LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Presion për pezullimin e taksës”/ Thaçi zbulon së çfarë ndodhi në Berlin

9 Maj 2019, 20:02, Aktualitet CNA
“Presion për pezullimin e taksës”/ Thaçi zbulon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohur akuzat e ngritua nga Ramush Haradinaj, i cili akuzoi liderët shqiptarë Thaçi dhe Rama se e lanë vetëm në diskutimet e Samitit të Berlinit, e madje i ushtruan presion për pezullimin e taksës.

I ftuar në emisionin ?Opinion? presidenti i Kosovës tha se askush nuk i ka bërë presion askujt në Berlin, ndërsa shtoi se e mbështet taksën pasi është propozuar nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

?Askush nuk ka pasur presion nga askush, kemi mbrojtur pozicionin tonë Kushtetues, që vendimi është legjitim dhe madje i vogël në raport me çfarë meriton Serbia.

Kemi theksuar domosdoshmërinë që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave. Askush nuk ka qenë i vetmuar. Kemi prezantuar opinionet tona, pozicionin kushtetues.

Unë e kam mbështetur taksën që nga fillimi. Është një vendim i mrekullueshëm nga propozimi i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për taksën dhe nuk ka dashur të përfitojë vota me këtë gjë.” u shprehPresidenti i Kosovës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga