Connect with Us

Denoncimi i Fiks Fare/ I sëmuri merr stafilokokun në sallën e operacionit, mjekët kthejnë lekët

Aktualitet

Denoncimi i Fiks Fare/ I sëmuri merr stafilokokun në sallën e operacionit, mjekët kthejnë lekët

Publikuar

-

Fiks Fare denoncoi skandalin që ka ndodhur në Spitalin Rajonal Lezhë, ku pacientët që u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale gjatë fundit të muajit të kaluar janë infektuar me stafilokok.

Këta pacientë, pas komplikacioneve që kanë patur pas ndërhyrjes në spitalin e Lezhës, janë rioperuar përsëri ne këtë spital e më pas në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku janë paraqitur me infeksion të rëndë.

Emisioni Fiks Fare solli ankesën e familjarëve të një 15 vjeçari i cili ishte operuar nga apendesiti në datën 24 prill në Spitalin Rajonal të Lezhës, dhe që pas 5 ditësh për shkak të shqetësimeve dhe temperaturës shumë të lartë e kanë sjellë në QSUT, ku i është nënshtruar një tjetër operacioni.

Halla e 15 vjeçarit tregon se mjeku kirurg që e ka bërë operacion në Tiranë u ka treguar se kolegu i tij nga spitali Lezhë i ka treguar se kanë probleme me sallën e operacionit. Këtë gjë familjarët e 15 vjeçarit e konfirmojnë me takimin që zhvillojnë me mjekun e në QSUT-së, Kolan Henri, i cili u pohon se mjeku i Lezhës ka fajësuar kushtet në të cilat operojnë dhe sallën e operacionit.

Familjarët nuk e lanë me kaq por takuan dhe dy mjekët kirurgë që operuan 15 vjeçarin në Lezhë, të cilët u treguan se kanë qenë tre raste që kanë patur të tilla komplikacione . Ata shihen në videot e publikuara nga Fiks Fare ku dëshmojnë se kanë ndërprerë edhe punën , operacionet për shkak të sallës së operimit. Ata për dy ditë nuk kanë kryer asnjë operacion , por shprehen se i kanë kërkuar drejtorisë së spitalit ekzaminimin e sallës së operacionit.

Gazetarët e Fiksit shkuan në Lezhë, ku shefi i pavionit të Kirurgjisë në bisedë me ta tha pohoi se para dy javësh nga ekzaminimi që i është bërë sallës ka rezultuar me bakterin stafilokok. Ky grup bakteresh mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh infektive në indet e ndryshme të trupit. Por para kamerave shefi i pavionit Ndue Çupi u shpreh se u ndalën për të riparë sterilitetin e sallës së operimit pa e përmendur se ajo ishte e kontaminuar me stafilokok.

Kurse nëndrejtoresha e spitalit Lezhë Valbona Prenga tha për Fiksin se menjëherë pas shqetësimit të ngritur nga mjekët janë bërë disa ekzaminime në sallë, ekzaminime të bëra nga mikrobiologia e spitalit ku kanë rezultuar sterile. Ajo u shpreh se janë në pritje të përgjigjeve edhe për dy a tre analiza të tjera , e më pas do u drejtohet inspektoriatit dhe ministrisë që të bëhen edhe njëherë ekzaminimet e duhura. E pyetur nga gazetarët e

LEXO EDHE:  Zgjerohet skandali/ Zjarrfikëseve iu bie zjarri, shërbimi me makina të vitit 1951

Fiksi për praninë e bakterit stafilokok në sallë të operacionit ajo thotë se nuk ka dijeni për këtë ekzaminim dhe këtë rezultat. “Nuk kam dijeni por nëse është e vërtetë duhet të ndalemi dhe përgjegjësit të marrin ndëshkimin e merituar” tha Valbona Prenga.

Fiks Fare u interesua edhe për mënyrën se si sterilizohej salla e operacionit pranë spitalit Lezhë dhe se kush e bente atë. Shoqëria e cila duhet të bëjë sterilizimin e mjeteve dhe dezinfektimin e sallës është Saniservis, e cila e ka marrë këtë shërbim me Konçesion Partneritet Publik Privat nga Ministria e Shëndetësisë në 2015-ën. Emisioni Fiks Fare kërkoi informacion nëse është bërë dezinfektimi i sallës së operacionit në Spitalin Rajonal Lezhë në datat 20 dhe 24 prill, por që kjo kompani ende nuk ka kthyer një përgjigje.

Mjekët tregojnë të vërtetën, pasi kthejnë lekët e marra për operacionin

Pasi 15- vjeçari u detyrua të operohej sërish në QSUT, mjekët që e operuan në spitalin e Lezhës treguan të vërtetën edhe pse me dhimbje. Familjarët u kërkojnë llogari për gjendjen e adoleshentit dy mjekëve të cilët për operacionin që kryen u paguan. Shefi pavionit Ndue Çupi dhe kirurgu Çesk Gjergji ishin paguar nga familjarët me 5000 lekë secili. Meqë operacioni shkoi keq të dy mjekët u detyruan tu kthenin lekët familjarëve.

Ndue Çupi gjatë takimit me familjarët kthen lekët në një zarf të bardhë dhe u thotë se nuk ishte faji i atyre por i sallës ku është bërë operacioni. “Këtë kafen që më keni dhënë t’ia çoni djalit” shprehet Çupi. Njëri prej familjarëve tenton të hap zarfin , por shefi pavionit e ndalon duke i thënë sërish për t’ia çuar 15 vjeçarit.

Ndërkohë kirurgu Gjergji u thotë familjarëve se lekët jua ka kthyer një të afërmeje të tyre. “ Lekët t’i kam kthyer, ia kam dhënë Florës (infermiere e afërme e familjes), Erdha t’ia jap djalit por kishte njerëz dhe ngjante keq” shprehet kirurgu Gjergji.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Basha: Ja dokumenti zyrtar/ 200 milionë dollarë kondrabandë e korrupsion

LEXO EDHE:  Skandal në burgun e Peqinit/ 2 mijë euro rryshfet për operacionin e të dënuarit

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Vjehrri denoncon Live nusen: Na vodhi çdo gjë, s’na la as varësen e djalit të vdekur

LEXO EDHE:  Fiks- Fare publikon skandalin/ Në Spitalin Ushtarak mungojnë protezat

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE