LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Klevis Balliu para togave të zeza/ Çfarë po ndodh para gjykatës

9 Maj 2019, 12:00, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili u arrestua dy ditë më parë pas protestës së dhunshme te Astiri, ka dalë sot para Gjykatës Penale, për tu njohur me masën e sigurisë.

Ndërkohë, para Gjykatës Penale të Tiranës janë mbledhur banorë të Unazës së re dhe eksponentë të PD-së, të cilët shprehin mbështetjen e tyre ndaj ish-deputetit demokrat.

Prokuroria në pretencën e saj ka kërkuar arrest shtëpie për ish-deputetin Balliu dhe ?arrest me burg? për 3 të ndaluarit e tjerë. Klevis Balliu akuzohet për ?Kundërshtim të forcave të policisë? dhe për ?Prishje të qetësisë publike?. Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka mohuar akuzat ndaj tij. Klevis Balliu akuzoi efektivet për dhunë fizike gjatë shoqërimit të tij.

CNA.al sjell më poshtë foto para Gjykatës Penale të Tiranës:

Lajmet e fundit nga