LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Klevis Balliu fsheh diplomën e shkollës së Lartë?

9 Maj 2019, 15:51, Aktualitet CNA
Pse Klevis Balliu fsheh diplomën e shkollës së Lartë?

Ish deputeti Klevis Balliu, i cili u arrestua para tre ditësh, për dhunë ndaj Policisë dhe prishje te qetësisë publike,  është lënë sot me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Pas dhënies së vendimit të nga Gjykata Penale, babai i tij, Fahri Balliu ka sulmuar ashpër institucionet e drejtësisë.

Në një intervistë në Top Talk, babai i Klevisit tha se të çohen pas hekurave djemtë që kanë studiuar nëntë vite në Londër është një trishtim i madh.

Megjithëse foli në numrin shumës ai e kishte fjalën për djalin e tij, për të cilin ngre zërin se ka studiuar në Londër.

Po të studiosh nëntë vite në Angli duhen disa qindra mijëra euro, jo vetëm për të paguar shkollën, por për të paguar edhe qiranë, ushqimet e të tjera.

Flitet se janë paguar 300 mijë dollarë, por kjo ka pak rëndësi.  Meqenëse Fahriu tha se djali i tij ka studiuar për nëntë vite në Angli, CNA.al pyet se çfarë shkolle ka mbaruar ai dhe ku është diploma.

Pse  nuk i bën publike, diplomën dhe notat Klevisi?  Në mënyrë që opinioni publik ta dijë, se cili është niveli i këtij karagjozi politik të Lulzim Bashës, që Edi Rama po e bën hero për qëllime të caktuara.

CNA.al me datë 25.01.2019, i është drejtuar me një letër “Richmond University”, në Angli,  ku thuhet se ka studiuar Klevis Balliu, por ende Universiteti nuk ka kthyer përgjigje.

Në këto rrethana CNA.al i është drejtuar sërish me një letër të dytë “Richmond University”, në Angli, për të zbardhur të vërtetën e shkollimit të nëntë viteve të Klevis Balliu, të cilin sot Fahriu po e shpall hero dhe  me vlera të mëdha se paska bërë shkollën në Angli.

Por, asnjëherë në asnjë rast diploma e shkollës së tij nuk është  publikuar dhe nuk dihet sa i vërtetë është shkollimi apo niveli i shkollimit dhe se çfarë përfaqëson në të vërtetë Klevis Balliu.

Është mirë që Fahriu që përpara se të dalë dhe të pëllasë televizioneve, t’i nxjerrë diplomën e shkollës, notat  që ka marrë dhe pse i është dashur nëntë vite që të mbarojë shkollën. Në këtë mënyrë kështu do të ishte më i qartë dhe të gjithë do ta kuptonin se kush është në të vërtetë i biri i tij dhe ai vetë./CNA.al

?300 mijë dollarë për shkollimin e djalit në Angli?/ Fahri Balliu sulmon drejtësinë

 

 

Lajmet e fundit nga