Connect with Us

E rëndë në Tiranë/ Vajza hidhet nga kati i tetë i një pallati

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Vajza hidhet nga kati i tetë i një pallati

Publikuar

-

plagoset nje vajze

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një vajzë e re është hedhur nga kati i tetë i një pallati në zonën e Unazës së Re.

Policia dhe një ambulancë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende detaje mbi arsyet e këtij veprimi të rëndë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fotolajm- Tërmeti “shkund” sofrën në Tepelenë/ Kryeministri ngre dolli me dhallë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Tepelenë ku ka inspektuar nga afër punimet për Bypass-in e Tepelenës.

Rama është shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.

Nuk ka munguar as një drekë e kryeministrit me Tërmetin në Tepelenë ku ka “plasur” dollia me dhallë.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të shkrepur gjatë drekës ndërsa e ka shoqëruar me dialogun mes Ramës dhe Peccit, pa kursyer ironinë.
“Tërmeti: Po ç’bëenet andej nga kasabaja e komandant?! Si venë ato halle?! Si të shkojnë punët?!!!
Komandanti: Lëre kasabane o Tërmet, se e bëj tërbjet vet, po ti shiko na mbush ndonje bardhak me dhallë, se po nxeh dielli si saç…
Edhe baxhoxhiu, i qenka përshtatur koloritit të mysafireve, me bluzë të bardhë e bardhak me dhallë.
Jemi mirë, jemi mirë….”, shkruan Hoxha bashkëngjitur fotos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova kthen orën policore/ “Dy deri në 12 vjet burg ose 8 mijë euro gjobë për shkelësit e masave”

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës dënime të rënda/ “Dy deri në 12 vjet burg ose 8 mijë euro gjobë për shkelësit e masave”

Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat ndaj qytetarëve që nuk repektojnë masat e rekomanduara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Afrim Ahmeti, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, tha se dënimet për shkelësit e masave do të jenë të rënda, madje theksoi se do të variojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ose deri në 8 mijë euro gjobë.

Ahmeti paralajmëroi se gjobat do fillojnë të vihen që nga dita e nesërme, për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje.

“Ne nga fillimi i zbatimit të vendimeve qeverisë kemi kapur raste sipas Kodit Penal sipas nenit 249 dhe 250 dhe kemi asistuar inspektorët sanitarë ndërsa tashmë ne përveç asistimit të inspektorëve sanitarë dhe rasteve që do t’i aplikojmë sipas nenit 249-250 të Kodit Penal të Kosovës do t’i marrim shënime qytetarëve që nuk i zbatojnë këto masa dhe të njëjtat do të procedohen të inspektorët sanitarë të cilët do të bëjnë këtë paraqitje për ta.

LEXO EDHE:  Foto/ Si po luftojnë zjarrëfikësit me flakët

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Hapja e listave po funksionon pa u miratuar

Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”, tha ai për mediat e Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Edhe stërgjyshërit tanë iu bindën maskës/ Panariti: Më mirë të bezdisesh se të intubohesh

Publikuar

-

Nga

Edhe stërgjyshërit tanë iu bindën maskës/ Panariti: Më mirë të bezdisesh se të intubohesh

Shtimi i rasteve me Covid-19, në pamundësi të mbylljes ka nxitur thirrjet për vetëmbrojte. I radhës është Edmond Panariti, i cili gjen me vend t’u kujtojë qytetarëve se maska është mjeti më i mirë mbrojtës që kemi ndaj koronavirusit, dhe nuk ngurron të nxjerrë foto të vitit 1918 atëherë kur bota jetoi për dy vite me pandeminë e gripit spanjoll.

“Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë, sesa tmerrin e tubave të oksigjenimit! Edhe para më shumë se 100 vitesh, në vitin 1918 ashtu si edhe sot, ishte i nxehtë debati për mbajtjen e maskave për të parandaluar infektimin nga pandemia e gripit spanjoll”, shkruan Panariti.

LEXO EDHE:  Grabitet ekonomistja e firmës private në Tiranë/Ja shumë që merret

LEXO EDHE:  Foto/ Si po luftojnë zjarrëfikësit me flakët

Ish-ministri i Bujqësisë, bën edhe apelin therës:

“Por nga fotot dhe fletpalosja, duket se stërgjyshërit tanë ishin më të ndërgjegjshëm dhe seriozë se shumica prej nesh sot. Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë se sa mbytjen nga asfiksia pulmonare e covidit bashkë me tmerrin e intubimit për tu oksigjenuar”.

Foto e sjellë në vëmendje nga Panariti

LEXO TE PLOTE