Qelizat më të çmuara të trupit tonë/ Nënat e reja i konsiderojnë si një “dhuratë” – CNA
Connect with us

Life Style

Qelizat më të çmuara të trupit tonë/ Nënat e reja i konsiderojnë si një “dhuratë”

Publikuar

-

Qelizat staminale të kordonit kërthizor/umbelikal, janë “qeliza staminale të të porsalindurit”. Të rrjedhura prej kordonit kërthizor, janë unikale e të njohura se kanë një aftësi më të gjerë se qelizat staminale të të rriturve, për të prodhuar qeliza dhe inde të ndryshme të trupit të njeriut.

Ky zbulim i mrekullueshëm i shkencës mjekësore po zbatohet për të zhvilluar terapi për të luftuar sëmundje serioze.

Qelizat staminale prej kordonit kërthizor, mblidhen në çastin kur pritet kordoni kërthizor që lidh nënën me foshnjën e porsalindur. Mbledhja është e lehtë, kryhet brenda pak minutave dhe është fare e padëmshme si për nënën dhe për të porsalindurin.

Aktualisht, mbledhja e gjakut të kordonit dhe indit të kordonit kërthizor mund të kryhet në çdo maternitet edhe në Shqipëri, dhe të depozitohen në një bankë të qelizave staminale në Europën Veriore. Pas lindjes, ndërsa ne rritemi, grupet e qelizave staminale të gjendura fillimisht në kordonin kërthizor nisin të ndryshojnë.

LEXO EDHE:  “Nuk dua…”/ Pas lindjes së vajzës, Rudina Xhunga merr vendimin e rëndësishëm

Ja pse çasti i lindjes është një mundësi, që të jepet vetëm njëherë në jetë, për të “vjelë/marrë” këto qeliza unikale. Ruajtja në ngrirje të thellë pranë një banke të specializuar e të besueshme në Europën Veriore, bën të mundur që ato të depozitohen për përdorim në të ardhmen kurdo që të nevojiten.

Aktualitet

“S’je ti e bukur”/ Aulona Musta “shpërthen” keq ndaj ndjekësit

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale. Pothuajse çdo moment të ditës së saj ajo e ndan me në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundi moderatorja ka publikuar një foto ku krahas saj shkruan: “Eshte tmerr i madh te dalesh me mua per kafe…pasi do te ta “nxi” jeten duke t’u lutur te cohesh te me besh foto, do vazhdoj te ta “nxi” duke te te larguar deri ne 1 km nga vendi i kafese me pretekstin “ja sa te gjejme nje vend tamam, se keto s’jane gje… nxirja vazhdon me fazen merr 123456789 poza qe ndryshojne ne asgje nga njera tjetra…per ta mbyllur me nxirjen me te keqe, ate te padurueshmen momenti kur shikon fotot dhe me turinjte e varur thua: “pfff s’me pelqen asnjera”, nderkohe qe personi qe ke perball dhe qe harxhoi gjysmen e kohes se kafes me ty, pasi degjon kete fjali eshte gati te te hedhi para makines se pare qe eshte duke kaluar… (Sot ky njeriu ishte mami, zakonisht eshte burri 🤣🤣🤣)”.

LEXO EDHE:  “Nuk dua…”/ Pas lindjes së vajzës, Rudina Xhunga merr vendimin e rëndësishëm

Pas këtij statusi, një nga ndjekësit e saj ka komentuar duke ofenduar moderatoren: “Je ti e pa bukur”. Por duke njohur karakterin e Aulonës ky koment nuk ka kaluar pa replikë nga ana e saj e cila i kthehet: “Tha një kokëcepsh”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pamje magjike/ Fotot mahnitëse nga “ajri” që do t’ju lënë gojëhapur

Publikuar

-

Fotot e shkrepura në momentin e duhur janë tepër mahnitëse për syrin e njeriut. “BrightSide” ka listuar 11 fotot më të bukura të kapura nga ajri dhe më pas i ka bashkuar në albume, duke servirur pamje magjike.

Për më tepër shijoni imazhet e mëposhtme…
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sot të gjithë me sytë nga qielli/ Çfarë do të ndodhë gjatë mesnatës?

Publikuar

-

Sot do të jetë një natë e veçantë për adhuruesit e eklipseve. Eklipsi i Hënës pritet të ndodhë në orën 22:00 i cili do të jetë tërësisht i dukshëm në të gjithë Italinë.

Ndërsa momenti më i rëndësishëm konsiderohet ora 23:30, momenti kur Hëna do të errësohet tërësisht nga hija e Tokës dhe do te zgjase deri në orën 2 të mëngjesit.

LEXO EDHE:  “Nuk dua…”/ Pas lindjes së vajzës, Rudina Xhunga merr vendimin e rëndësishëm

Edhe pse bëhet fjalë për një eklips të pjesshëm Hëna gjithsesi do të duket kuqe. Fenomeni mund të shihet me sy të lirë pa patur nevojën e syzeve të veçanta.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending