Connect with Us

Spaho sulmon ashpër ish-kryeministrin italian/ Duhet t’ju kërkosh falje shqiptarëve

Aktualitet

Spaho sulmon ashpër ish-kryeministrin italian/ Duhet t’ju kërkosh falje shqiptarëve

Publikuar

-

Një ditë më parë në media u publikua një lajm, sipas të cilit Ish-Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi deklaron se ndikimi i Federika Mogerinit në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian (BE) “ka qenë thuajse zero” dhe thotë se është penduar që e zgjodhi Federika Mogerinin si përfaqësuese e lartë e punëve të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Ndërkohë, një lajm i tillë ka sjellë reagime edhe në Tiranë. Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka sulmuar ashpër Renzin.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho përveç akuzave kundër qeverisë, për të cilën thotë se nuk ka përmbushur asnjë reform, bën edhe Mogherinin fajtore për mos hapjen e negociatave me BE-në.

Sipas tij, Mogherini ka gënjyer jo vetëm shqiptarët me shpresa boshe që negociatat do hapen, por në rradhë të parë ka tentuar të gënjejë dhe vazhdon të tentojë të gënjejë vendet anëtare të BE.

“Per tre vite rresht, megjithë raportet pozitive të Mogherinit për hapjen e negociatave, vendet anëtare nuk i kanë hapur sepse kanë parë nga burimet e tyre që Shqipëria nuk është reformuar. Mateo, kjo Mogherini yt mban përgjegjësi sepse ka gënjyer në bashkepunim me qeverinë shqiptare se kushtet janë përmbushur dhe reformat janë kryer.”-shkruan Edmond Spaho.

Më tej, ish-deputeti demokrat thekson se Renzi duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për kohën e humbur.

“Mateo në se i kerkove Europes falje për insistimin tënd që Mogherini të ishte ministre e jashtme e BE, për ne kjo nuk vlen. Ki kurajo dhe i kërko ndjesë shqiptarëve që ju dhashë një ministre e cila për pesë vite me rradhë ju gënjeu kur na thoshte që pothuaj po hyni në BE kur ne ishim me vite larg. Vitet ikin Mateo dhe ne për shkak të miopisë dhe injorancës sonë, por edhe gënjeshtrave tuaja vazhdojmë të mbetemi larg dyerve të Europës.”-shkruan ndër të tjera Edmond Spaho.

Postimi i plotë i Spahos:

Shume vone Mateo! Kjo nuk vlen pas pese vitesh humbje kohe per Europen dhe vendet tona qe e shohim Europen sic shihnim Ameriken ne kohen e diktatures. Cfare do i thuash Mateo popullit shqiptar per keto pese vjet te humbura? E di ti Mateo qe pervec qeverise shqiptare qe nuk ka plotesuar asnje kriter per hapjen e negociatave me BE, fajtori i dyte eshte Mogherini? E di pse? Sepse ka genjyer jo vetem shqiptaret me shpresa boshe qe negociatat do hapen, por ne rradhe te pare ka tentuar te genjeje dhe vazhdon te tentoje te genjeje vendet anetare te BE. Per tre vite rresht, megjithe raportet pozitive te Mogherinit per hapjen e negociatave, vendet anetare nuk i kane hapur sepse kane pare nga burimet e tyre qe Shqiperia nuk eshte reformuar. Mateo, kjo Mogherini yt mban pergjegjesi sepse ka genjyer ne bashkepunim me qeverine shqiptare se kushtet jane permbushur dhe reformat jane kryer.

LEXO EDHE:  Kapet "tmerri" i vilave në Itali/Në pranga 5 "skifterët" shqiptarë

Po perse atehere nuk hapen negociatat? Mire sivjet jane zgjedhjet per parlamentin europian dhe eshte rreziku i te djathtes ekstreme, por si ndodh qe edhe ne 2017 edhe ne 2018 negociatat nuk u hapen?
Mateo, ne se dikush do i kishte thene qeverise shqiptare se negociatat nuk hapen sepse nuk keni kryer reforma, kjo do kishte qene shume e ndershme dhe ndoshta do kishte ndikuar qe qeveria jone te kishte reflektuar dhe kryer disa reforma. Kjo nuk ndodhi sepse Mogherini dhe stafi i saj ne Tirane dhe Bruksel genjyen. Po tani kush mban pergjegjesi per vite te tera te shkuara kot?

Kush mban pergjegjesi per papergjegjesine e Mogherinit qe sot na thote qe kushtet jane plotesuar, raporti do jete pozitiv por te gjithe e dine se negociatat nuk do hapen sepse tre vendet me te rendesishme te BE, Gjermania, Franca dhe Hollanda mendojne se Shqiperia eshte vend ku sundon sindikata krim i organizuar dhe qeveri? Mateo, a ka menyre me te mire per te sabotuar integrimin e Shqiperise se sa kjo e ndjekur nga Mogherini qe thote se jeni mire kur jemi keq vetem qe ti beje qejfin Rames?

Kush do mbaje pergjegjesi per vitet qe u ngopem me lugen bosh te Mogherinit? E di qe do thuash se fajin e keni vete, qe besoni nje te deshtuar, por kete zonjen e morem nga ti dhe ne cdo rast qe ndonje e kundershtonte, ndeshej me murin qe jeni antidemokrate, antieuropiane, rusofile e plot marrezira te ketij lloji. Mateo ne se i kerkove Europes falje per insistimin tend qe Mogherini te ishte ministre e jashtme e BE, per ne kjo nuk vlen.

Ki kurajo dhe i kerko ndjese shqiptareve qe ju dhashe nje ministre e cila per pese vite me rradhe ju genjeu kur na thoshte qe pothuaj po hyni ne BE kur ne ishim me vite larg. Vitet ikin Mateo dhe ne per shkak te miopise dhe injorances sone por edhe genjeshtrave tuaja vazhdojme te mbetemi larg dyerve te Europes. Kjo eshte ajo qe ju doni?/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Strategjia për integrimin/ Mogherini nota pozitive për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Balla publikon fotot nga Elbasani/ I përgjigjet akuzave të Spahos

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Trafikonin drogë në Zvicër/ Pranga dy shqiptarëve

LEXO EDHE:  Balla publikon fotot nga Elbasani/ I përgjigjet akuzave të Spahos

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: