Connect with Us

“Gocat e mia”/ Alban Skënderaj zbulon momente nga pushimet

Aktualitet

“Gocat e mia”/ Alban Skënderaj zbulon momente nga pushimet

Publikuar

-

Alban Skënderaj së bashku me partneren e tij Miriam Cani dhe vajzën Amelinë, po kalojnë disa ditë pushime së bashku.

Pas shumë impenjimeve ata kanë vendosur të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi Albani na ka zbuluar një foto ku duket vajza e tij Ameli dorë për dorë me Miriam Canin.

“Gocat e mia”-shkruan këngëtari krahas fotos. Le të kujtojmë se Alban Skënderaj sapo ka publikuar projektin e tij më të fundit “Drejt në zemër” në bashkëpunim me 2 Ton,  i cili deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm.

Aktualitet

Ditmiri “viktimë” e Asamblesë së PS/ Shpërthen analisti i njohur

Publikuar

-

Nga

bushati shkund opoziten

Analisti Andi Bushati ka komentuar vendimet e marra nga Asambleja e Partisë Socialiste duke u ndalur në mënyrë të veçante tek shkarkimi i Ditmir Bushatit.

Sipas tij, shkarkimi i Bushatit erdhi pasi ai nuk ka qenë 100% me linjën e Ramës.

“Ditmir Bushati nuk është disident në radhët e PS, por socialsit i vendosur, i devotshëm, shumë më radikal se disa të tjerë, por fakti që s’ka qënë 100% me linjën e Ramës, por edhe për ndarjen e Kosovës, atij i kushtoi vendin, postin brenda partisë.”

Bushati komentoi ndër të tjera dhe postin që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mori brenda partisë.

“Kur figura si Sandër Lleshaj, e mbani mend kur tha në daljen e tij të parë publike se s’jam njeri politik, po e bëj këtë detyrë në emër të vlerësimit që kam për Ramën?

Pra në këtë mënyrë ai u katapultua në qeveri, tani do të hyjë edhe në parti. Këtu jemi në një sistem ku vendos vetëm lideri.

Rama mori ca njerëz anonimë, si Lleshaj e Cakaj, e tha këta do jenë ministra, po këta po iu imponohen edhe PS. Ky është sistem putiniano-erdoganesk, dhe jo qeveri demokratike”, tha ai në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24/ CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Merr “flakë” Presidenti/ Meta: Ministrja e Drejtësisë, gënjeshtra banale

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta në intervistën për emisionin “Tempora”i quajti “gënjeshtra banale” deklarimet e ministres së Dresjtësisë, Etilda Gjonaj të bëra një javë më parë, kur u shpreh se, për dy vite me radhë 2017- 2018, Presidenti kishte bllokuar shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Më duket krejt absurde që të merrem me gënjeshtra kaq banale. Mund t’ju vë në dispozicion letrën publike që unë i kam dërguar në postin e Presidentit ambasadores së Bashkimit Europian dhe EURALIUS-it, ku pikërisht duke treguar vullnetin tim për të hedhur shortin për KED-në si President, i kam bërë të qartë se këtu ka disa probleme, që ne duhet të takoheshim që në fillim të nëntorit, që t’i zgjidhim. Duke pasur parasysh përse dështoi KED-ja e një viti më parë ku unë përsëri e hodha shortin si kryetar i Kuvendit dhe dihet ajo, se është sqaruar se kush e eliminoi. Dhe ky takim është bërë. Unë kam shprehur vullnetin për të hedhur shortin, por para se të hidhnim shortin, duhet të bënim takime me të gjithë drejtuesit e institucioneve: me kryetarin e Kuvendit, me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, me përfaqësuesit e Prokurorisë dhe të gjithë institucionet që kanë të drejtë të propozojnë në KED, në mënyrë që të evitonim debatet se jo ky institucion i ka respektuar kriteret sipas Kushtetutës, sipas ligjit, jo ky nuk i ka respektuar, sepse kuptohet që Presidenti i Republikës është një institucion, i cili çdo detyrë duhet ta përmbushë me shumë përgjegjësi dhe larg kontestimeve apo debateve që krijojnë probleme. Situata ka qenë ekstra”, ka deklaruar presidenti Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Milanit i ngec në derë/ Dështon transferimi i yllit të madh

Publikuar

-

Një lajm i befasishëm ka ardhur në zyrat e Milanit në orët e mbrëmjes së sotme. Kështu shitja e sulmuesit portugez Andre Silva te Monaco, duket se ka dështuar, ndonëse pritej që të vinte zyrtarizimi.

Kuqezinjtë kishin gjetur akordin me klubin francez për shifrën e 30 milionë eurove, që do të sillnin edhe një plusvalencë të rëndësishme në arkat e klubit milanez, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.

Mediat franceze raportuan se marrëveshja është në prag të dështimit, ndërsa arsyet që qarkullojnë janë dy. E para lidhet me mungesën e akordit për pagën e sulmuesit, ndërsa tjetra për gjendjen e tij fizike.

LEXO TE PLOTE