LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-Mogherinit/ Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, nuk presim dhurata

8 Maj 2019, 15:51, Aktualitet CNA
Rama-Mogherinit/ Shqipëria i ka bërë detyrat e

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një konferëncë të përbashkët me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Rama theksoi në fjalën e tij se Shqipëria tashmë i ka bërë detyrat e shtëpisë, ndaj meriton celjen e negociatave në qershor.

?Ne presim vetëm një përgjigje nga Komisioni Europian, pra përgjigien që i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave. Këtë pritshmëri e kemi jo se mendojmë se duhet të na dhurojë dikush diça, por se Shqipëria flet me gjuhën e rezultateve.

Dua të nënvizoj edhe njëherë atë që i shpreha përfaqësues së Lartë të Bahskimit Europin, ne jemi të vetëdijshëm se në fund të ditës gjykimi do do të varet nga vendet anëtarët, nga ne dhe po aq sa faktorë jasht nesh. Por besojmë së është koha për ti filluar negociatat. /CNA.al

Lajmet e fundit nga