LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Po tallesh me gratë myslimane"/Moderatori i njohur akuzon Madonnën për veshjen e 'burkës'

10 Maj 2019, 11:25, Aktualitet CNA
"Po tallesh me gratë myslimane"/Moderatori i njohur akuzon

Madonna është shfaqur në aeroportin JFK të Nju Jorkut, e mbuluar me burka si nje grua e devotshme myslimane në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Por Piers Morgan, moderatori i njohur në Britani ka akuzuar rëndë këngëtaren dhe thotë se Madonna njihet botërisht se është anti-myslimane dhe ka tallur myslimanët në mbarë botën, duke arritur llumin për pak vëmendje më tepër.

?Ajo nuk shkon në asnjë vend e maskuar. Ajo nuk dëshironte të mos e njihnin të tjerët. Pasi Madonna vdes për të qenë në qendër të vëmendjes dhe kudo që shkon nuk fshihet. Megjithatë ajo zgjodhi të veshë burka në një prej aeroportëve më të famshëm në botë. Dhe ajo e dinte shumë mirë se çfarë po bënte?, shkruan Morgan ndër të tjera.?Por pse e bëri Madonna këtë gjë? Sepse ajo ka një koncert së shpejti, dhe përdor metoda PR të vjetra dhe të testuara të bërjes së skandaleve për të tërhequr vëmendje. Dhe zgjodhi që për të mbushur xhepat me paratë e biletave, të tallet me gratë myslimane. Nuk është hera e parë që Madonna tallet me besimet fetare?, shkruan moderatori Morgan.

 

Lajmet e fundit nga