LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafaj kundër Bashës/ “Rrëzimi i qeverisë ende larg”

9 Maj 2019, 16:45, Aktualitet CNA
Mustafaj kundër Bashës/ “Rrëzimi i qeverisë ende

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, foli rreth protestës që do të zhvillojë opozita me 11 Maj, kundër kryeministrit Edi Rama.

I pyetur nëse do të rrëzohet qeveria në 11 Maj, Mustafaj u përgjigj negativisht duke u shprehur se nuk do të rrëzohet qeveria.

Sipas Mustafajit, opozita ka hyrë në maratonën e protestave por është ende larg rrëzimit të qeverisë.

?Jo, nuk do të rrëzohet qeveria, nuk shoh paralajmërime. Rrëzimi vjen me disa paralajmërime. Opozita me këto protesta ka hyrë në ciklin që bën gropën pak nga pak, pra ka hyrë në maratonën e saj, që është ende larg, dhe po provon se mbështetësit e saj janë të gatshëm ta ndjekin këtë mënyrë të bëri politikë. Mbetem i shqetësuar se protesta nuk mund të jetë gjithë elementi mbështetës i opozitës. Por as Parlamenti nuk po bën politikë. Parlamenti është në gjendje asfiksie?,-tha Mustafaj nga rubrika ?Opinion? në News 24./CNA.al

Lajmet e fundit nga