LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha mesazh socialistëve/ Kapni ça të kapni!

10 Maj 2019, 15:01, Aktualitet CNA
Basha mesazh socialistëve/ Kapni ça të kapni!

Kryedemokrati Lulzim Basha nga qyteti i Kamzës përcolli një mesazh për qeverinë dhe për kryeministin Rama.

Basha deklaroi se nuk do të njophë asnjë vendim të qeverisë pas djegies së mandateve nga opozita.

Sipas Bashës, do të ketë ndjekje penale për të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin.

?E di që jeni vërsulur të firmosni tendera se e keni kuptuar që anija e Kapitenit të krimit është në ditët e fundit të saj dhe ja po bëni atë që keni bërë gjatë këtyre viteve ‘kap ça të kapësh’. Ja ku po iua them që asnjë firmë e hedhur prej jush nga djegia e mandateve e pas nuk do të njihet dhe asnjë ligj i miratuar nga Parlamenti ilegjitim nuk do të ketë asnjë vlerë. Do ketë ndjekje penale për të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin?,-tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga