Connect with Us

Video-Kontrabandë e mospagim taksash/ Prangosen dy tregtarët

Aktualitet

Video-Kontrabandë e mospagim taksash/ Prangosen dy tregtarët

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka prangosur dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash dhe mospagim të taksave.

Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar,  “Kamuflimi”, janë ndaluar shtetasit:  N. P., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

LEXO EDHE:  MPB e Maqedonise: Aksioni policor, ne pranga nente persona te lidhur me ISIS

Këta shtetas, pa nipt e pa u rregjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.B, banues në Tiranë, ku për shkak të hetimit nuk jepen të detaje të tjera.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua;
1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Fluturimet nga Rinasi/ Konfirmohen 32 destinacionet për nesër, kush lejohet të udhëtojë

Publikuar

-

Nga

Fluturimet nga Rinasi/ Konfirmohen 32 destinacionet për nesër, kush lejohet të udhëtojë

Konfirmohen 32 fluturime nga Rinasi për ditën e nesërme.⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e hënë janë:⠀⠀

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Pragë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memingen dhe kthim
Ryanair – Tiranë – Poloni dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll – dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
Albaëings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
SkyUp – Tiranë – Kiev dhe kthim
Albaëings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Ryanair – Tiranë – Varshavë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Romë dhe kthim
Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim
Ryanair – Tiranë – Poloni dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Ryanair – Tiranë – Poloni dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
British Airëays – Tiranë – Heathroë dhe kthim

LEXO EDHE:  Furtunë në Policinë e Shtetit/ Largohet Idajet Faskaj, ja kush e zëvëndëson

LEXO EDHE:  Tiranë/ Asgjësohen 400 rrënjë kanabis, në pranga 41-vjeçari

“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina me shpejtësi skëterrë del nga rruga/ Plagosen disa persona në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Makina me shpejtësi skëterrë del nga rruga/ Plagosen disa persona në Elbasan

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotmë në Elbasan e për pasojë janë plagosur disa persona.
Mësohet se makina që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur më një makinë tjetër.

Nuk dihen ende detaje lidhur me aksidentin, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Publikuar

-

Nga

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politikë për të cilën tha se e ka kthyer koronavirusin në një plandemi, ndërsa ka ngritur disa pikëpyetje mbi të dhënat që nuk janë bërë publike nga autoritetet shëndetësore.

Sipas Goxhajt, ISHP nuk tregon më edhe se si është situata me pacientët që trajtohen nga sëmundje të tjera të rënda apo që humbin jetën për shkak të tyre. Avokati ka deklaruar se në vitin 2017 janë regjistruar rreth 1500 viktima nga gripi sezonal në të njëjtën periudhë me pandeminë e koronavirusit që shpërtheu në vendin tonë në vitin që jemi.

“Në vitin 2017 në buletinin e ISHP deklarohet se ka pasur një epidemi të madhe gripi, por askush nuk ka treguar se kanë vdekur rreth 1500 persona më shumë. Artan Fuga e zbuloi 4 ditë më parë, kur tha pse nuk e ka sqaruar askush se vdiqën dyfishi më shumë. Në janar kanë vdekur 1250 veta, në të njëjtën periudhë që ka rënë një epidemi gripi. Kanë vdekur nga koronavirusi të deklaruara 95 veta, me mesatare 15 veta në muaj. Me plandeminë e madhe kemi 1% të vdekur me periudhën janar 2017. Nëse në 2017 kanë vdekur 100 në 2020 ka vdekur një. Përse askush nuk ka folur për këtë gjë.

LEXO EDHE:  Zhduken pa lënë gjurmë binjaket 13-vjeçare në Tiranë

LEXO EDHE:  Tiranë/ Asgjësohen 400 rrënjë kanabis, në pranga 41-vjeçari

Pse ISHP ka ndaluar botimin e buletinit të gripit në Shkurt 2020. Kjo do të thotë se kanë zhdukur gjurmën, të vërtetën dhe të dhënat. Pse ISHP nuk tregon si është situata e sëmundjeve të tjera, kancerit, diabetit etj? Janë zhdukur të gjitha të dhënat, por ka një numër të madh vdekjesh të deklaruara nfga vetë mjekët, ç’janë këto të dhëna që nuk tregohen? Kur nga mbyllën në shtëpi, njerëzit bënë diçka që nuk e kishin bërë kurrë, numri i vetëvrasjeve u rrit. Përse ISHP mban këtë sekret, të dhëna shtetërore të rëndësishme.”, tha Goxhaj në një lidhje me skype me Fax Neës.

Avokati tha se jemi i vetmi vend që nuk lejon testimet dhe tamponimet në spitalet private, duke shtuar se kjo bëhet për të mbajtur nën kontroll informacionin./CNA.al

LEXO TE PLOTE