Aktualitet
“Do të vij në shtëpi”/ Plas sherri mes reperave, Duda kërcënon hapur Feron

Duda është një nga reperat më të dashur prej publikut. Të gjithë i mbajmë mend hitet më të mëdha të tij si Kosovë- Shqipni, Loja pam-pam, Nano etj.
Së fundmi Duda është përfshirë në një debat me një tjetër reper nga Kosova, Feron. Fero është tashmë i njohur përsa i përket konflikteve që ka patur dhe me artistë të tjerë.
Një video e publikuar nga Fero teksa shpreh mendimin e tij për Dudën dhe ku konsideron veten e tij si reperin më të mirë në botë ka rënë në syrin e këtij të fundit.
“Ti munesh me kan humori ma i mir ne Hip Hop shqip ose ma i rrahuri, po asnjheer RAP artist… (edhe ktyne tjerve ju ka ik ftyra hala pa e bo ftyren mire)”, shkruajti Duda në postimin e Feros.
Reperi nuk hezitoi ti përgjigjej dhe t’i tregonte se kur ka qenë hiti e tij e fundit.
“Hala gjallë kukshe a. muzika jote hit e fundit u kon 2006. dhomqi mu ke kap n’***nashte dhez apet”, ishte përgjigja e Feros.
Pas kësaj, Duda bëri një postim në Instagram se do ti shkojnë në shtëpi sapo të kthehet nga Zvicra.
Ndërkohë, fansat publikuan këngët e Dudës duke i kujtuar të gjithëve se muzika e reperit ka mbetur në mendjen e tyre.
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në...