LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nga karta ime u grabitën para"/Këngëtarja shqiptare përballet me një tjetër denoncim

9 Maj 2019, 08:25, Aktualitet CNA
"Nga karta ime u grabitën para"/Këngëtarja shqiptare

Arrestimi i Loredana Zefit nën akuzën e mashtrimit dhe zhvatjes së parave, u kthye ditën e djeshme në lajmin e ditës. Reperja e njohur akuzohet se ka kanosur dhe mashtruar një çift zviceran duke i zhvatur atij rreth një milion franga bashkë me të vëllanë. Loredana dhe vëllai i saj i madh Berati, thuhet se i kanë marrë para shtetases Petra Z. 52 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Hans 53 vjeç.

Por kjo nuk është hera e parë që emri i Loredanës përfshihet në një skandal të tillë. Më herët, siç raporton Prive.al një ish mike e Loredanës e ka denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin Loredanën dhe vëllain e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017.

Në një rrëfim të gjatë ajo pati shpalosur versionin e saj, shoqëruar me adresat e tërheqjes.

Më poshtë, gjeni rrëfimin e plotë të Esa Vokshit në InstaStory duke rikthyer kështu në vëmendje një histori e cila aktualizohet pas skandalit me çiftin zviceran.

?Kjo nuk ka të bëjë me talentin. Më pëlqen muzika, por jo edhe mënyrat që janë përdorur për të arritur atë.  Nuk më intereson çfarë mendoni, nuk dua të jem e famshme, dua të jetoj një jetë normale dhe të trajtohem me respekt. As nuk kam frikë.Pyes veten se si ajo mori kartën time të kreditit me vëllain e saj. Nuk e njoh vëllain tënd. Unë jam normale dhe e vërtetë në botën reale. Isha në Gjermani dhe shpenzimet bëheshin jashtë vendit. Unë isha përfshirë në paratë e mia/borxhin derisa erdhi kjo letër dhe çdo gjë kishte një kuptim për mua. Nga karta ime e kreditit u harxhuan 538 euro.?/Burimi: Prive.al 

 

Lajmet e fundit nga