LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bindja Demokratike/ Topollaj: Edi Rama na ka përballë

9 Maj 2019, 14:45, Aktualitet CNA
Bindja Demokratike/ Topollaj: Edi Rama na ka përballë

Fabian Topollaj, një prej themeluesve të partisë më të re në skenën politike Bindja Demokratike, foli rreth përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet lokale.

Sipas Topollajit, Bindja Demokratike do ti ofrojë shqiptarëve kandidatët më të mirë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

?Bindja Demokratike kaloi ditën e sotme stërkëmbëshin e fundit. Tashmë jemi në garë për të zgjedhur kandidatët më të mirë për t?ia ofruar shqiptarëve në zgjedhjet e 30 Qershorit?,-tha Topollaj.

I pyetur rreth qëndrimit të kryeministri Edi Rama për Bindjen Demokratike, Topollaj u shpreh se nuk mund të gjesh asnjë të metë një një forcë të sapolindur.

?Një parti të sapolindur nuk mund ta akuzosh ose nuk mund ta gjykosh, nëse zoti Rama nuk ka ngritur ndonjë akuzë nuk do të thotë që është në një konsensus me Bindjen Demokratike. Edi Rama është një shkaqet që ka lindur Bindja sepse ne jemi opozitë. Në kemi një projekt të ashpër ndaj këtij sistemi politike. Ne kërkojmë që të ndryshojmë këtë sistem që të mos kemi më Edi Rama të tjerë. Edi Rama na ka përballë?,-deklaroi Topollaj nga studio e lajmeve në Fax News./CNA.al

Lajmet e fundit nga