Connect with Us

Barazohet gjithçka në Londër/ Arsenali shënon golin e finales (video)

Aktualitet

Barazohet gjithçka në Londër/ Arsenali shënon golin e finales (video)

Publikuar

-

Pjesa e dytë në të dy gjysmëfinalet e Europa League ka nisur me vrull dhe kemi ndryshim rezultati. Në Londër, sulmuesi serb i Eintracht Frankfurtit ka brazuar shifrat 1-1. Ai shënoi në minutën e 49′, pasi pjesa e parë ishte mbyllur në avantazhin e të zotëve të shtëpisë.

https://streamable.com/gwnn3

Në Spanjë, Arsenali ka shënuar golin e dytë me anë të Lacazette ndaj Valencias në minutën e 50′, por spanjollët kanë barazuar shifrat pas 8 minutash sërish me Kevin Gameiro. Valencias tani i duhen dhe 3 gola për të shkuar në finale!

https://streamable.com/rm7h6

Aktualitet

“Na shkon shumë shtrenjtë”/ 21 fëmijë, familja më e madhe në Britani tregon shpenzimet luksoze

Publikuar

-

Ata u bënë të famshëm në fillim të vitit 2008, ku çifti Noel Radford dhe Sue nga Lancashire, treguan se kishin vetëm 13 fëmijë.

Por Sue ka sjellë në jetë edhe 8 fëmijë të tjerë, ku më i madhi është Chris, 30-vjeç dhe më i vogli është Bonnie, 18-muajsh.

Duke folur për jetën e tyre të përditshme, prindërit e 21 fëmijëve treguan se një ‘xhiro’ për në kinema u kushton të paktën 100 paund.

Duke folur për FEMAIL, nëna u shpreh:

“Ne na pëlqen që të shkojmë në kinema, sidomos për pushime kur fëmijët nisin të mërziten, bie shi dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë. Por, ama mund të na shkojë më shumë se 10 paund për person dhe shkon shumë shtrenjtë.”

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Presidenti, akuza të renda Parlamentit/ Rekord në shkeljen flagrante të Kushtetutës

Publikuar

-

Nga

E ftuari special i emisionit “Tempora” të mbrëmjes së sotme është presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet nën hetim administrativ, me procedura shkarkimi, nga një Komision parlamentar.

I pyetur lidhur me këtë nismë të maxhorancës parlamentare Presidenti lëshoi akuza të renda ndaj përfaqësuesve të Paramentit, të cilit i vlerësoi si shkelës flagrantë të Kushtetutës.

“Hetimin nga parlamenti e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, ka thenë presidenti Ilir Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ai nuk donte të martohej me Meghan”/ Zbulohen “sekretet” e Princit Harry, ja femra e tij ideale

Publikuar

-

Dukesha e Sussex dhe ish aktorja e Hollywood, Meghan Markle që pas martesës me princ Harryn ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Mediat britanike kanë shkruar se princ Harry ka qenë i dashuruar me motrën e kunatës së tij, Pippa Middelton.

Po ashtu thuhet se Meghan Markle ka qenë vetëm një zgjidhje emergjente për të zëvendësuar Pippa-n.

Pippa dhe Meghan kanë një ngjashmëri të madhe. Ndaj thuhet se Harry gjeti kopjen e saj tek Meghan.

Kujtojmë këtu se edhe më herët është aluduar se princ Harry dhe Pippa Middleton kanë pasur një lidhje.

Këto zëra u shtuan edhe më shumë, pas martesës së princit William me Kate ku Harry dhe Pippa dukeshin si një çift perfekt.

 

LEXO TE PLOTE