaratën përmbyllëse në takimin e Berlinit, të gjithë shefat e shteteve dhe qeverive theksuan se marrëveshjet midis Serbisë dhe Kosovës duhet të shërbejnë për stabilitetin rajonal. Ky është një refuzim i të gjitha konsideratave për një shkëmbim territori ose për rregullimin e kufijve etnikë. Besimi ndërmjet serbëve dhe kosovarëve dhe stabiliteti në rajon mund të arrihet vetëm nëpërmjet marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, jo përmes diskutimit të shkëmbimeve territoriale.
Wadephul: Kosova të shfuqizojë tarifat
Nën ndërmjetësimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Serbia dhe Kosova kanë njoftuar se do të kthehen në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. “Konferenca e djeshme e Ballkanit Perëndimor e ka parë Serbinë dhe Kosovën të kthehen në negociata konkrete për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, të cilat janë braktisur plotësisht prej muajsh, si rezultat i diskutimit të panevojshëm për një shkëmbim territorial. Për çështje konkrete si Asociacioni i Komunave të Serbisë, furnizimi me energji i Kosovës, mbrojtja e të mirave kulturore, njohja e diplomave, të drejtat e personave të zhvendosur, por edhe pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare – duke përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të Kombet e Bashkuara – do të duhet të negociohen. Prandaj është e rëndësishme që Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive të Ballkanit Perëndimor të theksojnë se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Me fjalë të tjera, besimi ndërmjet serbëve dhe kosovarëve dhe stabilitetit në rajon mund të arrihet vetëm përmes marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme për të normalizuar marrëdhëniet, por jo përmes diskutimit të shkëmbimit territorial. Prandaj është mirë që do të mbahet një takim pasues në Paris më 1 korrik për të thelluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Grupi parlamentar i CDU/CSU do ti kushtojë vëmendje dhe, nëse është e nevojshme, të kërkojë që Bashkimi Evropian, e cila është përgjegjëse për negociatat, ta shtyjë procesin me tekstet konkrete negociuese dhe jo – si më parë – vetëm të moderuar. Për suksesin e negociatave, është e rëndësishme që Kosova të shfuqizojë tarifat e vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Të gjithë pjesëmarrësit ishin në dijeni të vlerave kryesore evropiane gjatë samitit. Tani është e rëndësishme të implementohet demokracia parlamentare, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit jo vetëm në letër në Berlin, por në terren”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Roshit/ Reagon Sali Berisha: Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin?

LEXO EDHE:  Berisha akuza të forta Ramës/ Akt banditesk, atentat ndaj shtypit të lirë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Berisha zbulon “gangsterët” e Ballkanit/ Nuk gjenden as në tragjeditë e lashtësisë

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Roshit/ Reagon Sali Berisha: Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin?

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: