Connect with Us

Përplaset dhe lihet në rrugë nga eskorta zyrtare/ Qytetari në luftë me jeten

Denoncim

Përplaset dhe lihet në rrugë nga eskorta zyrtare/ Qytetari në luftë me jeten

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në  rrjetet sociale një ngjarje të rëndë ku thuhet se një qytetar është përplasur nga eskorta e policisë, e cila shoqëronte ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe presidentin serb të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, të ndodhur në Tiranë për Samitin e Brdo-Brijunit.

Sipas tij, qytetari i aksidentuar quhet Shkëlzen Tota dhe ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës në gjendje kritike për jetën.

Postimi i plotë

Narkopolicia aksidenton qytetarin dhe e braktis ne rruge ne gjendje kritike dhe si kriminele fshehin krimin!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje zoti Berisha, Dje rreth ores 2:30, afër Sanitariumit, eskorta e policis duke shoqëruar Daçiçin e Dodikin , ka përplasur një qytetar i quajtur Shkelxen Tota. Dhe e kan lën si qen nê rrugë , ndihmëm e parë e ka mar nga kalimtaret, Dhe ndodhet në gjendje Kritike te Reanimacioni Traumës.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandal në Korçë/ Nuk iu dha ryshfet, policia dhunon shoferin e autobusit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një tjetër qytetari, sipas të cilit policia rrugore në Korçë ka dhunuar një shofer autobusi, i ka marrë patentën dhe ka lënë pasagjerët në rrugë.

Sipas denoncuesit, autobusi po udhëtonte nga Athina në Korçë dhe është ndaluar nga policia me pretendimin se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, por sipas pasagjerit kjo nuk ishte e vërtetë.

Denoncuesi thekson më tej se policët ishin nën efektin e alkoolit dhe sipas tij arsyeja e vërtetë e ndalimit, ishte se kërkonin ryshfet, por kur hasën në kundërshtimin e pasagjerëve dhe të shoferit, i morën patentën këtij të fundit.

Për më tepër pasagjerët i lanë në rrugë, duke iu drejtuar me fjalët “Mirë ishit andej nga ardhët. Ç’ju duhet ju këtu.
Bëni si të bëni një natë është dhe do kalojë”.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkopolice horra dhe gangestere rrahin shoferin e autobuzit dhe lene pasagjeret ne rruge!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e denoncimit te pasagjerit dixhital!

Denoj me ashpersine keto akte banditeske te narkopoliceve te Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe badiguardit te Eskobarit te Ballkanit! Turp! Krim! sb

Pershendetje Z. Zoti Sali Berisha
Jam nje posagjer i cili udhetoja nga athina ne korce
Ne hyrje te korces shoferin e ndalojne policia rugore .pasi i kane kerkuar dokumentat e mjetit shoferi ja u dha.shoferi ishte me shpejtesi minimale 50kmh tek unaza e qytetit.Por polici bazohej tek shpetesia qe kishte qene mjeti ne token greke 100kmh e cila eshte e lejuar.Pasi shoferi po mohonte se ishte me shpejtesi dhe se nuk eshte e drejte te me merni patenten nderkohe qe nuk dini te lexoni takografin e mjetit i kundershtoj se jam me 50 kmh dhe jo me 100.
Dhe mbas kundershtimit polici qellon shoferin dhe theret patrullen ne kete moment te gjithe posagjeret dalin nga mjeti duke kundershtuar policet te cilet kishin nje sjellje harbutesh dhe jo njerezore,
Shoferin e nxoren ne komisjon dhe i hoqen patenten per 7 muaj
1 muaj per shkeljen dhe 6 muaj per kundershtim te policit
Qe e cila nuk eshte e vertete se i shkreti as i ofendovi as i shavi thjesht ju tha nuk eshte e drejte dhe se nuk eshte shpejtesi ne token shqiptare por ne token greke e cila eshte e lejuar
Pas shoqerimit te shoferit posagjeret mbetem ne mes te rugeve se shoferi ishte vet nuk kishte ndimes
Dhe policat talleshin me ne duke thene mir ishit ande nga erdhet cju duhet ju ketu
Beni si te beni nje nate eshte do kaloje ishin te pire nga festa e bires
Ne fillim policat ishim te bute dhe pretenduan per ryshfet po kur e pane situaten e tensjonuar nga posagjeret atere e acaruan situaten
Te njejtet polic gjithmone kane mare ryshfet qat ndalesave. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Na ndihmoni, po na helmojnë fëmijët”/ Trafikantët bëjnë “namin”, policia hesht  

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilin në Kavajë trafikantët po bëjnë “namin” me shitjen e kokainës dhe hashashit.

Për më tepër denoncuesi thekson se fitimet trafikantët i ndajnë me forcat e policisë.

“Pershendetje zoti Berisha. Doja t’ju beja me dije se në Kavajë bëhet nami me shitjen e kokainës dhe hashashit. Polici i di shumë mirë se kush jane ata persona që merren me atë punë dhe i lënë që të punojnë pa të voglin problem sepse ndajnë paratë me ta. Ju lutem na ndihmoni se po na marrin në qafe femijet me helmet qe u japin”-shkruan denoncuesi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“I kanë prerë veshin një klienti në prezencën e Policisë”/ Berisha del blof

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha publikoi sot denoncimin e një qyetari, sipas të cilit një turisti në Sarandë  pronarët e një lokali i kanë prerë veshin në prezencë të policisë.

Pas këtij skandali ka reaguar dhe pronari i lokalit i cili mohon akuzën, dhe i kujton Berishës se punon me ndershmëri dhe se mesazhdërguesi është një rival që kërkon t’a dëmtojë.

Replika e Spiro Iljadhit:

Pershendetje Doktor! Jam Spiro Iljadhi, pronar i “Orange Club” ne Sarande. Duke shprehur konsideraten per ju, po ju ve ne dijeni qe ne mjediset e brendshme apo te jashtme te lokalit tone, nuk ka ndodhur asnje ngjarje e ngjashme apo e njejte me ate qe qytetari dixhital ka derguar tek ju. Askush nga pjestaret e stafit te lokalit tone nuk ka marre pjese ne ngjarje te tille dhe as nuk kemi dijeni se cfare mund te kete ndodhur diku gjetke. Perpiqemi t’u sherbejme pushuesve me mund e djerse duke garantuar qe jo vetem ata te kenaqen dhe argetohen por edhe te ndihen te sigurte tek ne. Cdo mesazh ne adrese tuaj nga njerez anonime eshte thjesht xhelozi dhe inat per arsye konkurrence. Ju faleminderit per mirekuptimin!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE