Familjet shqiptare në mbijetesë/ 63% kanë 50 mijë lekë të ardhura në muaj – CNA
Connect with us

Aktualitet

Familjet shqiptare në mbijetesë/ 63% kanë 50 mijë lekë të ardhura në muaj

Publikuar

-

Shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata marrin, kjo për 63% të familjeve shqiptare….

Për një familje mesatare, jetesa në Shqipëri është e vështirë, madje kthehet në mbijetesë për shkak të të ardhurave të pakta dhe shpenzimeve të larta. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare, rreth 63% e tyre sigurojnë të ardhura nga 0 deri në 50 mijë lekë në muaj (80% e tyre kanë më shumë se 3 anëtarë)  sipas të dhënave nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë në një kampion prej  më shumë se 1200 njësish familjare, të shpërndara në të gjithë vendin.

Rezultatet e Vrojtimit treguan se 10% e familjeve shqiptare janë në kufijtë e varfërisë pasi të ardhurat mujore janë deri në 170 mijë lekë në muaj dhe familjet kanë më shumë se 1 anëtar.

Pjesa dërrmuese e njësive familjare, 53% e tyre kanë të ardhura 17 mijë deri në 50 mijë lekë në muaj, ndërsa numri i familjeve që marrin më shumë se kaq bie në mënyrë të ndjeshme në nivelin e sipërm të të ardhurave.

Në një tjetër vrojtim, atë të Anketës së Buxhetit të Familjeve të INSTAT, në vitin 2017, shpenzimet mesatare mujore për konsum të Njësive ekonomike familjare, të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.400 lekë, ku 44% e tyre shkojnë për ushqime. Pra shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata marrin, kjo për 63% të familjeve shqiptare.

Vetëm 1% e familjeve kanë të ardhura mbi 200,000 lekë/muaj

Sipas rezultateve të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, 28% e familjeve kanë të ardhura mujore nga 50 mijë deri në 100,000 lekë, ndërsa 8% e familjeve të anketuara kanë të ardhura nga 100,000-200,000 lekë në muaj.

Vetëm 1% e familjeve kanë raportuar të ardhura mbi 200,000 lekë në muaj.

Rezultatet e vrojtimit tregojnë se burimi kryesor i të ardhurave në familjet shqiptare është pensioni dhe vetëpunësimi.

30% e tyre kanë deklaruar se burimi i të ardhurave mujore është pensioni, 26% e familjeve deklarojnë se i kanë të ardhurat nga vetëpunësimi, 24% e tyre deklaruan se të ardhurat vijnë nga punësimi në privat dhe 11% nga sektori shtetëror.

Një numër më i madh familjesh sigurojnë të ardhura nga emigracioni. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2018, rreth 6% e familjeve siguruan të ardhurat nga remitancat, nga 5% që ishin në 6-mujorin e parë të vitit.

Vetëm 1% e familjeve kanë burim tjetër të ardhurash që kryesisht vinë nga qiratë dhe interesat.

Të dhënat e tjera të INSTAT e Eurostat tregojnë se të ardhurat e familjeve shqiptare janë aq të ulëta saqë në pjesën më të madhe mjaftojnë vetëm për t’u ushqyer e për të kryer pagesat bazë të detyrueshme, si ujë, drita etj. Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime, përbënin 31% të Prodhimit e Brendshëm Bruto (GDP- që mat prodhimin e ekonomisë në një vit, apo dhe të ardhurat që sigurohen nga puna dhe pronat) për Shqipërinë, më e larta në Europë. Në Kosovë, treguesi është pak më i ulët se në Shqipëri, në 29.2%% të GDP-së.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian, shpenzimet për ushqime në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit janë shumë më të larta. Për mesataren e BE-së, ky tregues është vetëm 6% e GDP-së, ku më i larti është në Rumani, me 15.8% të GDP-së dhe më i ulëti në Irlandë dhe Luksemburg me 2.7 dhe 2.6% të PBB-së. Edhe në raport me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës e përdorin pjesën më të madhe të parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer. Për Serbinë, ky tregues është 15.6% e GDP-së dhe më i larti është për Bosnjën dhe Malin e Zi me përkatësisht rreth 23-24% e GDP-së . Për vendet kandidate dhe potenciale kandidate (pa përfshirë Kosovën dhe Turqinë), mesatarja është 19.7%./ Monitor

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

Aktualitet

Lamtumirë Gattuso/ Milan bëhet me trajner të ri

Publikuar

-

Kualifikohet ose jo për në Champions League, ndeshja e kësaj të diele kundër SPAL-it do të jetë e fundit për Gennaro Gattuson si trajner i Milanit. Merkato e verës do të sjellë ndryshime të mëdha te kuqezinjtë, jo vetëm te lojtarët, por edhe te stafi drejtues, përfshi dhe postin e trajnerit.

I pari që do të largohet në fund të këtij sezoni është drejtori sportiv, braziliani Leonardo. Vendin e tij do ta zërë drejtori aktual i Lille, Luis Campos. Bashkë me drejtorin e ri sportiv do të vijë dhe trajneri i ri, Leonardo Jardim.

Campos & jardim njihen për bashkëpunimin e suksesshëm që kanë patur te Monaco. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shefja e OMN e thotë copë/ Meta, i frikësuar nga reformat gjyqësore

Publikuar

-

By

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe njëkohësisht shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, i është kundërpërgjigjur  sulmit të Presidentit Ilir Meta në lidhje me reformën në drejtësi.

“Duke pasur parasysh interesin e lartë publik, është e rëndësishme të sigurohet monitorimi i ngushtë i procesit dhe të kontribuohet në mënyrë konstruktive. Megjithatë, kjo nuk justifikon sulmin ndaj procesit në kushte. Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe janë të gatshëm që ta pengojnë, por nuk do të lejohen. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shqiptare, partive politike, si dhe shoqërisë civile, për të siguruar që forcimi i pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit përmes këtij procesi është i garantuar”, ka thënë Calavera.

Sipas saj, muajt ​​e ardhshëm do të jenë vendimtarë, teksa Shqipëria do të lëvizë nga faza e tranzicionit e reformës gjyqësore në zbatimin e saj të plotë./CNA.al

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave/ Skënder Gjinushi prezanton platformën

Publikuar

-

Sot organizohen zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, zgjedhje këto që kanë marrë vëmendjen e mediave dhe të publikur pasi ka patur mjaft debate dhe diskutime lidhur me ndryshimet që priten të bëhen në këtë institucion.

Mazhoranca ka propozuar Skënder Gjinushin për të qenë në krye të këtij institucione, por shumë intelektualë si dhe opozita e kanë quajtur këtë propozim si  një përpjekje nga ana e qeverisë për të sunduar politikisht Akademinë e Shkencave pasi Gjinushi është i vetmi kandidat dhe në këtë kontekst zgjedhjet janë thjesht formale.

Akademiku Artan Fuga është shprehur kundër këtyre zgjedhjeve dhe i quan të paligjshme. Fuga shprehet se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, pasi sipas tij ky është një puç institucional.

Edhe Edmond Spaho, nga partia demokratike është shprehur kundër zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave duke u bërë thirrje intelektualëve që t’i bashkohen aksionit opozitar dhe të protestojnë kundër kësaj qeveria.

Në lidhje me këto zgjedhje ka reaguar edhe pedagogia Dhurata Shehri e cila shprehet se akademikët që marrin pjesë në këtë votim ka pak gjasa që ta meritojnë këtë titull.

“Nëse do të ketë akademikë që do të shkojnë nesër në votim, ka pak gjasa ta meritojnë më këtë titull. Zgjedhjen e kanë bërë vetë!”, shprehet pedagogia.

44 akademikë do të votojnë sot në orën 10:00 në sallën “Aleks Buda” për të zgjedhur kryesinë dhe këshillin ekzekutiv të Akademisë së Shkencave. Ndërsa, i vetmi kandidat për këtë post, është akademiku Skënder Gjinushi.

Do reformojmë akademinë. Do ofrojmë forma bashkëpunimi për anëtarët e jashtëm. Do investojmë për këtë akademi. Akademia, mbështetëse e qeverisë dhe shoqërisë. Do ngrejmë akademinë  e të rinjve. Do kemi prirje të reja për kërkimin shkencor. Këta të rinj, duhet të ndihen të përfshirë në objektivat e Akademisë së Shkencave. Pseudoreforma që duan të mbyllin dyert për vetë akademinë. Sfida jonë e madhe, është hapja e Akademisë ndaj akademisë së rajonit, dhe në Kosovë. Do përfaqësojmë vlerat më të mira.”- Ka thënë Gjinushi ndër të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
haradinaj ngushellon familjen e dacit
Haradinaj: Ka dyshime që Thaçi, Rama dhe Vuçiç kanë diskutuar për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të mërkurën se ekziston një dyshim i bazuar, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...

Close