LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sëmundja më vdekjeprurëse/Si ta zbuloni para kohe kancerin ovarian

9 Maj 2019, 12:25, Lifestyle CNA
Sëmundja më vdekjeprurëse/Si ta zbuloni para kohe kancerin

1.Humbje në peshë e pashpjegueshme

Nëse nuk jeni munduar që të humbni peshë dhe e gjeni vetën me disa kg minus, kjo nuk është një shenjë e mirë. Kjo është një nga shenjat më të zakonshme të kësaj sëmundje. Nëse arrini të humbisni në peshë, më tepër se 4 deri në 5 kg në muaj, duhet patjetër të kryeni një vizitë mjekësore.

2.Dhimbje të barkut ose në zonën pelvike (legeni)

Dhimbjet e barkut nuk janë të pazakonta por nëse janë të vazhdueshme dhe i ndjejmë çdo ditë, kjo është një shenjë që diçka nuk po shkon si duhet.

3.Fryrjet e trupit

Shumë prej nesh vuajmë nga fryrjet por këtu po flasim për fryrje kronike, që në mënyrë të vazhdueshme nuk largohen edhe pasi ne kemi disa orë që kemi ngrënë ose që kemi kryer nevojat personale.

4.Ndieni nevojën të urinoni më shpesh

Nëse konsumoni shumë ujë është normale kjo simptomë por nëse urinoni shumë shpesh pa ndonjë arsye, kjo gjë duhet të kontrollohet.

5.Ndiheni të fryrë kur jeni duke ngrënë

Ndryshimet në mënyrën e të ushqyerit janë gjithmonë të rëndësishme. Nëse normalisht ju konsumoni tre vakte në ditë dhe papritur e gjeni veten duke ngrënë me sforcim gjysmën e vaktit të mëngjesit, diçka nuk shkon si duhet.

6.Ndryshime në kryerjen e nevojave personale

Duhet treguar kujdes dhe vëmendje në mënyrën e kryerjes së nevojave tona personale. Nëse diçka ndryshon dhe nuk është më si më parë kjo do të thotë shumë për gjendjen tuaj shëndetësore.

 

Lajmet e fundit nga