Koreja e Veriut hedh dy raketa me rreze të shkurtër – CNA
Connect with us

Aktualitet

Koreja e Veriut hedh dy raketa me rreze të shkurtër

Publikuar

-

Ushtria e Koresë së Jugut thotë se Koreja e Veriut duket se ka lëshuar dy raketa me rreze të shkurtër. Kjo është hera e dytë brenda një jave që Pheniani ka hedhur raketa. Provat me raketa rrezikojnë edhe më tej bisedimet bërthamore mes udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un dhe Presidentit Trump.

Shtabi i ushtrisë së Koresë së Jugut informoi se raketat u lëshuan nga provinca e Pjonganit Verior, në veriperëndim të vendit dhe fluturuan drejt lindjes.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in po i bën thirrje Koresë së Veriut të ndalë hedhjen e raketave, të cilat ai thotë se vështirësojnë përpjekjet diplomatike për çnuklearizimin e gadishullit korean.

“Nuk e konsiderojmë shkelje të marrëveshjes ndër-koreane. Megjithatë, do të doja ta paralajmëroja Korenë e Veriut se nëse përsërit veprime të tilla, mund t’i vështirësojë bisedimet dhe negociatat që janë duke u zhvilluar”, -tha Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se askush nuk është i kënaqur me lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut.

“Askush nuk u gëzua, por po e shqyrtojmë dhe do të shohim. Marrëdhënia vazhdon, por do të shohim ç’do të ndodhë. E di që duan të negociojnë. Flasin për negocim, por nuk mendoj se janë gati për të negociuar”, -tha Presidenti Trump.

Testimet rrezikojnë edhe më tej bisedimet bërthamore mes udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un dhe Presidentit Trump. Koreja e Veriut kërkon që Shtetet e Bashkuara të lehtësojnë sanksionet, në shkëmbim të ndërmarrjes së hapave për çnuklearizimin. Presidenti Trump thotë se ai nuk do t’i lehtësojë sanksionet, derisa udhëheqësi koreanoverior të zotohet se do të braktisë të gjithë arsenalin bërthamor të vendit./VOA/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

E rëndë/ 65-vjeçari gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës

Publikuar

-

By

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 07:00, të mëngjesit në Selenicë është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Kujtojmë këtu se vetëm një orë më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë, ku pas shpërthimit të një bombule gazi, një banesë u përtfshi nga flakët dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona, njëri prej të cilëvë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.”-njofton policia./ CNA.al

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Mëasohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas, me inicialet R.S dhe M.S.

Burimet bëjnë të ditur se shkak për flakët është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Sipas policisë, shtetasja M. S. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi i ditës, 17 korrik 2019

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 17 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Basha takon Meten: Do të garantojmë votën e lirë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Dhunohet” Francesk Radi, vajza: Injorantë”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Shtesa e pensionit, lista e profesioneve që përfitojnë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Nusja e Bllokut flirte me francezin, Bashkim Shehu: C’më tha babai për lidhjen e gruas sime me diplomatin”.

“Shekulli” hapet me titullin “Koorporata e investimeve, rrëzohet ligji i oligarkëve”, ndërsa një tjetër titull vijon “Ish-të përndjekurit, gati kësti i tretë për 520 trashëgimtarë”.

“Koha Jonë” hapet me titullin “Arben Malaj shkatërron imazhin e Edi Ramës në PS”, ndërsa një tjetër titull vijon “Presidenti Ilir Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending