LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Java e Europës/ Ambasadori i BE, mesazh rinisë

9 Maj 2019, 10:30, Aktualitet CNA
Java e Europës/ Ambasadori i BE, mesazh rinisë

Në kuadër të aktiviteteve për Javën e Europës, Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe disa amabasadorë të vendeve të tjera në Shqipëri.

Në këtë takim kanë marrë pjesë dhe diplomatët e Gjermanisë, Çekisë, Austrisë, Rumanisë e Bullgarisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i diplomacisë së BE, Soreca ka drejtuar një mesah për rininë, të cilëve u ka bërë thirrje që të marrin pjesë më shumë në politikë dhe të mendojnë për integrimin e Shqipërisë.

?Një nga mesazhet që presim të sjellim këtë javë është të sigurohemi jo vetëm nevojat tuaja, është që zëri juaj të dëgjohet. Në ato vende që çështjet e rinisë bëhen pjesë e politikbërjes, në ato fusha apo aspekte që janë më të rëndësishme për ju. Nuk duam të jemi një filtër ndërmjet jush dhe institucioneve, por një strukturë një mënyrë që zëri juaj të dëgjohet.Unë shoh shumë të rinj dhe shumë persona që kemi takuar gjatë këtyre javëve, e di që nuk rrini pa folur dhe e thoni atë që keni në mendje. Por ky është objektivi ynë të dëgjojmë idetë tuaja. Ju jeni jo vetëm e tashmja por e ardhmja e Shqipërisë.?-tha Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga