Mos harxhoni para në qendrat estetike/ Maskën ideale për lëkurën mund ta përgatitni në shtëpi – CNA
Connect with us

Life Style

Mos harxhoni para në qendrat estetike/ Maskën ideale për lëkurën mund ta përgatitni në shtëpi

Publikuar

-

Kujdesi për lëkurën është një nga gjërat më të rëndësishme pasi duhet të jetë gjithnjë e pastër dhe e kuruar.

Tani nuk është më nevoja të harxhoni para në qendrat estetike pasi maskën ideale mund ta përgatitni vetë në kushte shtëpie.

Ja mënyra si ta përgatitni dhe përbërësit që iu nevojiten.

Maskë me avokado

Avokado – Avokado shërben për hidratimin e lëkurës tuaj, redukton inflamacionin dhe gjithashtu ndihmon në shërimin e ankeve.

Mjaltë – Mjalti përmban antioksidantë dhe veti antibakteriale që janë të rëndësishme për reduktimin e poreve dhe pikave të zeza.

Vaj kokosi –Vaj kokosit përdoret si një zbutës fantastik për lëkurën tuaj.

Vaj esencial livande: Ky vaj jo vetëm që ka një aromë të mahnitshme, por luan rolin e qetësuesit për lëkurën tuaj.

Life Style

Pasione dhe çmenduri në çift/Çfarë do ndodhë me 12 shenjat e horoskopit

Publikuar

-

DASHI: Marsi do ju tërheqë paksa veshin të lindurve në shenjën e Dashit, pasi po kalojnë shumë pak me familjen dhe miqtë e ngushtë. Është momenti të ngadalësoni hapin në punë dhe t’i kushtoni rëndësi marrëdhënieve personale.

DEMI: Energjia e Marsit do t’ju bëjë të ndihen më të fortë se kurrë, jeni në gjendje të përballeni me të gjithë dhe të mbroni idetë dhe hapësirën tuaj. Ky është çasti më i volitshëm për të konkretizuar një ëndërr që mbani fshehur në sirtar prej kohësh.

BINJAKËT: Kalimi i Marsit në shenjën e Gaforres do të sjellë më në fund pak paqe për Binjakët. Më në fund mund të merrni frymë lirisht dhe të shpëtoni nga tensioni, inati dhe lodhja e javëve të fundit.

GAFORRJA: Gaforret e dinë shumë mirë se asgjë nuk vjen nga qielli, por duhet shumë punë për të realizuar pritshmëritë që i vini vetes. Marsi do ju ndihmojë të vini pak rregull në planet që keni dhe më pas gjërat do të rrjedhin vetë. Jeta seksuale do të jetë më pasiononte se kurrë më parë. Lum si ju!

LUANI: E dimë që jeni një nga shenjat më bujare të horoskopit, por ndonjëherë duhet të thoni JO ku dhe kur duhet. Marsi ju këshilloni të mendoni më shumë për veten dhe sa më pak për njerëzit toksikë. Jetoni të lirë larg ndikimit të këtyre të fundit.

VIRGJËRESHA: Po sikur ta lini mënjanë urinë tuaj për përsosmëri dhe të shijoni gjërat e vogla? Lëreni veten të lirë dhe shijoni më shumë kohën e kaluar me miqtë, natyrën, një gotë verë të mirë.

PESHORJA: Deri tani lexuat fjalë të mira për të gjitha shenjat, por për fat të keq s’mund të shkruajmë të njëjtën gjë për Peshoren. Kalimi i Marsit në Gaforre do të krijojë konflikte në dashuri dhe punë për të gjitha Peshoret. Mos vraponi gjithë kohën, por ulni hapin, mësoni të ecni në të njëjtin ritëm me të tjerët. Dëgjoni më shumë dhe flisni më pak, do ju ndihmojë të analizoni se ku po gaboni.

AKREPI: Aventurat janë pika e dobët e Shigjetarit, por këtë radhë është Akrepi ai që ka nevojë për një shkëputje të vogël. Keni nevojë të ndiheni në qendër të vëmendjes dhe i dëshiruar nga të tjerët.

SHIGJETARI: Pas Peshores, Shigjetari është shenja e dytë që do të përballet me konflikte të herëpashershme në çift deri në javën e parë të qershorit. E keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët edhe me miqtë e kolegët. I kujt të jetë faji vallë?

BRICJAPI: Bricjapi duhet të mësojë të kontrollojë emocionet dhe mënyrën si reagon kur gjërat që thonë të tjerët, nuk i shkojnë për shtat. Nuk mund të keni gjithmonë të drejtë, apo jo?

UJORI: Ujori duhet të kthehet me këmbë në tokë dhe të kuptojë që ëndrrat nuk zgjasin gjithmonë. Pas një aventure të jashtëzakonshme, do të mësoni të jetoni njëlloj si më parë.

PESHQIT: Ndërkohë që Ujori ka humbur mbështetjen e Marsit, Peshqit do ta kenë atë deri në datën 28 maj. Keni shumë dëshirë të argëtoheni, kështu që mos u thoni ‘’Jo” atyre që mund t’ju ftojnë. Nuk kanë rëndësi detajet, por qëllimi final./Burimi:Noa.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Eurovizioni/ Art? Kitç? Kult apo politikë?

Publikuar

-

U mbyll skena e Eurovizionit 2019. Si gjithmonë kritikat ndaj garës më të madhe të popit në botë Festivalit Europian të Këngës nuk mungojnë. Por shumica dëshiron thjesht dëfrim me një festival të ngritur tashmë në kult.

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra vetë në Tel Aviv e festuan këtë festë të këngës disa ditë me radhë. 180 milionë vetë e ndjekin atë në televizion. Në të njëjtën kohë, qeveria e Izraelit mban Rripin e Gazës të bllokuar dhe Jordanin Perëndimor të pushtuar, Lartësitë Golan të aneksuara. Po a ka të bëjë kjo me muzikën?

Organizatorët e eurovizionit thonë Jo, dhe i ikin debatit publik me këtë. Artistëve të muzikës iu ndalohet të shprehen për konfliktin në Lindjen e Afërt në skenë të hapur. As ikona e popit, Madona. Vetëm një grup muzikor nga Islanda nuk iu përmbajt kësaj duke poetizuar para shfaqjes së tyre për „shtetin e aparteidit Izrael” që diskriminon palestinezët. Ata edhe gjatë votimeve treguan flamurin palestinez, qV u shoqërua me fishkëllima të publikut.

ESC 2019 Eurovision Song Contest Srbuk Armenien (picture-alliance/dpa/TT Nyhetsbyrån/H. Montgomery)Këngëtarja armene në gjysmë finale me këngën, “Walking out”

Politikë mes tingujve

Edhe palestinezët e përdorin për qëllimet e tyre vëmendje botërore të festivalit të njohur. Breshëritë me raketa palestineze ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës para dhjetë ditësh donin të transmentonin edhe mesazhin, se në një shtet „shtypës” – siç e quajnë kritikët Izraelin, – është në vendin e gabuar një garë muzikore dëfryese. Izraeli vetë e interpreton garën kulmore të muzikës europiane si provë se sa tolerante dhe e hapur ndaj botës është demokracia e vetme e Lindjes së afërt.

Eurovision Song Contest logjikisht – një ngjarje politike: kështu ka qenë gjithmonë. Në fillim si një simbol i bashkimit të Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, pas rrëzimit të Murit të Berlinit një instrument për lidhjen mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës. Një festival gjithmonë para kohës, sepse eurovizioni ka pasur gjithmonë më shumë anëtare se Bashkësia Europiane, ai përfshiu edhe Jugosllavinë komuniste shumë kohë para fundit të Luftës së Ftohtë. Edhe Izraeli ka 40 vjet që paraqitet në këtë festival.

ESC 2019 Eurovision Song Contest Roko Kroatien (picture-alliance/dpa/TASS Foto/V. Prokofyev)Këngëtari kroat, Roko

Anëtarë të “European Broadcasting Union” që e organizojnë festivalin janë edhe vendet afrikanoveriore dhe ato arabe, por veç Marokut nuk kanë marrë pjesë për shkak të refuzimit të një anëtari tjetër, Izraelit. Që në vitet 60-të në eurovizion ka pasur protesta, atëherë kundër diktaturës ushtarake në Spanjë. Konfliktet e Rusisë me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, tensionet mes Armenisë dhe Azerbajdxhanit – të gjitha këto konflikte e kanë politizuar rregullisht eurovizionin naiv me fasadën e shumëngjyrshme e plot drita.

Pa efekt

Këtë vit thirrjet për bojkotim të eurovizionit 2019 për shkak të Izraelit nuk gjetën jehonë. Të 41 artistet dhe artistët u shfaqën në Tel Aviv për të prezantuar vendin e tyre. Në fakt erdhën më pak turistë dhe fansa se sa ishte parashikuar, por kjo nuk lidhet aq me politikën apo gjendjen e sigurisë, se sa me çmimet e majme, deri diku absurde për biletat, qëndrimin në hotele apo kostot e transportit.

Në Izrael nuk ka asgjë që nuk është edhe politike. Gjithçka dhe çdo gjë lidhet me konfliktin me Palestinën apo akuzat për antisemitizmin. Në një pikë groteskte kulmoi një debat i fushatës bojkotuese propalestineze, „BDS” (Bojkot, Mosinvestim, Sanksione). Organizatorët pretendojnë, se qeveria izraelite e mbështjell politikën e saj „antiligjore” me ngjyrat e ylberit për homoseksualët dhe transseksualët apo interseksualët, që kanë dobësi për eurovizionin. Komuniteti LGBTQI, që po ashtu e përdor festivalin për vete, lejon të përdoret nga qeveria e Netanjahut me „pink washing”, lyerjen me ngjyrë rozë të politikës së ngulimeve.

Vërtet homoseksualët mund të jetojnë në Izrael pa ndonjë problem. Në të vërtetë në Tel Aviv festojnë edhe homoseksualë palestinezë. Në shoqëronë tolerante izraelite mund të martohen çiftet e së njëjtës gjini dhe të adoptojnë fëmijë. Në Rripin e Gazës dhe Jordanin Perëndimor homoseksualiteti në shoqëritë represive është një mëkat i rëndë. Aktivistët e bojkotimit vetë argumentojnë në mënyrë homofobe, kur ata e hedhin në një kazan politikën e Izraelit ndaj palestinezëve me të drejtat për barazinë e komunitetit e LGBTQI.

ESC 2019 Eurovision Song Contest Anna Odobescu Moldawien (picture-alliance/dpa/Lehtikuva/A. Aimo-Koivisto)Këngëtarja moldave, Anna Odobescu

Të mos këndosh nuk është zgjidhje

Transformimet antisemitiste të aktivistëve propalestinezë, BDS duhen refuzuar me përbuzje. Në një logo të protestës së tyre ato tregojnë në formatin e shkrimit të eurovizionit një zemër të thyer që bie në dy runa të SS-ve nazistë. Me këtë ata duan të vendosin paralele mes terrorit nazist dhe garës muzikore në shtetin hebre. Në këtë kontekst Bundestagu gjerman ka bërë gjënë e duhur që ishte parlamenti i parë në Europë që i pa me sy kritik aktivistët e fushatës bojkotuese dhe do t’ua heqë mbështetjen.

Natyrisht mund ta kritikosh politikën e qeverisë izraelite. Por ajo nuk duhet të rrëshqasë në propagandë kundër hebrenjve. Nëse do të përdorësh matësin e kritikëve të eurovizionit 2019, atëherë as në vitin 2012 nuk duhej të zhvillohej eurovizioni në Azerbajdxhan, as në vitin 2009 në Rusi.  Nëse nuk mund të këndosh në Tel Aviv, atëherë nuk duhet luajtur futboll as në Katar në Kampionatin Botëror dhe as në Kinë Lojërat Olimpike në vitin 2022. Edhe për këto vende ka të paktën po aq kritika sa ndaj Izraelit.

Bojkotim dhe përjashtim? Jo. Diskutim dhe kritikë? Po. Kjo mund të jetë fryma politike e një eurovizioni. Por nuk duhet pritur shumë. Sepse në radhë të parë eurovizioni është një party me përmasa të mëdha./Burimi:DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë kërkojnë burrat nga një grua që mos ta tradhtojë? Psikologu jep këshillat e vlefshme

Publikuar

-

ciftet qe postojne online

Të gjitha gratë duan që të kenë një marrëdhënie të lumtur dhe familje të shëndetshme me dikë , i cili nuk duhet ta tradhtojë kurrë.

Por cfarë duan burrat nga një grua në mënyrë që mos ta tradhtojnë kurrë? Psikologu dhe këshilltari i martesave Willard F. Harley, Ph.D. ka kryer një eksperiment dhe ka pyetur më shumë se 800 çifte dhe zbuloi se burrat  kanë nevoja themelore që duhet të plotësohen për të ulur shanset e tradhtisë.

Së pari, burrat kanë nevojë për gra fizikisht tërheqëse. Burrat nuk mund t’i vlerësojnë gratë e tyre vetëm për inteligjencën. Ato gjithashtu duhet që të jenë fizikisht tërheqëse

Së dyti, .burrat duan të argëtohen me gratë e tyre. Për burrat gjatë martesës është e rëndësishme që gruaja e tyre të bëhet një shoqe e ngushtë. Sipas psikologëve, qetësimi më i madh për burrat, është të shkojnë mirë me gruan.

Dhe së treti, burrat kanë nevojë që shtëpia e tyre të jetë komode. Burrat ndeshen me një sërë problemesh gjatë ditës, prandaj është e rëndësishme që në darkë shtëpia e tyre të jetë komode për t’u qetësuar.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Aktualitet12:57 - 18 Maj, 2019

Videoja që skandalizoi Austrinë/ Zëvendëskancelari jep dorëheqjen

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen...

Aktualitet10:24 - 18 Maj, 2019

Shkëmbimi i territoreve/ Ish-deputeti tregon se çfarë ka premtuar Vuçiç

Ish-deputeti i PS-së, Tritan Shehu ka shkruar sot lidhur me aspiratën serbe për shkëmbim territoresh. Sipas Shehut, bashkëautorët e shkëmbimit...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet08:58 - 18 Maj, 2019

Dëbimi i emigrantëve të rinj/ Gjykata Federale e Apelit “rrëzon” Trumpin

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që...

Aktualitet10:48 - 17 Maj, 2019

Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Aktualitet08:31 - 17 Maj, 2019

Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave...

Aktualitet08:18 - 17 Maj, 2019

Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen

Nga AZGAN HAKLAJ – president i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar Festivali që përflaki shpirtin e Kombit Tonë. Ky festival...

Aktualitet20:18 - 16 Maj, 2019

Sulmoi policinë në protestën e 11 majit/ Arrestohet një tjetër protestues

Policia ka arrestuar sot një tjetër protestues, pas shqyrtimit të pamjeve filmike nga protesta e 11 majit. Sipas njoftimi të...

Aktualitet19:42 - 16 Maj, 2019

Prokuroria në Kosovë fillon hetimet për përdhunimet nga forcat serbe

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të Enjten se ka filluar hetimet rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora...

Aktualitet19:38 - 16 Maj, 2019

Eliminon lotarinë amerikane/ Plani Trump kufizon imigracionin masiv

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë të enjten propozimin e shumëpritur për imigracionin, një plan që ka si synim...

Aktualitet17:56 - 16 Maj, 2019

Reshjet e shiut/ Përmbytje në Fier, rrezikohen dhe banesat

Mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese ka bërë që të përmbyten 15 hektarë tokë bujqësorë në Fier. Ngjarja raportohet në...

Aktualitet17:11 - 16 Maj, 2019

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit,...

Aktualitet18:40 - 15 Maj, 2019

Thaçi: Berlini as nuk hapi e as nuk mbylli ndonjë ide për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se takimi i Berlinit që u mbajt më 29 prill me nismën...

nderprerja e energjise nderprerja e energjise
Aktualitet18:15 - 15 Maj, 2019

Punimet në rrjet/ Tirana 8 orë pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se me 17 maj disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike. Ndërprerja e  energjisë...

Aktualitet17:27 - 15 Maj, 2019

Korça Folkfest Ballkan/ Dy netë në qytetin e kulturës

Në qytetin e Korçës, i cili ndryshe quhet edhe “Parisi i vogël”, do të mbahet edicioni i parë i “Korça...

Aktualitet13:40 - 15 Maj, 2019

Kur do të hiqen vizat për kosovarët? 

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Haradinaj shprehet optimist për mundësinë e liberalizimit të vizave me Kosovën në Bruksel askush nuk...

Aktualitet20:34 - 14 Maj, 2019

Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit

Në Kosovë parlamenti të martën debatoi me tone të ashpra në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, për...

Aktualitet20:28 - 14 Maj, 2019

SHBA: Qeveria të mos emërojë individë të pakualifikuar në poste të larta në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga, siç thuhet, “veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin...

Aktualitet18:44 - 13 Maj, 2019

Aktpadi ndaj 20 kompanive farmaceutike/ Akuzohen për rritje artificiale të çmimit të ilaçeve

“Kemi prova të forta që tregojnë se industria farmaceutike është përfshirë në mashtrime me vlerë prej disa miliarda dollarësh në...

Aktualitet17:08 - 13 Maj, 2019

Bomba molotov në protestë/ Ministria e Brendshme paralajmëron Opozitën

Sot pritet të mbahet protesta e opozitës, ndërkohë që Ministria e Brendshme ka paralajmëruar organiziatorët për distancim nga aktet kriminale....

Aktualitet10:53 - 13 Maj, 2019

Ishte dënuar me 13 vite burg për vrasje/ Ndërron jetë shqiptari

Një shqiptar, nga Shkupi, i cili ishte dënuar me 13 vite heqje lirie ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës...

Aktualitet00:19 - 12 Maj, 2019

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 50 persona

Policia ka shoqëruar një numër të madh protestuesish pas përplasjeve të dhunshme mbrëmjen e sotme. Deri tani mësohet se janë...

Trending

Read previous post:
mund të më vrisni por nuk do ta njoh kosovën
Vuçiç “tregon dhëmbët”/ Mund të më vrisni, por nuk do ta njoh Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do ta njoh Kosovën në asnjë rrethanë pavarsisht nga presioni ndërkokmbëtar....

Close