LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentanti me C4/ Biznesmeni vlonjat shpërthen ndaj policisë: Nga sot nuk do të gjeni qetësi

10 Maj 2019, 19:43, Aktualitet CNA
Atentanti me C4/ Biznesmeni vlonjat shpërthen ndaj policisë: Nga sot

Biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj,  ka hedhur akuza të rënda ndaj Policisë pas atentatit të ndodhur mesditën e sotme në mes të Vlorës, në zonën e Lungomares.

Bedinaj shkruan se policia nuk po e bën punën si duhet por vetëm po mbush xhepat dhe po mbaron punët e pista të kriminelëve.

Kujtojmë se më datë 24.03.2016, biznesmenit Vasil Bedinaj i është vendosur në pjesën e poshtme të makinës një sasi lëndë eksploziv e dyshuar C4, ndërsa ai ndodhej në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Reagimi i Vasil Bedinaj

Per Policin e shtetit:

Nga sot nuk do te gjeni me qetësi ose beni punen ose ikni. Vlora nuk do te jetë me hambari ku ju mbushni xhepat dhe mbaroni punet e pista. Mos thoni qe janë shpallur ne kerkim mbasi do tju masakrojne qytetaret. Ata te cilet kanë lidhur jeten me kete qytet dhe ju paguajne, boll duke ndenjur kafeve dhe restoranteve duke harxhuar leket e krimit. Aq te shitur jeni sa dhe gazetaret i drejtuat ne vend tjeter dhe jo ku ndodhi krimi. Keni detyre te parandaloni, filloni te zgjoheni!

Eshte e frikshme qe ne diten e nisjes se sezonit turistik, ne mes te qytetit ne mes te dites te qellohet ne drejtim te lungomares. Aty ku shetisin nena me femije, turist vendas e te huaj.

Ftoj instancat policore te reagojne ne menyre dinjitoze, te zbardhin ngjarjen e rikthejne sigurine te qytetaret./CNA.al

Lajmet e fundit nga