LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët lenë PS për bashkitë/ Ja kush i zëvendëson

9 Maj 2019, 19:34, Aktualitet CNA
Deputetët lenë PS për bashkitë/ Ja kush i

Pasditen e djeshme Partia Socialiste zhvilloi mbledhjen e Kryesisë ku në fokus të bisedimeve ka qenë diskutimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale. Ditën e shtunë pritet që PS të zyrtarizojë 61 kandidatët për zgjedhjet lokale.

Mes emrave që do të kërkojnë karrigen e kryebashkiakut janë edhe disa deputetë, që do të krijojnë vakanca në parlament. Mandati i Pjerin Ndreut në Lezhë pritet t?i kalojë Ardjana Jakut, aktualisht zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, e renditur e katërta në listë në zgjedhjet e vitit 2017 e cila pritet ta pranojë mandatin raporton A2CNN.

Rakip Suli do të garojë për Bashkinë e Kamzës, duke i lënë radhën në listë Eljo Hyskos. Ky i fundit konfirmoi për A2 CNN se do të pranojë mandatin. Për Bashkinë e Pogradecit, Ilir Xhakolli i lë vendin Ardit Konomit, ndërsa për Bashkinë e Përrenjasit do të lërë mandatin e deputetit Nuri Belba. Lista do të zhvendoset duke sjellë në Parlament Florenc Spahon.

Megjithatë, lista është ende e hapur, pasi vendimmarrja e së shtunës mund të sjellë edhe ndryshime të minutës së fundit. E ndërsa afati i fundit për të regjistruar kandidatët për kryebashkiakë skadon më 13 maj, një tjetër afat i pret deputeteë e ardhshëm që presin në lista. Nga momenti që do të shpallet vakanca në Kuvend, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka 5 ditë afat për të verifikuar formularët për kandidatët për deputetë, e më pas do të thirret mbledhja për të votuar dhënien e mandatit ligjvënësve të rinj të PS.

Lajmet e fundit nga