LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shfrytëzoi 11 vajza/ Italia kërkon ekstradimin e Ilir Bajrit

10 Maj 2019, 12:12, Aktualitet CNA
Shfrytëzoi 11 vajza/ Italia kërkon ekstradimin e Ilir Bajrit

Në 20 shkurt të 2019, Ministria e Drejtësisë së Italisë, i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë  së vendit tonë ku i kërkohet ekstradimi i Ilir Bajrit, pasi ky i fundit ishte dënuar në shtetin fqinj me 5,6 vite burg. Shkresa është siguruar nga ?BalkanWeb?. Ministria jonë ka kthyer një përgjigje zyrtare lidhur me këtë kërkesë në datën 4 mars 2019.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër është zhvilluar një seancë për njohje të kërkesës së Italisë nga gjykata dhe lejimin për ekstradim të Ilir Bajrit drejt Italisë. Organi i akuzës kërkoi ?arrest me burg? për Ilir Bajrin ndërsa ky i fundit kishte edhe një masë tjetër sigurimi ?arrest me burg? si i dyshuar në grupin ?Bajri?.

Materiali i sjellë nga ministria italiane e drejtësisë përmban 132 faqe. Rezulton se Ilir Bajri është dënuar nga gjykata e apelit të Bolonjas me 10 dhjetor të 2010-s me 5 vite e gjysme burg si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qënieve njerëzore. Mbi të rëndonin akuzat ?shfrytëzim prostitucioni?, ?emigracion klandenstin? dhe ?fallsifikim dokumentesh?.

Ky grup kriminal sipas drejtësisë italiane ka vepruar që nga korriku i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2002 në Ravenna. Pjesë e këtij grupi është edhe Enver Bajri, i cili është i dënuar me 4 vite burg dhe Bardh Bajri, të dy pjesë e familjes Bajri. Përveç tyre në grupin prej 7 personash janë edhe Elvis Baroti, Fatmir Tafazi, Gëzim Çerkeku dhe Jetmir Topi. Ahëtarët e këtij grupi të drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri sipas vendimit të gjykatës së Bolonjas kanë shfrytëzuar për prostitucion të paktën  11 gra dhe vajza, të cilat rezultojnë me emra dhe dëshmi gjatë hetimeve në këtë dosje. Grupi i drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri iu falsifikonin pasaportat grave dhe vajzave nga Shkodra por edhe qytete të tjera dhe më pas i detyronin ato të dilnin në rrugë.

Në dosjen e sjellë nga Italia rezulton se shtetasi Enver Bajri, si promovues i kësaj organizate kriminale detyronte me kërcënime dhe rrahje vajzat që të prostituonin duke i dhënë atyre dokumente falso. Të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari dërgoheshin në Shqipëri përmes personave që bënin korrierin si Fatmir Tafazi.

Në disa raste shtetasi Ilir Bajri iu gjente hotel dhe iu tregonte vajzave zonat ku do të prostituonin dhe porosiste dokumente fallso për ato. Paratë e përfituara i shkonin kushërinjve dhe dëshmitar për këtë sipas hetimeve është një shtetas Italian, klient i prostitutave të grupit të drejtuar nga Enver Bajri. Në vitin 2001 njëra nga vajzat që shfrytëzohej u kthye në Shqipëri pasi kishte marrë vesh për arrestimin e Enver Bajrit, por sapo ky i fundit u lirua nga drejtësia italiane kërcënoi nënën e vajzës duke e detyruar vajzën të rikthehej në Itali ku vijoi të shfrytëzohet.

Lajmet e fundit nga