Connect with Us

Mesazhi i fortë i Glauk Olldashit/ Duhet ndryshuar rrënjësisht imazhi i Shqipërisë

Aktualitet

Mesazhi i fortë i Glauk Olldashit/ Duhet ndryshuar rrënjësisht imazhi i Shqipërisë

Publikuar

-

Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit të ndjerë të Transportit, Sokol Ololdashi, ndodhet sot në një takim që EDS (European Democratic Studentes), po mban me të rinj të FRPD-së.

EDS është një organizatë studentore e Partisë Demokratike Europiane që mbështesin partitë e djathta.

Në fjalën e tij, Glauk Olldashi, duke folur si anëtar i EDS, ka dhënë një mesazh mjaft të qartë, ndërsa u shpreh se duhet që në Europë apo në botë të ndryshojë rrënjësisht mendimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ai theksoi se ahqiptarët janë po aq, në mos më të mirë se europianët.

“Sot është ditë shumë e gëzuar për EDS, por edhe për FRPD sepse është hera e parë që ne po vijmë në Shqipëri dhe është një vlerësim shumë i madh.  Si anëtar i EDS, mund të themi se përshtypja e parë për Shqipërinë nuk është edhe aq e mirë.

LEXO EDHE:  Një e treta e shqiptarëve të dënuar për drogë/ “Lirohen” vrasësit dhe përdhunuesit

Qëllimi i rinisë është që në botë dhe sidomos në Europë të ndryshojë rrënjësisht ajo çfarë mendojnë për shqiptarët.

Shqiptarët janë po aq, në mos më të mirë se europianët”-tha ndër të tjera Glauk Olldashi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Procesi skandaloz i Bashës

Publikuar

-

Nga

Pazari me listat/ Pse fshihen 932 emrat e kandidatëve

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha sot ka vazhduar farsën e tij në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Gjoja ka çuar kandidatë dhe ka bërë votime.

Por cfarë ndodh?

Për shembull në Kukës, Has dhe Tropojë, ku në çdo bashki kanë vajtur nga 5 emra, dhe do hiqen një ose dy emra për çdo degë. Sërish lista do jetë e gjatë dhe sërish do jetë kryetari që do ta bëjë listën, do jetë ai që do vendosë renditjen.

Nga ana tjetër Basha thotë se listën do ta vendosë anëtarësia. Por, në fakt anëtarësia nuk ka vendosur asgjë.

Procesi është ndjekur nga farsa të njëpasnjëshme.



Luli tha se kishte 4 mijë kandidatë. As në Amerikë asnjë prej forcave kryesore, as Demokratët dhe as Republikanët nuk propozojnë 4 mijë emra, as të marra së bashku.

Por, Luli ka 4 mijë emra nga baza, 3100 i heq me një të fshirë të lapsit, dhe çon në bazë 900. Tani bazës që i ka propozuar, I thotë hiq emra.

LEXO EDHE:  Foto-E ftuan shqiptarët/ Kryemadhi pritet nga pakistanezët në Itali

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Zbardhen 9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë

Duke shpallur kështu “armiq” të partisë, pasi votimi i sotëm bëhet me votë negative, skualifikuaese. E  cila në fakt është fyese. Si mund ti thuash një kandidati je votuar kundër, ik se nuk të duan. Kur duhej të kishte një garë që kush merr më shumë vota të ishte fituesi.

Nuk ka një garë, ka vota negative. Një farsë thjeshtë dhe vetëm që Lulzim Basha të justifikojë humbjen, duke ia faturuar listën bazës apo komisionit, por në fakt duket qartë se lista përfundimtare do vendoset nga Luli, për të mos thënë se ajo tashmë është gati. Vetëm duhet të kalojë dhe të selektohet sipas kontributeve tek kunati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flet avokati i pedagogut të arrestuar/ Nuk ka asnjë mundësi që Dino të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notë

Publikuar

-

Nga

Flet avokati i pedagogut të arrestuar/ Nuk ka asnjë mundësi që Dino të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notë

Mbrëmë është arrestuar pedagogu i Universitetit të Korçës, Alket Dino i cili akuzohet për rryfshet.  Avokati i tij mbrojtës Nevzat Tarelli në një deklaratë për mediat është shprehur se pedagogu Dino nuk ka asnjë lidhje më këtë rast dhe se është takuar me të arrestuarin tjetër për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qera, pasi Dervishi ështe pronar i një agjencie imobiliare.

Gjithashtu avokati shtoi se rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe nuk ka asnjë mundësi që pedagogu të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notën.

“Dino u arrestua mbrëmë për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK. Dje është finalizuar kryerja e veprimeve simulues nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Bëhet fjalë për një student i cili ka pasur një provim të mbetur. Prokuroria ka kryer veprime të simuluara me Xhevahir Dervishin nëpërmjet agjenti i infiltruar. Në momentin e arrestimit Dino nuk ka pasur asnjë prej kartëmonedhave që u përdoren për veprimin simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur tek Dervishi,një pjesë nuk janë gjendur. Është e vërtetë që ka pasur kontakt me të arrestuarin tjetër,por takimi ka qenë për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qera,pasi Dervishi ështe pronar i një agjencie imobiliare.Alket Dino eshte pozicionuar qarte qe nuk ka lidhje me rastin korrupti,qe ka te beje me nje student qe pretendon qe ka paguar për nje provim me Alket Dinon 500 euro.Rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe nuk ka asnjë mundësi që pedagogu të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notën.Pedagogu është mbajtur për një muaj në përgjim, kohë kur është regjistruar procedimi penal nga SPAK-u ,dhe dje është bërë arrestimi në flagrancë”, deklaroi avokati Tarelli.



 

LEXO EDHE:  Një e treta e shqiptarëve të dënuar për drogë/ “Lirohen” vrasësit dhe përdhunuesit

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Zbardhen 9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet për listat/ Ambasadorja Kim paralajmëron Bashën dhe Ramën: Mos harroni marrëveshjen!

Publikuar

-

Nga

Përplasjet për listat/ Ambasadorja Kim paralajmëron Bashën dhe Ramën: Mos harroni marrëveshjen!

Mes debatit për Kodin Zgjedhor, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka rikujtuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha për marrëveshjen e 5 qershorit.

Ambasadorja amerikane thekson se palët  janë përgjegjëse dhe se  çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim.



“Ne e kujtojmë Kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë për të gjitha angazhimeve që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Angazhimi, propozimet përtej 5 qershorit dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë do t’ju mbështesin, por JU – udhëheqësit e Shqipërisë – jeni përgjegjësit””, shkruan ambasadroja Kim në një postim në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE