LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-I grabitën miliona lekë dhe bizhuteri/ Si u dhunua mjeku dhe bashkëshortja

10 Maj 2019, 07:58, Aktualitet CNA
Foto-I grabitën miliona lekë dhe bizhuteri/ Si u dhunua mjeku dhe

Banesa e një mjeku gjinekolog ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar, në lagjen Nr. 1 të Librazhdit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e mjekut gjinekolog Kujtim Albrahimi, ku autorët kanë marrë një sasi prej 10-12 milionë lekësh të vjetra si dhe disa bizhuteri.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se kanë dhunuar mjekun dhe bashkëshorten e tij, të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë.

Burrë e grua kanë marrë mjekim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq policia ka marrë dëshminë e tyre dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Lajmet e fundit nga