Arrestohet në Tiranë mashtruesi italian – CNA
Connect with us

Aktualitet

Arrestohet në Tiranë mashtruesi italian

Publikuar

-

arrestohet nga policia

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

43- vjeçari ishte denuar nga autoritetet italiane me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana.

Njoftimi i policisë

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjet, aparate celular dhe dokumenta.

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe ZQK Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar profesionale, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin italian:

  1. N, 43 vjeç, lindur dhe banues në Itali.
LEXO EDHE:  Tentoi të kalojë kufirin me kartë identiteti false/ Arrestohet i riu nga Vlora

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia/Itali, me vendimin e datës 22 nëntor 2018 , e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu shtetasi italian M.N, më 26 korrik 2014 është ndaluar me inisiativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjëndje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

një automjet,  dy aparate celular dhe dokumenta.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana. /CNA.al

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO EDHE:  Bënë “kërdinë" në qendrat tregtare/ Prangosen dy persona

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

By

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

LEXO EDHE:  Bënë “kërdinë" në qendrat tregtare/ Prangosen dy persona

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

By

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

LEXO EDHE:  Tentoi të kalojë kufirin me kartë identiteti false/ Arrestohet i riu nga Vlora

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending