LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të huajt "marrosen" pas këngës së Jonida Maliqit/ Këndohet nga izraelitët për ditën e pavarësisë

10 Maj 2019, 15:09, Aktualitet CNA
Të huajt "marrosen" pas këngës së Jonida Maliqit/

Jonida Maliqi pritet të performojë më 16 Maj në skenën e madhe të Eurovizion. Kënga “Ktheju tokës” ka patur një impakt shumë të mirë tek të huajt dhe sidomos te izraelitët.

Fansat nga vende të ndryshme kanë ndarë video me këngën e Jonida Maliqit por surprizën më të bukur e ka marrë nga një fans izraelit.

Ajo ka publikuar një video në profilin e saj ku shihet një djalë duke kënduar në shqip këngën “Ktheju Tokës” në orën 5 të mëngjesit për të festuar pavarësinë e Izraelit.

?Kjo është një nder surprizat me te bukura kur një shtetas i huaj këndon kaq bukur këngën Shqiptare. Faleminderit djema.?, ka shkruar Jonida pranë videos që është komentuar shumë.

 

Lajmet e fundit nga