LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb jetën Major Klodian Tanushi

10 Maj 2019, 20:12, Aktualitet CNA
Humb jetën Major Klodian Tanushi

Pas humbjes së jetës së nëntetares Zarife Hasanaj, ka humbur jetën edhe komandanti i batalionit Klodian Tanushi.

Ai u plagos katër ditë  më  parë pas shpërthimit të një mine në  një  mision të NATOS në  Letoni.

Ai u dërgua për mjekim në një spital në Letoni, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtes, që shkruan se major Tanushi humbi jetën pak çaste më parë në spitalin e Rigas në Letoni.

?Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO ?Enhanced Forward Presence?, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t?ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.

Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!?,- shkruan ministrja e Mbrojtjes Holta Xhaçka./CNA.al

Lajmet e fundit nga