LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

”Lymi bimbash i Kuvendit e Klevisi që i zu rrugën në burg, faleminderit Edi Rama që na shpëtove vatanë”

8 Maj 2019, 19:09, Aktualitet CNA
”Lymi bimbash i Kuvendit e Klevisi që i zu rrugën në burg,

Nga Agron Gjekmarkaj

– Eh si rrodhen këto punë. Lëre mos e nga. Dita e Arbrit mbërriti. Lymi u bë nënkryetar Parlamenti.

E bëri Edi Rama. Bashkë ishin me Klevisin, një djalë diku 29 vjeç, ish-deputet i PD, që Rama e futi në burg se i zu rrugën. Në fakt, Kryeministri ynë i dashur që ënda ja ka të hiqet si i lexuar, ndonëse ca tekste i ka lëçitur, po ja aq sa të klasifikohet si i ditur, paçka se ca deklarata, siç thoshte Adili i pocaqisë, me metafora birinxhi po jo aq sa të dallohet si stilist, tek Lymi gjet shëlbimin e vet për Shqipërinë që duam.

Ai Lymin se kish ndër të vetët, paçka se aty Lymi shkëlqen si Ajnashtajni, e bëri nënkryetar Kuvendi. Atë ja bëri peshqesh Shqipërisë, Lul Basha e Sali Berisha. Basha dhe Berisha lanë jashtë Parlamentit Jozefina Topallin e futën Lymin sepse besuan se demokracia pa Lymin nuk bën derman.

Në fakt ata duhet ta përgëzojnë për ymrin që i dha Rama e Ruçi. Na e sollën si vlerë të madhe për mbrothësinë e atmes. Zemra jua do shumë Lymët, Aldot, Tritanët, Ennot, etj., e të tjerë despotë të intelektualizmës neo-shqiptare, se këtu kemi qene tash 30 vjet e kusur. Janë të ëmbël këta dreqër. E lyejnë qerren!

Por ja, në ditë të keqe ta punojnë qindin. Të thonë nuk ju prishim dot qejfin aleatëve. Interesi i atmes na do në tempullin e demokracisë. Nejse iku ajo kohë. Tani shijet e atdheut i namatis Edi Rama.

Ai do Lymin opozitar dhe Lymi i bën opozitë sa ja dredh leqet megjithëse i buzëqesh herë pas here kur ai ja sajdis midenë plot lezet. Klevisin policia e Sandër qerratait e ka gjakosur në furgon po s?ka gjë gjak i ri është ai e shëronet shpejt.

Lymi bëhet bimbash i Kuvendit  tanimë rri si Pjetri në krahun e djathte të Krishtit domethënë të Gramozit. Ç te thuash! Ç te rënkosh. Ç?të mendosh. Një mendim ja beh. Ne pedagogët, gazetarët, analistët edhe për ca ditë jemi me fat. Edi Rama është sentimental. Shpesh bie në melankoli të thella.

Ka ditë që na do në burg. Por ka qenë dikur piktor i thjeshtë gati naiv po kaq i ka mjaftuar të autodefinohet artist. Si artist i ndyhet biografia të na burgosë. Vendi s?ka fare gjykata. Mëshira e tij është i vetmi institucion. Ajo shpesh tkurret po nëse na rras në hapsane i bëhet e murrme biografia. Por nuk mund të vihet bast.

Një ditë nervat do e lëshojnë. Sandri gati është pa mëdyshje. Në të gjithë e meritojmë  qelinë. Mëshira do sulmohet nga nervat, por do shkojmë atje në mes të lagështirës pa mëdyshje pa vrasje ndërgjegjeje se Shqipërinë e nxuarr Lymi në Selamat. Për atë mendon Lymi! Ky është parlamentarizmi që duam i Edi Ramës që kemi./ *Marrë nga Panorama.

Lajmet e fundit nga