Nga Klodian Tomorri/ Mekanizmi i kalbur i shpërndarjes së mirëqënies – CNA
Connect with us

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Mekanizmi i kalbur i shpërndarjes së mirëqënies

Publikuar

-

Mekanizmi i kalbur i shpërndarjes së mirëqënies

Vitin e kaluar Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar i Shqipërisë ishte 1 mijë e 647 miliardë lekë. Për të njëtën periudhë, fondi total i pagave i dhënë nga qeveria dhe bizneset për të gjithë të punësuarit në rang vendi ishte vetëm 306.5 miliardë lekë ose 19 për qind e PBB-së. E thënë ndryshe në cdo 100 lekë që prodhon ekonomia shqiptare, puna shpërndan vetëm 19 lekë.

Kjo është një shifër tmerrësisht e ulët, ndërkohë që në vendet e zhvilluara kompesimi i punonjësve është absolutisht komponenti më i madh i të ardhurave kombëtare.
Në SHBA, fatura totale e rrogave është sa 57 për qind e Prodhimit Kombëtar. Në vendet e pasura të OECD, punonjësit marrin përmes pagave 55 për qind të PBB-së, ndërsa në Eurozonë, pagat shpërndajnë 47.5 për qind të të ardhurave kombëtare. Pra, për ta vendosur në kontekst krahasimi, pjesa e mirëqënies që shpërndan puna në ekonominë shqiptare është tre herë më e ulët se sa ajo në vendet e tjera të zhvilluara.

Këta numra kanë implikime të thella për jetën e përditshme të qytetarëve. Puna është mekanizmi kryesor dhe më efektiv, përmes të cilit ekonomia shpërndan mirëqënien tek qytetarët. Por kur puna shpërndan më pak se 20 për qind të të mirave që prodhon ekonomia, atëherë mekanizmi është kalbur. Dhe ky është një debat global.

Edhe pse në ekonomitë e zhvilluara, punonjësit marrin përmes pagave më shumë se gjysmën e tortës ekonomike, sërish vitet e fundit ekonomistët kanë lëshuar alarmin se kjo pjesë nuk mjafton. Vitin e kaluar, të ardhurat nga puna ishin tema qëndrore e raportit flamur të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të njohur si Ëorld Economic Oultook.

Në këtë raport ekspertët e FMN, dokumentuan se krahasuar me vitet 1970, pjesa e të ardhurave që marrin punonjësit ndaj PBB-së në ekonomitë e avancuara ka rënë me 4 për qind. Sipas FMN, ky është një sinjal alarmi. Kur pjesa e pasurisë që rrjedh tek punonjësit bie, pabarazia rritet dhe po kështu edhe rreziku për destabilitet social. Dhe kjo për vendet ku punonjësit marrin nga pagat dhe shpërblimet më shumë se gjysmën e Prodhimit Kombëtar. Në Shqipëri, ku shifra është vetëm 19 për qind situata është edhe më dramatike.
Por pse puna shpërndan kaq pak mirëqënie në ekonominë tonë? Arsyet janë disa. Së pari, punësimi i ulët. Sipas INSTAT, vitin e kaluar, numri total i të punësuarve me pagë në ekonominë shqiptare ishte më pak se 500 mijë vetë, më pak se një e trëta e forcës së punës. Pjesë tjetër janë të papunë, të vetëpunësuar pa pagesë, ose të punësuar në sektorin bujqësor.

Përvec numrit të ulët të të punësuarve me pagë, arsyeja e dytë se pse puna shpërndan kaq pak mirëqënie në Shqipëri janë rrogat e ulëta. Një pjesë e madhe e punësimit me pagesë në ekonominë shqiptare, vjen nga sektorët më produktivitet të ulët, kryesisht industrinë e përpunimit aktiv si fasoni, apo shërbimet e Call Centerave. Këto janë punë që paguajnë pak dhe rrjedhimisht shpërndajnë pak mirëqënie për të punësuarit.

Ekonomia shqiptare ka një problem të madh. Motori kryesor që shpërndan mirëqënien tek popullata e gjerë është i fikur. Sipas Bankës së Shqipërisë, pjesa e familjeve që kanë të ardhura nga puna në Shqipëri është më pak se 35 për qind e totalit. Pra në tre familje, vetëm njëra ka të ardhura nga puna. Gati njësoj sa raporti i pensioneve. Ky është një mekanizëm i kalbur shpërndarje, i cili lë pjesën dërrmuese të popullsisë jashtë përfitimeve ekonomike duke ushqyer pabarazinë, emigrimin masiv dhe pakënaqësitë sociale.

Aktualitet

Ekonomia e mbijetesës/ 56% e shqiptarëve të vetëpunësuar

Publikuar

-

By

Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë të vetëpunësuar ose punojnë në biznesin e familjet. Në mungesë të alternativave të tjera, më shumë se gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë vetëpunësuar ose janë të angazhuar në sipërmarrjet familjare. Vetëpunësimi është tregues i njëekonomie pak konkurruese, me produktivitet dhe vlerë të shtuar të ulët.

Sipas të dhënave nga Eurostat, norma e të vetë punësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare përbën 55.9% e të punësuarve në Shqipëri. Kjo është norma më e lartë në rajon, ku përqindja e të vetëpunësuarve në Shqipëri është mbi 20 pikë, përqindje më e lartë, por edhe në BE.

Në vendet e Bashkimit Europian, norma e të vetëpunësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare është 14.6%, ndryshe një në 7 të punësuar, ndërsa pjesa më e madhe e forcës punëtor (85.3%) ishte punësuar me pagesë. Në analizën që ka bërë Eurostat shkruhet se trendet e vetëpunësimit në BE kanë qenë në rënie gjatë periudhave me rritje ekonomike dhe kanë qenë në rritje në kushtet e vështira ekonomike. Eurostat ka marrë si shembull krizën financiare në 2009 dhe 2010, ku kjo normë u rrit në vendet anëtare.

Megjithatë, Eurostat thekson se struktura e punësimit sipas statusit të punës është thuajse e ndryshme në vendet që duan të anëtarësohen në BE, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Vetëpunësimi në vendet kandidate për t’u anëtarësuar

Pas Shqipërisë, e cila përllogarit më shumë se gjysmën e të punësuarve si të vetëpunësuar, renditet Turqia. Sipas publikimit të Eurostat, një në tre të punësuar në Turqi është i vetëpunësuar ose punon për familjen. Në Kosovë dhe në Serbi një e katërta e të punësuarve janë të vetëpunësuar. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Malin e Zi, vetëm një e pesta e të punësuarve janë të vetëpunësuar.

Eurostat analizon se këto përqindje të larta krahasuese pasqyrojnë, deri në një farë mase, peshën relative të aktiviteteve bujqësore, me një shpërndarje në shkallë të vogël të fermave të vogla familjare ose kooperativave bujqësore.

Vetëpunësimi, më i lartë në ekonomitë pak konkurruese

Tipar i ekonomive ku mbizotëron vetëpunësimi është se ato janë ekonomi më pak konkurruese dhe se është e vështirë që të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës. Në një analizë të publikuar më parë nga Forumi Ekonomik Botëror, vetëpunësimi për pjesën më të madhe të njerëzve vjen si alternativë, duke qenë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Fenomeni është më evident në zonat rurale/ Monitor

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Porti i Durrësit si pronë private/ Zbardhet afera me zhvatjen e fondeve shtetërore

Publikuar

-

By

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një sërë shkeljesh, gjatë auditimit në Autoritetin Portual të Durrësit, për periudhën nga data 01.05.2016 deri më datë 30.06.2018.

Që nga abuzimi me fondet e IPA-s për të vijuar më tej me punësime dhe shpërblime pa kriter, janë evidentuar si shkelje në raportin e vitit 2018 të KLSH.

Sipas të gjeturave të KLSH-së, duket se Autoriteti Portual i Durrësit, është parë si pronë private pothuajse nga të gjithë drejtuesit në vite.

Sipas KLSH, abuzimet kanë shkuar deri në atë pikë saqë është ndryshuar destinacioni i fondeve të IPA-s.

Nga auditimi është konstatuar se fondet IPA-s, janë përdorur për mbulimin e investimeve dhe shpenzimeve të pasqyruara në plan biznesin, ndërkohë që Fondet IPA janë fonde përpara aderimit në bashkimin Europian.

Janë Grante dhe si të tilla fondet Grande nuk mund të përdoren. Pasi janë fonde falas dhe kuptimi i saj janë që të dish t’i përdoresh ti shpenzosh konform kushteve të percaktuara në kontrata.  IPA-është instrumenti para Anëtarësimit (Para Aderimit), është një mekanizëm i bashkëdyzuar i krijuar nga BE për të ofruar ndihmë efikase Ballkanit Perendimor. IPA ndihmon vendet kandidate që të implementojne legjislacionin e BE. Pra nuk ka dhe nuk mund të ketë KURSIM në termin GRANTE, shkruan CNA.al.

Më tej në raport nënvizohet se një dëm i madh ekonomik është shkaktuar nga largimi i kundërligjshëm i punonjësve.

Gjithashtu rezulton se  APD ka qenë palë në 41 procese gjyqësore, nga të cilët 16 kanë qenë shkallën e parë të gjykimit, 14 në Gjykatën e Apelit, ndërsa 11 kanë përfunduar dhe janë humbur nga APD. Vlera e paguar nga APD për proceset gjyqësore të humbura në vitin 2017 është 13,819,956 lekë prej vlerës totale 15,090,788 lekë ku vendimi ka marrë formë të prerë.

Autoriteti Portual Durrës është penalizuar nga vendimet e gjykatave në vlerën 13,819,956 lekë, dhe mbetet ende për tu paguar diferenca prej 1,270,832 lekë. Vlera 13,819,956 lekë përbën efekt financiar negativ për buxhetin e APD

Po nga auditimi është konstatuar se për vendimet e marra nga ana e Këshillit Drejtues të APD në lidhje me ndryshimet e strukturës organike dhe nivelit të pagave të APD, nuk është marrë miratimi nga Ministri përkatës, veprim në kundërshtim me Ligjin nr.10405, datë 24.03.2011.

Për pasojë menaxhimi i lartë ka angazhuar, rekrutuar dhe shpenzuar punonjës dhe shpenzime për paga dhe shpërblime pa marrë miratimin përkatës nga Ministri, si i vetmi autoritet ligjor.

Për këtë, sipas KLSH-së mbajnë përgjegjësi Gazmend Shalsi, Aleksandër Lipivani dhe Arian Qirici në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv për periudhat respektive, dhe Afrim Bakaj i cili në vitin 2017 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv në Autoritetin Portual Durrës.

Shpërblime vjetore pa kriter

Nga auditimi është konstatuar se për periudhën 2016-2017 janë dhënë shpërblime në masën e një page mujore për punonjësit e APD në 3 raste në total në vlerën 99,624,687 lekë.

Dhënia e shpërblimit për vitet 2016 dhe 2017 nuk është miratuar nga Ministri përkatës, veprim në në kundërshtim me Ligjin nr.10405, datë 24.3.2011

Për më tepër, dhënia e shpërblimeve nuk është bazuar në performancën e punonjësve, veprim në kundërshtim me Vendimin Këshillit Drejtues nr. 9, datë 18.03.2016 “Për politikat dhe procedurat e përfitimit të shpërblimeve suplementare dhe të ndihmave financiare në Autoritetin Portual Durrës”, neni 4 “Përfitimi i shpërblimit”, pika 4.1, ku citohet:

KLSH ka konstatuar se dhënia e shpërblimit në muajin Dhjetor 2016, është në kundërshtim me Ligjin nr.10405, datë 24.3.2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, neni 6, pika 1/a, ku citohet: “Organet kolegjiale drejtuese të njësive të fondeve speciale, të institucioneve publike, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare, me kapital mbi 50 për qind shtetëror, miratojnë masën e shpërblimit të punës, por jo më shumë se një pagë mujore në vit, pas daljes së rezultatit financiar vjetor, si dhe pas miratimit nga ministri përkatës”.

Meqënëse për vitin 2016, punonjësit kanë marrë një shpërblim në muajin gusht, nuk duhet të ishte akorduar shpërblim i dytë. Vlera e shpërblimit prej 33,821,301 lekë përbën efekt financiar negativ për Autoritetin Portual Durrës.

Këshillit Mbikëqyrës shpërblen vetveten

Nga auditimi është konstatuar se Këshilli Drejtues me vendimin nr. 38 datë 02.12.2016 ka miratuar shpërblim për anëtarët e vet, në kushtet e konfliktit të mundshëm të interesit, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 44/2015 datë 30.04.2015.

Në dy rastet e tjera të dhënies së shpërblimit (korrik 2016 dhe korrik 2017) për Autoritetin Portual Durrës nuk ka një miratim të cilësuar për dhënie shpërblimi për Këshillin Drejtues, por nga Këshilli Drejtues është miratuar plani i biznesit për APD në fillim të çdo viti, ku është përfshirë zëri i shpërblimeve vjetore si dhe vlera për Këshillin Drejtues.

Për pasojë edhe dy shpërblimet e tjera të përfituara nga Këshilli Drejtues për periudhën e audituar, konsiderohen të miratuara nga vetë Këshilli Drejtues, e për pasojë ky shpërblim është dhënë në kushtet e konfliktit të mundshëm të interesit.

Për vlerën totale prej 4,364,500 lekë të përfituar nga Këshilli Drejtues në trajtën e shpërblimit financiar për periudhën 2016- 2017, nuk provohet plotësisht bazueshmëria ligjore e përfitimit të tij, për pasojë grupi i auditimit shprehet me rezervë për përfitimi.

Shpërblim dhe për punonjësit me masa disiplinore

Më tej nga auditimi i KLSH ka gjetur se për vitin 2018, kanë përfituar shpërblim 36 punonjës në vlerën totale 4,072,460 lekë, edhe pse gjatë vitit 2018 kanë marrë masë disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, veprim në kundërshtim me Vendimin e Këshillit Drejtues nr.9, datë 18.03.2016 të miratimit të Rregullores “Për politikat dhe procedurat e përfitimit të shpërblimit suplementardhe ndihmave financiare në Autoritetin Portual Durrës”

Në muajin gusht 2016 kanë marrë shpëblim në kundërshtim me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 9, datë 18.03.2016, gjithsej 16 punonjës në vlerën 989,680 lekë.

Në muajin dhjetor 2016 kanë marrë shpëblim në kundërshtim me Vendimin e Këshillit Drejtues nr.9, datë 18.03.2016, gjithsej 32 punonjës në vlerën 2,810,440 lekë. Më poshtë jepet tabela e detajuar:

Në muajin korrik 2017 kanë marrë shpëblim në kundërshtim me Vendimin e Këshillit Drejtues nr.9, datë 18.03.2016, gjithsej 3 punonjës në vlerën 272,340 lekë. Më poshtë jepet tabela e detajuar:

Për këtë mbajnë përgjegjësi G. Sh. në cilësinë Titullarit të APD për shpërblimin në muajin gusht 2016, A. L. në cilësinë e Titullarit të APD për shpërblimet në muajin dhjetor 2016 dhe korrik 2017, si dhe A. K. në cilësinë e Drejtorit të Burimeve Njerëzore në periudhat e mësipërme.

Punësime mbi planin struktutor

Nga auditimi është konstatua se titullari i Autoritetit Portual Durrës për periudhën 01.05.2016-30.06.2018, ka lidhur në 16 raste kontrata pune mbi planin strukturor të miratuar nga Këshilli Drejtues, me pasojë efekt financiar negativ në vlerën 5,671,164 lekë, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 9130, datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”, VKM nr.596, datë 10.09.2004

Auditimi shkelje ka gjetur edhe në 27 dosje të personelit. Në 13 raste mungonte  dëshmia e penalitetit, në 10 raste mungonte raporti mjekoligjor në 7 raste, lista e notave mungonte në 8 raste, certifikata familjare mungonte në 9 raste, libreza e punës në 7 raste, ID personale në 8 raste, adresa e vendbanimit në 9 raste, dokumentet që vërtetojnë shlyerjen e detyrimeve të OSHEE në 11 raste, libreza e sigurimeve shoqërore në 12 raste si dhe mungonte diploma e arsimit të lartë, në 4 raste. Gjithashtu në dosjet e audituara u konstatua se në 3 raste, dokumentat janë fotokopje të panoterizuara, veprim në kundërshtim me VKM nr. 117, datë 05.03.2014 “Për përmbajtjen dhe administrimin e dosjes së personelit”, lidhja 1, pika 4.

Gjithashtu KLSH ka konstatuar se mënyra e ndjekur nga APD për rekrutimin e punonjësve nuk është transparente, pasi përveç sa më sipër, nuk janë konstatuar gjurmë të publikimit të vendeve vakante./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Made in Albania” i dridhen gjunjët nga hapja e negociatave

Publikuar

-

By

Negociatat me BE

Vetëm 4% e bizneseve në Shqipëri mendojnë se integrimi në BE është një gjë shumë e keqe, 19% mendojnë se situata do të jetë njësoj dhe 75% e tyre e konsiderojnë procesin e integrimit një gjë shumë të mirë sipas Barometrit Rajonal 2018. Nëse negociatat hapen këtë verë, Shqipëria do ketë perspektiva të reja, por fabrikat shqiptare rrezikojnë të mbyllen për shkak se nuk plotësojnë standardet dhe nuk përballojnë hapjen e plotë të tregjeve. Jaka e Zusi bëjnë thirrje për ndërhyrje të shpejta. Por nëse negociatat nuk hapen, kostot që vijnë nga faktori psikologjik do të jenë edhe më të rënda

Ornela Liperi
Blerina Hoxha

Shqipëria, edhe këtë verë, ka kthyer sytë nga Brukseli, duke mbajtur frymën deri në vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Nëse ato nuk hapen, me shumë gjasa, një valë pesimizmi do të shkaktojë pasoja shumë të dëmshme për ekonominë e vendit se sa vetë procesi i dhimbshëm i anëtarësimit në BE. Në aspektin real të përfitimeve, ekonomia në tërësi nuk do të përfitojë asnjë financim shtesë nga Bashkimi Europian si u hapën, si nuk u hapën negociatat, të paktën në katër vitet në vijim. Nga ana tjetër, prodhimi “Made in Albania” mund të marrë goditjen finale nëse nisin bisedimet për anëtarësimin.

Eurobarometri i Ballkanit për vitin 2018 gjeti se vetëm 4% e bizneseve në Shqipëri mendojnë se integrimi në BE është një gjë shumë e keqe, 19% mendojnë se situata do të jetë njësoj dhe 75% e tyre e konsiderojnë procesin e integrimit një gjë shumë të mirë. Sondazhi tregoi se si bizneset shqiptare, si qytetarët, e duan integrimin në BE, më shumë se çdo vend tjetër ballkanik. Të lodhur nga politikat destruktive të brendshme dhe niveli i lartë i varfërisë, si qytetarët edhe bizneset shqiptare, priren të marrin të mirëqenë çdo ofertë nga jashtë, pa qenë të qartë për pasojat. Në rastin konkret, integrimi kërkon standarde që shoqërohen me kosto të larta, që do të vënë bizneset shqiptare përballë falimentit real.

Por nëse negociatat hapen, bizneset shqiptare janë shumë të vonuara për të përballuar pasojat. Alban Zusi, nga Shoqata e Eksportuesve, thotë se qeveria duhet të kishte nisur me kohë një proces konsultimi me bizneset e prodhuese për t’i informuar ato në lidhje me pasojat. Bizneset që preken nga procesi i integrimit në BE, duhet të bëjnë analiza të thelluara të kostove, me qëllim që të kenë argumente për të kërkuar masa mbrojtëse nga prodhimet e BE-së.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, thotë se zbatimi i standardeve është një proces i gjatë, i cili do të vazhdojë edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Zbatimi i plotë i tyre kërkon jo vetëm shumë kohë, por edhe fonde të konsiderueshme të cilat Shqipëria nuk i zotëron sot. Zbatimi i plotë i këtyre standardeve do të kërkojë edhe një rritje të mëtejshme të mbështetjes financiare nga BE-ja. Kjo situatë kërkon një bashkëpunim rigoroz me sektorin privat, sidomos në drejtim të monitorimit, informimit dhe mbështetjes me asistencë teknike e fonde financiare për bizneset, për të arritur zbatimin e këtyre standardeve, tha zoti Jaka.

Hapja e negociatave, dy drejtimet me pasoja negative për bizneset

Bizneset shqiptare do të preken negativisht në dy drejtime nga procesi i integrimit, thotë Zusi. Së pari, heqja e tarifave doganore për të gjitha importet e BE-së do të bëjë jokonkurruese prodhimet shqiptare edhe në tregjet vendase. Shqipëria ka kosto të larta, për shkak se i mungon ekonomia e shkallës e për rrjedhojë, mallrat që vijnë nga ekonomi më të mëdha dhe më të përparuara rrezikojnë të shembin prodhimin shqiptar ende në fillesa. Nga ky proces, do të preket më së shumti industria e agropërpunimit.

Së dyti, përmbushja e standardeve që kërkon procesi i anëtarësimit ka kosto të larta, në disa raste të përballueshme nga industritë e vogla, si ato të Shqipërisë. Nëse në rastin e tarifave doganore ka hapësira negocimi, për standardet nuk ka asnjë tolerancë. Çdo linjë prodhimi duhet të investojë të paktën 300-400 mijë euro në impiantet e shkarkimit të ujërave dhe qindra mijë euro të tjera në aspektin e standardeve mjedisore dhe sigurisë ushqimore.

Kjo do të thotë se, nëse hapen negociatat, fitimet e bizneseve shqiptare për vite me radhë do të shkojnë për plotësimin e standardeve dhe jo për zgjerim aktiviteti, apo investime në teknologji. Kur Bullgaria dhe Rumania hynë në BE në vitin 2008, shumë biznese u mbyllën përfundimisht ose përkohësisht, për shkak se nuk plotësonin standardet e kërkuara nga BE-ja. Ndërsa Sllovenia negocioi që prodhimet e elektroshtëpiakeve Gorenja të ishin të mbrojtura edhe me tarifa, edhe 4 vite pas anëtarësimit në BE. Masat mbrojtëse janë të negociueshme. Prodhuesit shqiptarë të mishit apo qumështit mund të kërkojnë që produktet e BE-së të futen në tregun tonë me tarifa doganore mbi 10%, si gjatë periudhës së negociatave, por edhe pas anëtarësimit, deri sa industritë tona të bëhen konkurruese.

Zusi thotë se, në momentin që Shqipëria do të hyjë në BE, prodhuesit vendas, ose do të bllokojnë prodhimin, ose duhet të bëjnë investime të rëndësishme, që nuk dihet nëse do të mund t’i përballojnë dot, për shkak të kostove të larta”. Sektori i përpunimit të qumështit, industria që përpunon fruta-perime (p.sh., fërgesa, specat apo kastravecët turshi), industria e prodhimit të mishit të pulës dhe ajo e ëmbëlsirave, që përdor qumësht e vezë, pritet të jenë më të goditurat.

Zusi thotë se, BE nuk lejon subvencione më shumë se 200 mijë euro për një kompani, por ndërkohë, nevojat e kompanive shqiptare sot, vetëm për të përmirësuar derdhjen e ujërave, duhet të investojnë më shumë se kaq. Në mënyre hipotetike, nëse Shqipëria anëtarësohet në BE, të gjitha kompanitë shqiptare duhet të mbyllen.

Moshapja e negociatave, kostot

Hapja e negociatave nuk lidhet me përfitime të drejtpërdrejta në ekonominë shqiptare, të paktën në 3-4 vitet e para të procesit, thotë Adrian Haçkaj, një ekonomist i njohur nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI). Edhe nëse hapen negociatat, Shqipëria do të vijojë të trajtohet financiarisht nga BE nëpërmjet fondeve të IPA, si edhe aktualisht. Zoti Haçkaj shprehet se, nëse negociatat nuk hapen, më së shumti dëmtohet imazhi i vendit në sytë e investitorëve. Nëse Bashkimi Europian vendos të hapë negociatat për Maqedoninë dhe jo për Shqipërinë, kjo do ta poziciononte Shqipërinë në nivel jokonkurrues, sidomos për sa i përket investimeve të huaja.

Nëse një kompani e huaj kërkon të zgjerohet në Ballkan dhe hipotitekisht të gjitha vendet ofrojnë të njëjtat kushte nga ana rregullatore dhe fiskale, do të zgjidhte Serbinë, Maqedoninë apo Malin e Zi vetëm se kanë hapur negociatat për anëtarësim. Në këndvështrimin ekonomik, kjo do t’i krijonte kosto ekonomisë në tërësi, thotë Haçkaj.

Zgjatja e procesit të integrimit do të krijonte efekt psikologjik negativ te qytetarët, të cilët, duke mos e parë veten në BE, do të nxiten më shumë për të emigruar drejt shteteve të Unionit. Sipas sondazhit të Gallup International, Shqipëria ka potencialet e emigrimit më të lartat në Europë. Në vitin 2018, 60% e shqiptarëve kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga vendi, teksa Shqipëria ka realisht numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE që nga viti 2015. Niveli i lartë i emigracionit po e vë zhvillimin ekonomik të vendit me shpatulla për muri pasi, bizneset shqiptare kanë filluar të ndiejnë mungesën e fuqisë punëtore.

Në mungesë të hapjes së negociatave, qytetarët shqiptarë do të jenë të privuar nga standardet që ofron procesi i anëtarësimit, sidomos në aspektin e sigurisë ushqimore. Gjithashtu do të privohen edhe nga lëvizja e lirë, për të punuar dhe për të qëndruar pa afate në vendet e unionit.
Precedentët e vendeve të tjera të Europës Lindore, që janë anëtarësuar në BE, tregojnë se PBB-të e vendeve janë rritur pas anëtarësimit. Tregtia me vendet e BE do të zgjerohej më tej dhe me anëtarësimin e plotë, çmimet e importeve nga BE do të bëheshin më të lira. Aktualisht, Shqipëria rreth 80% të importeve i ka nga BE.

Integrimi në BE do të sigurojë një klimë më të mirë për biznesin, pasi kuadri rregullator në këtë fushë duhet të përshtatet me standardet e BE-së. Gjithashtu perspektivat për punësim dhe arsimin do të bëhen më të lehta dhe më të lira. Kostot e tregtisë dhe të mallrave do të reduktohen nga heqja e barrierave dhe tarifave.

Zoti Jaka thotë se, në reagimin e shpejtë, hapja e negociatave për sipërmarrjen shqiptare, pa dyshim që konsiderohet një sinjal inkurajues dhe forcohet besimi tek investitorët, si vendas dhe të huaj, i cili për rrjedhojë krijon premisa për rritje punësimi dhe rritje ekonomike.
Ai shtoi se forcohet besimi për sipërmarrjen, për të qartësuar planet e saj për investimet afatgjata, por edhe si një reflektim që të përgatitemi për të vënë bazat e një ekonomie konkurruese, duke u fokusuar në sektorët prioritarë dhe që ofrojnë avantazhe konkurruese.

Në aspektin afatshkurtër, Jaka thotë se, hapet një treg i madh në të cilin prodhuesit shqiptarë mund të eksportojnë produktet e tyre. Por, nga ana tjetër, prodhuesit shqiptarë do të ekspozohen edhe më tepër ndaj rrezikut të një konkurrueshmërie të lartë nga mallrat europiane. Kjo konkurrencë duhet të kundërbalancohet nga rritja e eksporteve shqiptare, si dhe nga hapja e bizneseve të reja me kapital shqiptar apo të huaj, që t’ju krijohen më shumë hapësira eksporti drejt tregut të Bashkimit Europian, tha Jaka.

Ja si goditet industria e vezëve

Industria agroushqimore do të jetë më e goditura nga procesi i integrimit në BE. Sektori i përpunimit të qumështit, industria që përpunon fruta-perime (p.sh., fërgesa, specat apo kastravecët turshi), industria e prodhimit të mishit të pulës dhe ajo e ëmbëlsirave, që përdor qumësht e vezë pritet të jenë më të goditurat, pasi do të vihen para detyrimit të investimeve të mëdha dhe të menjëhershme në momentin e imponimit të masave të sigurisë ushqimore nga BE.

Sami Gjergji, doktor i shkencave në fushën e zooteknisë, shpjegon se si do të ndikojë në biznesin e vezëve procesi i integrimit. Ai tha se aktualisht, Ministria e Bujqësisë po përgatit standardet e kodifikimit dhe tregtimit të vezëve, sipas standardeve të BE-së, me katër kode, ku kodi zero është për vezët biologjike, pulat për prodhimin e të cilave rriten në ambient të hapur dhe e kanë të gjithë zinxhirin nga toka te ushqimet bio. Kodi 1 është sistemi i hapur për rritjen e pulave me akses jashtë, ku duhet 4 metra katror për çdo pulë; kodi 2 është rritja në tokë pa akses jashtë dhe kodi 3 janë vezët industriale, ku pulat rriten në kafaz. Që nga viti 2012, direktivat e BE-së kanë ndryshuar normën e qëndrimit në kafaz, duke ulur numrin e pulave në kafaz.

Një tjetër kërkesë për vezët që tregtohen është kodi, që duhet të stampohet në vezë, i cili përmban shtetin, rajonin, kodin e ndërmarrjes, datën e prodhimit. Sipas rregullave të BE-së, vezët duhet të konsumohen 28 ditë, pas prodhimit pastaj veza duhet të kalojë për përdorim industrial.
Sot, asnjë nga këto standarde nuk zbatohet. Vezët janë të gjithë sipas standardit të prodhimit industrial dhe prodhuesit sot, i vënë datën e daljes nga magazina dhe jo atë të prodhimit. Kur të imponohet zbatimi i standardeve dhe të vënë kodet, kompanitë do të jenë të detyruara të ulin numrin e pulave.

Gjergji parashikon që në momentin e hyrjes në BE, industria jonë e prodhimit të vezëve kalon automatikisht në kolaps. Ai shton se sot integrimi po shihet si një proces politik, kur është shumë më tepër se kaq dhe përgatitja për zbatimin e standardeve duhet të marrë vëmendje maksimale.

Mikro bizneset pak konkurruese me hapjen e tregjeve

Ekonomia shqiptare karakterizohet nga biznese të vogla me 1-4 punonjës, që përbëjnë mbi 90% të totalit të ndërmarrjeve, ku mbizotëron vetëpunësimi dhe që shpesh janë në kufijtë e ekzistencës dhe nuk kanë kapital të mjaftueshëm për të përshtatur standardet, që do të duhet të përmbushin detyrimisht, teksa vendi do të integrohet gradualisht.

Gentian Elezi, ekspert i çështjeve të integrimit, mendon se “hapja e tregut dhe integrimi me tregun europian vë në vështirësi sipërmarrjet e vogla, siç ka ndodhur edhe në vende të tjera. Për rrjedhojë, ky proces do të sjellë edhe ndryshime të strukturës ekonomike (brenda sektorit), duke rritur konkurrencën dhe nevojën për ekonomi shkalle dhe biznese që mund t’i bëjnë ballë tregut. Ai parashikon që priten gradualisht pasoja në këto sipërmarrje, por jo në çdo sektor, ndikimi do të jetë i njëjtë. Në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, do të ndodhë një rialokim i fuqisë punëtore, sipas nevojave të tregut të ri të integruar.

Stefan Pinguli, sipërmarrës, prodhues i Birra Stela, thotë se në Shqipëri për prodhimet vendase nuk zbatohen as masat për balancimet e çmimeve ndërmjet prodhuesve të vegjël dhe atyre të mëdhenj. Konkretisht në Bashkimin Europian është vendosur marrëveshja që për prodhuesit e mëdhenj, qoftë të birrës ose produkteve të tjera janë diferencuar nivelet e taksave, për të ekuilibruar kostot e larta të biznesit të vogël. Kjo direktivë e BE-së, propozon ai, duhet shtrirë për të gjitha industritë, por mbi të gjitha ato ushqimore, për të cilat vendi ka instaluar pjesën më të madhe të industrisë dhe forcave të punës.

31 kapitujt me detyra të vështira

Hapja e negociatave dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të kalojë në një proces të gjatë, që konsiston në përputhjen e 31 kapitujve që përfshijnë të gjithë aktivitetin jetësor në vend, që nga demokracia dhe institucionet e saj deri te kriteret ekonomike dhe sociale.
Aktualisht, 31 kapitujt janë në zbatim që kur vendi mori statusin e vendit kandidat. Deri tani, të 31 kapitujt janë në fazën fillestare të zbatimit, që nënkupton përputhjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së në të gjithë sektorët.

Më pas, zbatimi i ligjeve do të jetë sfida e procesit të hapjes së negociatave dhe anëtarësimit të plotë. Kapitulli i parë është lëvizja e lirë e mallrave, e cila në themel ka heqjen e barrierave tregtare dhe masave mbrojtëse kombëtare për kategori të veçanta. Shqipëria, në këtë kapitull, ka marrë vlerësim mesatar, për stadin që i kërkohet, pasi ende nuk kemi përmbushur legjislacionin dhe nuk kemi forcuar institucionet për mbikëqyrjen e tregut. Raporti i progresit dha vlerësime pozitive për procedurat e prokurimit publik, të drejtat e autorit dhe sigurinë ushqimore, si dhe vlerësoi tërësisht pa progres zhvillimet në sektorin e bujqësisë dhe investimeve në shkencë dhe teknologji.

Raporti i fundit i progresit që dha rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave e vuri theksin te krijimi i një ekonomie tregu funksionale dhe aftësinë për të përballuar me presion konkurrues dhe forca të tregut brenda Bashkimit. Sipas raportit, Shqipëria ka bërë disa përparime dhe është e përgatitur në mënyrë të moderuar në zhvillimin në funksionimin e ekonomisë së tregut. Komisioni Europian vëren se reformat për përmirësimin e mjedisit të biznesit janë vendimtare dhe kërkojnë përpjekje të mëtejshme. “Ligjet dhe rregullat që mbështetin klimën e biznesit mbeten të vështira dhe mangësitë në sundimin e ligjit vazhdojnë të pengojnë bizneset dhe investimet”, – theksohet në raport.

Bujqësia primitive venit perspektivën

Zhvillimet në sektorin bujqësor morën vlerësim negativ nga Raporti i fundit i Progresit, i cili ka vënë në dukje se qeveria shqiptare nuk po përparon në çështje elementare për BE si titujt e pronësisë dhe regjistrat për fermat. Bujqësia, përveçse vuan nga copëzimi i tokës, ku rreth 350 mijë ferma zotërojnë mesatarisht një hektar, qeveria shqiptare, nga ana tjetër, nuk ka mundur të bëjë ende llogaritë në sektor. Nuk dihet si shkon ecuria e bizneseve të fermave pasi, nuk raportohen shitjet dhe fitimi në sektor. Në këto nivele, as që bëhet fjalë për zhvillim të sektorit të bazuar në teknologji dhe konkurrenca me BE-në as që diskutohet në këtë stad. Raporti i Progresit vë në dukje se shpenzimet publike për mbështetjen e fermerëve janë shumë të ulëta dhe nuk ka vijueshmëri nga viti në vit për sasinë e ndihmës së dhënë.

Lidhur me organizimin e tregut të përbashkët, në vajin e ullirit janë miratuar dy akte ligjore, që përafrojnë pjesërisht legjislacionin kombëtar përkatës me BE. Aktualisht nuk ka skema speciale të mbështetjes që synojnë mbrojtjen e peizazheve, habitateve natyrore dhe biodiversitetit ose parandalimin e efekteve negative.

Ekonomia jonë udhëhiqet nga sektori i shërbimeve, por bujqësia ende mban një rol të rëndësishëm. Në vitin 2017, shërbimet zunë rreth 54% të PBB-së. Bujqësia mbeti sektori i dytë më i rëndësishëm (me rreth 22%), industria (13.3%) ka rritur gradualisht pjesën e saj të ekonomisë gjatë 10 viteve të fundit, kryesisht si një si rezultat i rritjes së prodhimit të naftës bruto. Brenda industrisë, prodhimi është relativisht i vogël (6.4%) dhe kryesisht prodhon produkte me vlerë të ulët dhe produkte me intensitet të lartë pune, si tekstile e këpucë dhe ndërtimi (10.5%).

 

Siguria ushqimore, më problematikja

Mbikëqyrësit e BE-së konfirmojnë shqetësimin e ekspertëve shqiptarë se siguria ushqimore do të jetë më problematikja në procesin e integrimit të vendit.

Rregullat higjienike të BE-së për prodhimin e produkteve ushqimore sigurojnë një nivel të lartë të sigurisë ushqimore. Prevalojnë shëndeti i kafshëve dhe siguria e ushqimit me origjinë shtazore. Gjithashtu zinxhiri i prodhimit ushqimor, që nga bima deri te përpunimi, kërkon garanci të larta të cilësisë. Në raport-progresin e BE për vitin 2018 u vu në dukje se Shqipëria ka nisur përgatitjen në fushën e sigurisë ushqimore, të politikës veterinare dhe fitosanitare.

Disa përparime në zbatimin e politikave përkatëse në fushën e sigurisë ushqimore dhe veterinare. Por problem mbetet ende azhurnimi i legjislacionit përkatës për ta përafruar atë me legjislacionin më të fundit të BE-së për kontrollet mbi shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e bimëve dhe të zbatojnë rregullat e sigurisë ushqimore, duke përfshirë kontrollet mbi importet dhe nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve; BE kërkon që Shqipëria të përfundojë ristrukturimin e sektorit veterinar në përputhje me detyrat dhe funksionet e përcaktuara në legjislacionin e ndryshuar.

Shqipëria duhet të përditësojë regjistrat e kafshëve për të siguruar sisteme solide të gjurmimit për ushqimin me origjinë shtazore.
Mbi sigurinë e përgjithshme të ushqimit, për të dytin vit radhazi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kryen kontrolle zyrtare, nën një plan të bazuar mbi riskun të miratuar në fillim të vitit 2017. BE vë në dukje se Shqipëria duhet të përputhë procedurat e kontrollit të brendshëm me ato të BE-së.
Gjatë vitit 2017, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit filloi të përdorë sistemin e TRACES, për të lëshuar certifikatat e eksportit veterinar për produktet shtazore (peshk dhe vezë).
Sa i përket politikës veterinare, vaksinat masive kundër tërbimit, brucelozës, sëmundjet e lëkurës te bagëtitë dhe antraksit në zonat e infektuara kanë vazhduar.

Megjithëse, përpjekje pozitive janë bërë gjatë gjysmës së dytë të 2017 për të rinovuar informacionin në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve, ka ende të dhëna të pamjaftueshme ose të pasakta në terren për shkak të mungesës së raportimit në periudhat e mëparshme.
Reforma e shërbimit veterinar të shpallur që nga viti 2015 kishte për qëllim të konsolidonte veterinarinë, duke krijuar një zinxhir të qartë të komunikimit. BE vlerësoi se ritmi i reformës është i ngadalshëm dhe shërbimi mbetet i fragmentuar dhe nuk ka personel me funksione të ndryshme që mbeten të zbuluara, të tilla si menaxhimi i mbeturinave të kafshëve, biosiguria në fermë ose akuakultura. Monitorimi i mbetjeve të substancave të padëshiruara ka mbuluar mbetjet e pesticideve në 10 produkte bimore.

Kapaciteti i Shqipërisë për të përmirësuar sigurinë e ushqimit në treg pritet të rritet në vijim në 2018 me ndihmën e fondeve të IPA-s.
Përmirësimet janë regjistruar në metodologjinë e monitorimit mikrobiologjik të lëndëve të para, si qumësht i bazuar në mostrat nga çdo njësi përpunim qumështi, ose fabrika e qumështit me kapacitet prej më shumë se 1 ton / ditë. Mostrat analizohen për numërimin e pllakave dhe qelizave somatike në çdo tre muaj. Kjo qasje siguron një pasqyrë më të qartë të situatës
për qumështin e papërpunuar. Përveç rregullave të përgjithshme të përfshira në Ligjin për Ushqimin, nuk është bërë progres në përgatitjen e legjislacionit të kërkuar për rregullat specifike të ushqimit.

Precedenti

Kroacia është vendi i fundit ballkanik që iu bashkua Bashkimit Europian duke kaluar një proces të gjatë negociatash gati 9 vjet, nga 2004 deri në vitin 2013. Pas Sllovenisë, Kroacia ishte vendi më i zhvilluar i rajonit. Industria e anijeve dhe turizmi i sillnin vendit 10 miliardë euro eksporte një vit para anëtarësimit, por tani katër vite pas bashkimit me BE-në, vendi po kalon një periudhë të vështirë. Borxhi publik është rritur në 10 pikë përqindje nga viti 2013, ndërsa deficiti në tregtinë e mallrave është thelluar më tej, teksa vendi po përballet nga plakja e popullsisë dhe emigracioni i lartë që nxiti anëtarësimi.

Vitet e fundit, u përball me vështirësi nga falimenti i Agrocor, kompanisë më të madhe në vend që punësonte 60 mijë punonjës, pasi veç të tjerash nuk mundi t’i bëjë ballë konkurrencës nga hapja e tregjeve në BE. Por anëtarësimi i ka forcuar më tej institucionet dhe demokracinë në vend, në të gjitha nivelet dhe qytetarët kroatë përfituan nga hapja e tregtisë me BE-në, duke blerë mallra më cilësore me çmime më të lira. Investimet e huaja kanë qenë në rritje dhe biletat e udhëtimit ajror u bënë më të lira.

Pas Kroacisë, vende të tjera të rajonit, Mali i Zi dhe Serbia, janë në proces negociatash për anëtarësim me BE dhe pritet t’i bashkohen BE-së deri në 2025, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia pritet të marrin dritën jeshile në qershor, për hapjen e bisedimeve që mund të çojnë në anëtarësim në dekadën e ardhshme. Sfida më e madhe e Shqipërisë është përballja me hapjen e tregjeve të BE-së dhe përgatitja e bizneseve shqiptare për t’u bërë konkurrues në këtë proces.

Ndryshe nga i gjithë rajoni, në Shqipëri, bujqësia zë një pjesë të madhe të ekonomisë (20% në PBB dhe rreth 40% në punësim). Komisioni Europian, në Raportin e fundit të Progresit, dha vlerësim të ulët për këtë sektor, në krahasim me kapitujt e tjerë që morën më së shumti vlerësim mesatar. “Gjatë procesit të negociatave, Shqipërisë i duhet të diversifikohet në sektorë me vlerë të shtuar dhe të gjejë rrugën për t’u bërë pjesë e ekonomisë së shkallës në BE.

Para integrimit në BE, do të funksionojë Federata Ballkanike

Kryeministrat e Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës, kanë firmosur një marrëveshje dhe tashmë një plan veprimi është në zbatim për krijimin e një zone tregtare pa dogana, njësoj si në vendet e BE-së deri në vitin 2023. Në disa aspekte, ky lehtësim që ka nisur me marrëveshjen e CEFTA-s, redukton ndjeshëm barrierat dhe procedurat tregtare ndërmjet vendeve, por vë në vështirësi disa industri në vend që të bëhen jokonkurruese me hapjen e tregjeve për disa arsye.

Adi Haxhiymeri nga Shoqata e Fabrikave të Përpunimit të Miellit, njëkohësisht administrator i fabrikës Bloja tha se, edhe në kushtet kur tregu nuk është liberalizuar tërësisht, industria e shqiptare nuk po përballon konkurrencën e miellit nga rajoni. Serbia, Maqedonia dhe vende të tjera në rajon aplikojnë politika të subvencionit të prodhimit të grurit, ndërsa Shqipëria jo. Edhe pse fabrikat shqiptare të përpunimit të miellit kanë investuar në teknologji moderne, ato nuk kanë akses të njëjtë në lëndën e parë, si bizneset e tjera të përpunimit të miellit në Serbi dhe Maqedoni. Haxhiymeri tha se, nëse nuk merren masa për parandalimin e subvencioneve, industria e përpunimit të miellit në vend do të falimentojë përballë tregtisë pa dogana.

Por teksa marrëveshja e tregtisë së lirë ka marrë konsensusin e kryeministrave përkatës, bizneset shqiptare nuk janë të njoftuar dhe as nuk janë në dijeni për procesin. Shqipëria, këtë vit, po kalon një tranzicion të brendshëm për shkak të zgjedhjeve, krizës politike dhe sistemit gjysmak të drejtësisë. Këshilli i Koordinimit Rajonal (Regional Cooperation Council, RÇ), i ngritur me kontributin e gjashtë vendeve për të krijuar tregun e përbashkët të WB6 dhe me mbështetjen e donatorëve ka nisur të veprojë. Përveç hapësirës së lirë tregtare, janë bërë përparime për krijimin e tregut të përbashkët të energjisë. Ka përfunduar një studim për një platformë të përbashkët për investimet e huaja, ku do të ndërhyhet në gjashtë fusha që nga ligjet dhe niveli i taksave për investitorët.

Në sektorin e transportit ka përfunduar studimi për korridoret rajonale dhe bizneset që do të zhvillohen nga infrastruktura dhe logjistika.
Në fushën e turizmit, vendet kanë hartuar një ofertë të përbashkët, për turin ballkanik që ka nisur të aplikohet këtë verë. Gjithashtu janë ngritur task-forca rajonale për antikorrupsionin dhe përmirësime në sistemet e drejtësisë. Në fushën e lëvizjes së lirë është rënë dakord në parim për njohjen e diplomave në fushën e mjekësisë, shërbimeve dentare, inxhinierisë dhe arkitekturës. Në shërbim të të gjithë këtyre reformave tashmë janë në dispozicion 2 miliardë euro të dhëna nga donatorët që do të përdoren sipas nismave për secilën reformë.

Kryeministrat e gjashtë vendeve kanë firmosur që deri në vitin 2023 në Rajonin tonë mallrat, shërbimet, investimet dhe njerëzit të lëvizin lirisht pa tarifa, njësoj si BE-ja sot, pa kuota apo pengesa dhe ku tregtia lehtësohet nga rregullat e OBT-së. Kontrollet e përbashkëta kufitare me një ndalesë duhet të nisin nga puna gjatë 2018-2019. Heqja e barrierave për tregtinë e shërbimeve dhe njohja elektronike e certifikatave duhet të ndodhë deri në vitin 2023. Deri në vitin 2020 duhet të jetë zbatuar protokolli shtesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të CEFTA dhe vendet duhen të kenë kryer gjithashtu investimet në infrastrukturën e brendshme për tregtinë pa tarifa. Deri në vitin 2020, gjithashtu duhet të funksionojë një Task-Forcë që të ndalojë subvencionet e fshehta të shteteve të veçanta ndaj sektorëve të caktuar. Shqipëria aktualisht e ka të kufizuar tregtinë me vendet e rajonit. Sipas të dhënave nga CEFTA, shihet se tregtia e Shqipërisë me këto vende nuk pësoi ndryshime të dukshme, që kur u nënshkrua marrëveshja në vitin 2013.

Pse vendet e Ballkanit duhet të bashkohen

Stabiliteti makroekonomik ka qenë i vështirë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas krizës së vitit 2008. Kriza globale financiare tensionoi pozicionet fiskale në të gjashtë vendet, duke ulur ndjeshëm rendimentin fiskal dhe, nga ana tjetër, rriti presionin mbi borxhin publik.
Politikat kundërciklike çuan në dyfishim të deficiteve primare në rajon, nga 1.7% e PBB-së në vitin 2008 në 3.8% në vitin 2009, duke vijuar mbi 2% deri në vitin 2016. Si rezultat, mesatarja e borxhit bruto në rajon u rrit nga rreth 30% e PBB-së në 2008 në mbi 50% në vitin 2016 (Shqipëria dhe Serbia ka nivelin më të lartë në mbi 70%).

Kriza nxori në pah edhe disa dobësi të tjera strukturore. Banka Botërore analizon se, ekziston nevoja për të përmirësuar efikasitetin, barazinë dhe transparencën e fiskalitetit dhe politikat për mobilizimin e burimeve në mënyrë më efektive dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.
Shpenzimet publike në rajon mbeten të përqendruara në pagat, pensione dhe pagesa sociale, duke lënë pak hapësirë për investimet.
Banka vlerëson se ka vend për përmirësimin e mbledhjes së taksave dhe për një progres më të madh në politikat tatimore. Tani, pas krizës financiare, ekziston një nevojë e përbashkët në Ballkanin Perëndimor për të siguruar stabilitetin makroekonomik për të konsoliduar financat publike dhe për të rritur kapacitetet në tërheqjen e fluksit të investimeve direkte.

Tranzicioni në drejtim të konsolidimit të ekonomisë së tregut mbetet i paplotë në Ballkanin Perëndimor. Rajoni ka arritur përparim të konsiderueshëm në liberalizimin e çmimeve, tregtinë me jashtë, në privatizime, por transformimi strukturor mbetet i vonuar dhe pas ekonomive të tjera të vogla në tranzicion. Veçanërisht, sot, “rezultati i tranzicionit” në Ballkanin Perëndimor është i ngjashëm me atë të ekonomive të tjera europiane në tranzicion në vitin 1996. Progresi ka qenë ngadalshëm në fushat e konkurrencës, qeverisjes, ristrukturimit të ndërmarrjeve shtetërore dhe privatizimit në shkallë të gjerë.

Vitet e fundit, konvergjenca për të arritur vendet e BE-së ka qenë e ulët në vendet e rajonit. Shqipëria, Bosnjë – Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia shënuan ulje të fortë të varfërisë që nga fillimi i tranzicionit drejt ekonomive të tregut. Standardet e jetesës u rritën gati gjashtëfish në Bosnjë – Hercegovinë, pothuajse u trefishuan në Shqipëri dhe u dyfishuan në Serbi midis 1995 dhe 2015.

Gjatë viteve 2000-2008, standardet e jetesës në Ballkanin Perëndimor u zgjeruan më shpejt se në vendet e tjera të botës dhe në mesataren e BE-së. Gjatë kësaj periudhe, krijimi i vendeve të reja të punës ndihmoi në uljen e varfërisë. Në fillim të viteve 2000, afërsisht një në tre persona në rajon ka jetuar në më pak se 5 dollarë për dita. Deri në vitin 2008, kjo shifër kishte rënë vetëm një në pesë. Tregues të tillë si jetëgjatësia, shkathtësia dhe qasja në shërbime gjithashtu u përmirësuan gjatë kësaj periudhe./ Monitor

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
Marku pranon emërimet nepotike/ Tregon lidhjen me Donika Prelen

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku u pyet në studion e “Open” për marrëdhënie me Donika Prelan e cila është pëfolur...

Close