Connect with Us

Projektligji PS-së për Akademinë e Shkencave/ Fuga: Arbitrar dhe jo transparent

Aktualitet

Projektligji PS-së për Akademinë e Shkencave/ Fuga: Arbitrar dhe jo transparent

Publikuar

-

Denoncoj veprime jodemokratike, arbitrare dhe jo transparente të deputetëve tuaj!
——–
Letër publike z. Gramoz Ruçi,
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Për dijeni kryeministrit, z. Edi Rama
——

Zoti Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë!

Ju drejtohem si qytetar, si profesor dhe anëtar i Akademisë të Shkencave.

Sikurse e dini, me iniciativë të kryeministrit, pas denoncimeve të brendshme në institucion për degradim të punës të tij, si edhe me vendimin e asamblesë të muajit dhjetor të vitit 2017, Akademia e Shkencave u detyrua të niste një proces reformimi. Qeveria për këtë reformim inciativën ja delegoi Ministrisë të arësimit dhe Akademisë të pareformuar të Shkencave. Me urdhërin e ministres të asaj kohe, në janar 2018 u formua një komision reformimi me në krye z. Skënder Gjinushi. Nga ana ime propozova një platformë ligjore alternative, e cila mbas shumë përpjekjesh, me sugjerim publik të kryeministrit, nisi të merrej në shqyrtim nga Ministria e arësimit sëbashku me projektligjin e përgatitur nga komisioni i Akademisë të pareformuar të Shkencave.

Pikërisht kur ballafaqimi midis dy platformave e kishte sjellë procesin pothuajse në realizimin e tij, dhe Ministria e arësimit po vilte frytet e përpjekjeve për reformim, ndodhi e papritura.

Një grup deputetësh të grupit parlamentar të shumicës socialiste, dorëzojnë mbas një iniciative ligjore në Kuvend? një projektligj, i cili pranohet nga shërbimet Tuaja për të hyrë në procedurat e Kuvendit për shqyrtim.

Lidhur me këtë veprim të këtij grupi prej pesëmbëdhjetë deputetësh Ju drejtohem duke denoncuar veprimin e tyre jodemokratik, arbitrar dhe jotransparent.

Fillimisht ju bëj me dije që ajo që paraqitet si iniciativa e tyre ligjore në fakt nuk është veçse një rrëmbim në Ministrinë e arësimit të tekstit të projektligjit të përgatitur nga komisioni i Akademisë të pareformuar të Shkencave, dhe paraqitje e tij si produkt i këtij grupi deputetësh. Kam shumë arësye të dyshoj që as e kanë lexuar me seriozitetin e duhur çfarë kanë paraqitur përderisa një projektligj që paraqitet si iniciativë ligjore e deputetëve në fjalë qysh në fillim shprehet se është një nismë dhe propozim i qeverisë!!!

Si mund të pranohet nga ana etike dhe proceduriale të paraqitet si iniciativë ligjore e një grupi deputetësh, një projektligj i përgatitur nga një person ose grup tjetër personash?

Më pas, ju bëj me dije që këta deputetë janë treguar fare të papërgjegjshëm për arësye se pretendojnë të ndërmarrin një inciativë ligjore në mënyrë arbitrare dhe pa treguar seriozitetin e duhur në veprimet e tyre. Ku e bazoj këtë?

Si mund të ndërmarrin iniciativën për të përgatur një projektligj për reformimin e një institucioni kaq të rëndësishëm shkencor si Akademia e Shkencave kur nuk kanë bërë paraprakisht a marrë asnjë studim a marrë ndonjë të dhënë për gjendjen në këtë institucion.

Pretendohet se ata kanë qenë dikur pedagogë përpara sesa të bëheshin deputetë!!! Në këtë pikë ka një ngatërrim të statusit të tyre dhe të identitetit të deputetit sepse në këtë rast deputeti ka marrë edhe privilegjin për t’u konsideruar si ekspert meqë dikur ka qenë pedagog!!!

Nuk kanë ardhur asnjë sekondë të vetme në Akademinë e pareformuar të Shkencave për të bërë zyrtarisht dhe sipas procedurave përkatëse një konsultë të vetme me asamblenë e Akademisë të pareformuar të Shkencave apo edhe më gjerë se aq.

Nuk kanë konsultuar zyrtarisht deri në çastin e dorëzimit të atij projektligji asnjë ekspert të pavarur dhe pa konflikt interesi!

Kështu mund të sillen projektligjet për t’u debatuar në komisioànet përkatëse? Unë nuk besoja se ju do ta lejonit këtë farsë!

Pretendohet se në komisionin përkatës do të bëhen debatet dhe korrigjimet përkatëse, por as ky argument nuk e justifikon veprimin e tyre të nxituar dhe nxitur nuk e di nga cilat arësye! Diskutimi në komisione nuk parakupton që një ose disa deputetë të mos kryejnë të gjitha procedurat që iniciativën e tyre ligjore ta mbështesin në një argumentim logjik dhe bazuar në praktika të arsyeshme.

Aq më shumë që më rezulton se asnjeri prej tyre mos gaboj nuk është anëtar i komisionit përkatës të Kuvendit.

Si është e mundur që ky grup deputetësh marrin në Ministrinë e arësimit njerin nga dokumentet, atë të përgatitur nga Akademia e pareformuar e Shkencave dhe injorojnë platformën ligjore alternative që ministria e kishte edhe atë në shqyrtim?

Ju mbase nuk e dini që platforma në fjalë që unë kam përgatitur është marrë në shqyrtim nga Ministria e arësimit pas një rekomandimi publik bërë nga kryeministri i vendit. Pretendohen gjithëfarë naivitetesh, por ju bëj me dije se është krejtësisht arbitrare dhe e padenjë që të merret nje version i kuadrit reformues duke injoruar rivalin e tij. Asnjë takim a konsultë me mua si përfaqësues i kritikës ndaj Akademisë të pareformuar të Shkencave dhe përpilues i platformës alternative të reformimit të saj, marrë në shqyrtim zyrtarisht nga Ministria e arësimit, ky grup deputetësh nuk ka denjuar të ndërmarrë!

Ky është konsultimi me grupet e interesit në procesin e ndërmarrjes të iniciativës ligjore? Kjo është bashkëqeverisja që flitet aq shumë? Kjo është edukata demokratike e deputetëve tanë? Ky është respekti për mendimin ndryshe?

Ata në këtë rast nuk kanë bërë veçse detyrën e postjerit. Por, nuk besoj që kemi luksin të paguajmë me rrogë deputeti dikë që bën detyrën e postjerit!!!

Mbase nuk jeni në dijeni që qeveria kishte ngarkuar Ministrinë e arësimit për të sjellë në qeveri këtë projektligj si kuadër normativ i reformimit të Akademisë të pareformuar të Shkencave. Në çastin kur ky proces po shkonte drejt fundit, pra pikërisht kur pas shumë vonesash procesi po përfundonte, sipas burimeve të vetë ministrisë, ndërhyn grupi i deputetëve tuaj dhe nxjerr krejtësisht jashtë loje Ministrinë e arësimit. Në fakt vetë kryeministrin!

Përse kjo ndërhyrje kaq brutale kur sikurse theksova ministria po shkonte në fund të procesit?

Ka një arësye sigurisht për këtë. Eshtë detyrë e ministres, Besa Shahini, të shpjegojë heshtjen dhe mosveprimin e saj për të kryer detyrën e ngarkuar nga kryeministri, por si dëshmitar i ngjarjes, nuk mund të mos Ju informoj edhe për arbitraritetin e ndërhyrjes të deputetëve tuaj edhe për mefshtësinë e reagimit dhe indiferencën e zonjës Besa Shahini për t’a trajtuar me profesionalizëm dhe pjekuri rastin. Duket sikur ajo hoqi një peshë të rëndë nga vetja!!!

Ju bëj me dije se grupi i deputetëve që gjoja Ju ka paraqitur një iniciativë të tyre ligjore dhe që ka marrë “ok!” për të nisur procedurat, ka injoruar, fyer, marrë nëpër këmbë komunitetin shkencor dhe universitar të vendit. Juve mbase nuk Ju kanë informuar fare ata që e kishin për detyrë ta bënin këtë gjë, që zyrtarisht ministria e arësimit kishte dërguar në të gjitha universitetet dhe qendrat kërkimore të vendit për konsultim si projektplatformën time ashtu edhe projektligjin e Akademisë të pareformuar të Shkencave.

Ministria i ka marrë rezultatet e këtij konsultimi dhe paturpësisht i mban të pabotuara dhe të fshehura! Grupi i deputetëve Tuaj jo vetëm që nuk i ka përfillur, por as ka marrë mundin t’i analizojë. Ju informoj se bëhet fjalë për dhjetra, ndoshta qindra universitarë që përkrahin pikërisht platformën që grupi i deputetëve tuaj injoroi me arrogancë!

E dinë ata se cfarë mendimi kanë dhënë ekspertë të komisionit të BE në Tiranë për dokumentet në fjalë? Duam ne të hyjmë në Europë apo do të vazhdojmë me modele lindore të ish Jugosllavisë?

Zoti Kryetar i Kuvendit!

Unë besoj se Ju nuk i dini këto për të cilat Ju informoj sepse ata që duhet t’a kishin bërë këtë nuk kanë pasur interes t’a bënin! Unë kam dëshirë të besoj kur Ju ndërmerrni hapa elokuente për t’i gjallëruar deputetët dhe ministrat e shumicës tuaj! Unë kam dashur për të patur besim te dëshira Juaj për të qenë i drejtë në këtë histori tridhjetvjeçare! Unë besoj që që ju nuk e konsideroni bashkëqeverisjen që flitet si një fjalë propagandistike!

Por, gjithçka më errësohet kur konstatoj që është dhënë “‘ok” për një projektligj si inciativë deputetësh, e cila nuk është veçse një sipërmarrje jodemokratike, jotransparente, dhe arbitrare, krejtësisht në kundërshtim me atë që ne presim nga Kuvendi i Shqipërisë i paguar nga taksat tona, të cilat i paguaj deri në një!

Unë e di se përse kanë ndodhur të gjitha këto shkelje, por nuk preferoj t’i bëj publike!

Unë kërkoj nga Ju të ndërhyni në mënyrë energjike për ta zbrapsur këtë ngjarje diskredituese për atë grup deputetësh për të mos e njollosur Kuvendin e Shqipërisë sidomos në ditët tona kur ai si rezultat i koniukturave funksionon me parametrat që dihen botërisht. Ta lini Ministrinë e arësimit ta kryejë detyrën e saj për të cilën ka pasur të gjithë mbështetjen time ndonëse e ndodhur sigurisht nën presion ministrja Besa Shaini ka refuzuar të më presi në takim për këtë çështje zyrtare! Kështu sillet një ministre që ka marrë votën tuaj me një akademik? Cfarë bëhet pastaj me mësuesit e thjeshtë, me prindërit dhe me studentët?

Zoti Kryetar i Kuvendit! Mos e lini Akademinë e Shkencave në duart e lojrave që e mbajnë atë në gjendje të mjeruar! Unë si qytetar dhe profesor Ju shpreh bindjen time që sa më përket nuk do të stepem deri në fund për t’a përballur rezistencën e nxitur nga ruajtja e privilegjeve, nga dëshira e verbër për pushtet, nga mefshtësia e drejtueses të Ministrisë të arësimit në këtë proces si edhe nga presionet e valëve të parazitizmit fshehur pas vetëmadhështisë të dikujt apo disave.

Mos lejoni që farsën e Akademisë të pareformuar të Shkencave, që u pasua nga farsa e farsës e komisionit të kësaj akademie të pareformuar, ta plotësojë si farsë e farsës të farsës grupi i deputetëve që vepron në mbikqyrjen Tuaj!

Për verifikimin e gjithçkaje që Ju paraqes në këtë letër publike jam gati të ballafaqohem me drejtuesit e Ministrisë të arësimit dhe grupin e deputetëve tuaj! Madje u kam bërë thirrje të debatojmë publikisht para qytetarëve në një studio televizive. Por, kam marrë si përgjigje vetëm heshtje dhe moskokëçarje!!!

Ju faleminderit!

Me shpresën e një kontakti të drejtpërdrejtë me Ju dhe të reagimt Tuaj,

Me nderime,

Artan Fuga

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: