Connect with Us

Tre dekada për të mbaruar Universitetin/ Bëmat dhe pasuria e deputetit që qëlloi mbi Policinë

Aktualitet

Tre dekada për të mbaruar Universitetin/ Bëmat dhe pasuria e deputetit që qëlloi mbi Policinë

Publikuar

-

ekskluzive bashes i dezertojne ushtaret

Mandati i një deputeti kushton një milion euro. Shifra është bërë publike dje, nga deputetja demokrate Rudina Hajdari.

Por, deputetët nuk mjaftohen me këtë shifër, në mjaft raste ata e shfrytëzojnë detyrën që kanë për interesa personale dhe klienteliste.

Nëse shikojmë pasurinë tyre ajo është marramendëse. Në fakt  nuk është çudi, se kur një kryetar komune arrin të bëhet milioner, një deputet synon edhe më tej.

                                                  Rrahman Rraja

Rrahman Rraja, nga kryetar komune është zgjedhur deputet në qershor 2017, nga lista e PS-së për zonën e Fushë-Krujës.

Për 12 vite me radhë, nga 2003 deri në 2015, ka qenë Kryetar i Komunës Nikël. Nga viti 2015-2017, nënkryetar i Bashkisë Krujë.

Prej më shumë se një vit deputet i PS, Rraja nuk është dëgjuar ndonjëherë të flasë në Kuvend.

Ai u bë i njohur si deputet kur në skenë doli i djali i tij Rexhep Rraja i cili akuzohej nga e dashura  për dhunë.

Ndër të tjera kujtojmë se ish oficeri i Policisë,  Emiljano Nuhu në një intervistë në News 24, ka thënë se deputeti Rrahman Rraja dhe vëllai  i tij janë të përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin  1997.

Sipas Nuhut deputeti dhe vëllai i tij kanë hapur zjarr ndaj një polici në vitin 1997-1998.

“Xhelal Rraja së bashku me të vëllanë (deputetin) ka shkëmbyer zjarr me një punonjës të stacionit policor Fushë-Krujë në 1997-1998. Deputeti ka mbetur i plagosur në ato vite dhe polici gjithashtu. Ndaj deputeti mban gjithnjë syze. Tani këta persona çfarë përfaqësojnë? Në parlament ka njerëz me precedent penalë, ka thënë Nuhu, ndërkohë në vijimësi Rraja i ka mohuar akuzat e lëshuar ndaj tij, nga ish oficeri i policisë.

Sipas CV të publikuar në faqen e Kuvendit, deputeti Rraja ka mbaruar shkollën e mesme Bujqësore në vitin 1980, ndërsa shkollën e Lartë e ka filluar në vitin 2003. Pra 23 vite pas shkollës së mesme, në kohën kur ai është bërë edhe krytar i Komunës Nikël, ka nisur shkollën e lartë.

Sa i përket pasurisë, Rraja, rezulton pronar i një shtëpie banimi me 3 kate, me sipërfaqe 450 m2 në Nikël, Krujë, ndërtuar në vitin 1996-1997, vlera 5 000 000 lekë.

Gjithashtu ai rezulton pronar i një toke bujqësore përfituar me ligjin nr. 7501, 9000 m2, 4000 m2 e blerë në vitin 2001 në Tiranë, vlera 1 900 000 lekë, pronar i një toke bujqësore, blerë në fshatin Rinas në vitin 2005, 1 600 000 lekë.

Më tej ai deklaron se në vitin 2013 ka marrë dhuratë nga vëllai Xhelal Rraja, patundshmëri nga të cilat 600 m2 truall, 200 m2 ndërtesë në Nikël, Krujë.  Ndërsa bashkëshortja, Shkëndije Rraja, rezulton pronare e një magazine 126 m2.

Edhe djali, Rexhep Rraja rezulton pronar i një ndërtese frigoriferike me sipërfaqe 381.25 m2 në Tiranë si dhe në 2014 ai ka blerë një automjet që ka kushtuar 4 500 euro.

Viti 2003

 Pronar me 100 % i një shtëpie banimi në Nikël, 3 kate, 400 m2, blerë në vitin 1996 me të ardhurat e firmës për përpunim druri, person fizik, nga 1993 – 2001, vlera 5 000 000 lekë.

Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 9 dynym në Nikël, përfituar nga ligji 7501 “Për tokën”.

Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 4000 m2 në Ahmetaj, Prezë, Tiranë, blerë në vitin 2001 me të ardhurat e firmës së përpunim drurit, vlera 1 500 000 lekë.

Pronar me 100 % i një zdrukthëtarie në Nikël, blerë me kredi marrë në një bankë të nivelit të dytë, vlera 3 000 000 lekë (1 000 000 lekë ndërtesa, 2 000 000 lekë materiale, kapital themeltar).

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerjen e punishtes së përpunimit të drurit në vitin 2002, 60 000 dollarë.

Hua marrë në vitin 2003 nga një person i tretë, vlera 2 500 000 lekë në Devoll, Korçë.

Firma “Gjemi” themeluar në vitin 2001 në Nikël, Krujë, vlera 100 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga firma “Gjemi” në komunën Nikël, e dhënë me qira, 18 000 dollarë në vit.

Të ardhura vjetore nga paga si kryetar i komunës Nikël, 696 000 lekë/vit.

Të ardhura si anëtar i këshillit të Qarkut, Durrës, 120 000 lekë në vit.

Të ardhura vjetore nga KRT.

Pronar me 100 % i një toke bujqësore me sip. 9000 m2, përfituar sipas ligjit 7501 në vitin 1991.

Pronar me 100 % i një toke bujqësore me sip. 4000 m2 në vitin 2001, vlera 1 900 000 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 60 000 dollarë, për 5 vjet me normë interesi 9.8 %. Detyrimi i shlyer, 25 000 dollarë (12 000 dollarë për vitin 2004.), detyrimi që ka mbetur pashlyer, 35 000 dollarë.

Hua marrë një personi të tretë për blerjen e materialeve për punime druri. Detyrimi i shlyer, 2 500 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 2 500 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura vjetore + shpërblime nga paga, 719 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i Qarkut Durrës, 128 000 lekë.

Të ardhura nga KRT, 78 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e pronës private (magazinat), 18 000 dollarë.

Pronar me 100 % i një toke bujqësore me sip. 4000 m2 në Rinas, vlera 1 600 000 lekë.

Kredi bankare marrë në një bakë të nivelit të dytë, 60 000 dollarë. Detyrimi i shlyer 15 600 dollarë, detyrimi i mbetur pashlyer, 31 000 dollarë.

 Viti 2006

Të ardhura vjetore nga paga, 780 000 lekë.

LEXO EDHE:  Gjyqtari që futi në "kurth" bashkëshorten/ Si ka ndryshuar pasuria e Aleks Nikollit

Të ardhura si kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRT) të komunës, 78 000 lekë.

Të ardhura si anëtarë i Këshillit të Qarkut, Durrës, 122 400 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 60 000 dollarë, për 5 vjet me normë interesi 9.8 %. Detyrimi i Shlyer, 15 000 dollarë, detyrimi i mbetur pashlyer, 10 000 dollarë.

Viti 2007

Të ardhura vjetore nga paga, 888 000 lekë.

Të ardhura si kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRT) të komunës, 88 800 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut, Durrës, 124 000 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 60 000 dollarë, për 5 vjet me normë interesi 9.8 %. Detyrimi i shlyer plotësisht 10 000 dollarë.

Viti 2008

Të ardhura vjetore nga paga, 888 000 lekë.

Të ardhura si kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRT) të komunës, 88 800 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut, Durrës, 124 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura vjetore nga paga, 660 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut, Durrës, 120 000 lekë.

Të ardhura si kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRT) të komunës, 50 000 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, gruri, 250 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura vjetore nga paga, 900 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut, Durrës, 132 000 lekë.

Të ardhura nga babai si i përndjekur politik, kësti i parë, 300 000 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 300 000 lekë.

Shpenzime për blerjen e një makine tip ‘Tuareg’, 1 000 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura vjetore nga paga si kryetar komune, 900 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut, Durrës, 140 000 lekë.

Të ardhura nga pensionet e prindërve, 200 000 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 300 000 lekë.

Detyrime për t’u shlyer për blerjen e autoveturës në komunën Nikël. Detyrimi i shlyer 280 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 280 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura vjetore nga paga vjetore, 900 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut, Durrës, 130 000 lekë.

Të ardhura nga pensionet e prindërve, 200 000 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës personale më 05.04.2012, 1 500 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura vjetore nga paga vjetore si kryetar komune, 900 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut, Durrës, 130 000 lekë.

Të ardhura nga pensionet e prindërve, 200 000 lekë.

Pronar i një toke + truall në fshatin Zezë, sip. Totale 6150 më, sip. truall 600 m2 nga e cila 200 m2 ndërtesë, përfituar si dhuratë më 20.09.2013.

Të ardhura nga toka bujqësore, 300 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura vjetore nga paga vjetore si kryetar komune, 760 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut, Durrës, 130 000 lekë.

Të ardhura nga pensionet e prindërve, 200 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e tokës arë 4000 m2, 100 000 euro.

Hua dhënë djalit për ngritjen e një magazine frigoriferike, 100 000 euro.

Të ardhura nga toka bujqësore, 300 000 lekë.

Djali, Z. Rexhep Rraja pronar me 50 % i një magazine frigoriferike në Afmetaq, me sip. 381 m2, investim në proces ku 50 % e vlerës është nga AZHBR-ja sipas kontratës dt. 29.07.2014.

Djali, Z. Rexhep Rraja ka aplikuar për kredi në bankë si kusht për marrjen e financimit nga AZHBR-ja për magazinë frigoriferike sipas kontratës së huasë dt. 06.11.2014.

Viti 2015, (Deklarimi pas lënies së detyrës)

Djali, Z. Rexhep Rraja, kredi për dhomë frigoferike nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor edhe Rural, Ministria e Bujqësisë, 13 000 000 lekë.

Viti 2017 (deklarimi fillestar)

Pronar i një shtëpie banimi me 3 kate, 450 m2 në Nikël, Krujë, ndërtuar në vitin 1996-1997, vlera 5 000 000 lekë.

Pronar i një toke bujqësore përfituar me ligjin nr. 7501, 9000 m2, 4000 m2 e blerë në vitin 2001 në Tiranë, vlera 1 900 000 lekë.

Tokë bujqësore e blerë në fshatin Rinas në vitin 2005, 1 600 000 lekë.

Tokë bujqësore e dhuruar në vitin 2013 nga vëllai Xhelal Rraja nga të cilat 600 m2 truall, 200 m2 ndërtesë që nuk ekziston, në Nikël, Krujë.

Bashkëshortja, Znj. Shkëndije Rraja, pronare e një magazine 126 m2. Objekti është ndërtuar në vitin 1998 në pronën e babait të bashkëshortes së deklaruesit por në atë kohë ishte e pahipotekuar, tani është hipotekuar si ndërtesë ndërsa trualli është në pronësi të babait të bashkëshortes së deklaruesit.

Djali, Z. Rexhep Rraja, pronar i një mjeti blerë më 04.11.2016, vlera 4 500 euro.

Viti 2017

Të ardhura neto me vlerë 424 914 Lekë nga paga si deputet për periudhën Shtator-Dhjetor 2017.

Të ardhura me vlerë 25 500 Lekë si honorare nga mbledhjet e komisioneve.

Të ardhura me vlerë 85 318 Lekë ri rimbursim i shpenzimeve për karburant.

Të ardhura me vlerë 46 467 Lekë si rimbursim për telefonin.

Të ardhura me vlerë 181 859 Lekë nga dietat brenda vendit.

E bija Znj. Suada Rraja, të ardhura me vlerë 212 000 Lekë nga paga pranë OSSHE për periudhën Shtator-Dhjetor 2017.

I biri Z. Rexhep Rraja zotëron ndërtesë frigoriferike me sipërfaqe 381.25 m2 në Tiranë, të regjistruar sipas certifikatës të pronësisë.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  I hodhën në erë makinën/ Kush është prokurori i “dosjeve të nxehta”, pasuria ndër vite

LEXO EDHE:  REFORMA/ Pasuria e zyrtarëve, ekipe nga SHBA dhe BE për gjurmimin e tyre

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  I hodhën në erë makinën/ Kush është prokurori i “dosjeve të nxehta”, pasuria ndër vite

LEXO EDHE:  Nis Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët/Kontroll radikal pasurive

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: