LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ngre tonet/ Nuk do ta lëmë fatin në duart e kriminelëve

10 Maj 2019, 08:55, Aktualitet CNA
Basha ngre tonet/ Nuk do ta lëmë fatin në duart e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka zhvilluar sot  me 300 të rinjt të EDS, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se në Europë nuk mund të shkohet pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

?Në Europë shkohet vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme sepse vetëm ato prodhojnë një parlament që e ka fatin të lidhur me votuesit dhe jo me oligarkët dhe kriminelët?-tha Basha.

Më tej, ai deklaroi se PD ka lindur nga studentët plot 29 vite më parë, dhe qëndron për vetëm një standart.

?PD ka lindur nga studentët plot 29 vite më parë, dhe qëndron për vetëm një standart. PD ka vetëm standartin europian të shtetit të së drejtës dhe liritë themelore të njeriut, por përballë kemi një kupolë të rrezikshme politikanësh të lidhur me krimin, fillimisht kanë zaptuar këtë parti politike dhe më pas kanë shkatërruar debatin politik?-tha Basha.

Gjithashtu kryedemokrati Basha foli edhe për protestën kombëtare që pritet të mbajë nesër opozita, ndërsa theksoi se ?Këtë të shtunë do përcaktohet fati i 10-15 viteve të ardhshme. Jemi të vendosur që këtë fat të mos  lëmë në duar të kriminelëve, oligarkëve dhe politikanëve të korruptuar, por në dorën tuaj?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga