LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat e opozitës/ Duma: Rama është zënë në cep

10 Maj 2019, 13:50, Aktualitet CNA
Protestat e opozitës/ Duma: Rama është zënë në cep

Deputetja mandatdjegur e PD-së, Grida Duma, e qenë e ftuara e rradhës në emisionin “Top Talk”, foli rreth situatës politike që e zotëron vendin.

Sipas Dumës, kryeministri Edi Rama është zënë në një cep dhe tashmë pritet lëvizja e tij për të shpëtuar veten.

Duma theksoi se në kushtet ku ndodhet Rama, vetëm ikja e tij i shpëton institucionet.

?Rama sot është qartësisht i vendosur në cep dhe në këtë rast pritet lëvizja e tij për të shpëtuar veten. Sot opozita është në një moment që ka vetëm për të fituar. Rama është i detyruar se është ekuacion me një ndryshore dhe ndryshorja është ai vetë. Në kushtet ku ndodhet lëvizja e tij shpëton institucionet. Opozita duhet të qartësojë që kjo nuk është një betejë për të marrë pushtetin por një betejë për të ndryshuar rregullat e lojës?,-tha Duma./CNA.al

Lajmet e fundit nga