Connect with Us

Kur duhen planifikuar pushimet?

Aktualitet

Kur duhen planifikuar pushimet?

Publikuar

-

Për të gjithë ata që kanë nisur të planifikojnë që tani pushimet verore apo që janë në mëdyshje se ku të shkojnë, çfarë të marrin me vete, si të vishen dhe të jenë të kohës, etj, tashmë ka një zgjidhje që i lehtëson të gjitha këto.

“Gjithçka për të gjithë, dhe ne kohen e duhur”, kjo është moto e iniciativës që është marrë për të nxitur planifikimin në kohë të pushimeve tona. Nëse planifikojmë në kohë, jo vetëm që kemi më shumë opsione destinacionesh të arritshme, por kursejmë, përfitojmë çmime më të lira nga prenotimet e bëra paraprakisht, kemi më pak kokëçarje sepse organizohemi në kohë por edhe aplikojmë për leje në kohë, duke patur avantazhin e zgjedhjes së datave.

Për pushime sa më të mira, nevojitet jo vetëm zgjedhja e paketës dhe destinacionit, por edhe bagazhet, veshjet, lodrat për fëmijë, sandalet apo pantofolat e plazhit etj. Të gjitha kërkojnë impenjim, ndaj për të lehtësuar dhe për ta kthyer në një kënaqësi të gjithë përgatitjen e pushimeve të verës, për herë të parë në Shqipëri do të organizohet një aktivitet, ku gjithçka për pushimet do te jetë jo vetëm nën të njëjtën “çati”, por edhe në kushte të favorshme kundrejt çmimeve që do të vihen në dispozicion.

Por si çdo gjë speciale, edhe ky event do të zgjasë pak.

Në datat 10-12 Maj, në QTU do të organizohet fushata “Ditët e Pushimeve”, ku qendra do të jetë destinacioni kryesor për blerjet e pushimeve për stinën verore të këtij viti.

Në QTU gjatë këtyre ditëve do të ofrohen një sërë aktivitetesh për të gjithë klientët, aktivitete të cilat kanë për synim t’i përfshijnë të gjithë të pranishmit në një atmosferë ndryshe, ku gjithçka është e konceptuar dhe servirur në shërbim të pushimeve.

Nisur nga sa më lart, të gjitha dyqanet do të jenë me oferta për këto ditë, oferta të cilat do të jenë të dedikuara për artikujt dhe veshjet e pushimeve. Pra koleksioni i ri, veshjet dhe produktet që lidhen me stinën e verës do të jenë me çmime speciale fundjavën në vijim. Ndaj është moment unik duke qenë që koleksionet e reja sapo janë prezantuar dhe uljet nuk janë fort të zakonta në këtë moment të vitit.

Risi tjetër është edhe fakti që ofertat nuk do të jenë vetëm në artikujt e dyqaneve por dhe nga operatorët turistik më të mëdhenj në vend, të cilët do të jenë të pranishëm në QTU me përfaqësuesit e tyre për të hartuar oferta dhe paketa të dedikuara për klientët.

Pjesëmarrja e operatoreve turistik do të vendosë në dispozicion të klientëve një seri destinacionesh për të planifikuar pushimet me çmime speciale, të cilat do të aktivizohen ekskluzivisht për klinetët e qendrës dhe vetëm në datat 10-12Maj.

Destinacionet që do të ofrohen janë nga ato brenda vendit, duke përfshirë këtu edhe eksperienca të ndryshme që vendi ofron, nga ato të sportit, kulinarisë, turizmit kulturor, historik etj, destinacionet në vendet e rajonit, në të gjithë shtetet e Evropës dhe sigurisht edhe destinacionet speciale, ato në kontinentet më të largëta, të cilat ofrohen jo vetëm me çmime speciale gjatë këtyre datave, por dhe të planifikuara në detaje nga udhëtimi, qëndrimi, eventet argëtuese, nga agjencitë turistike më të njohura në vend.

Dhe si perherë, klientët besnikë të qendrës do të shpërblehen, me një udhëtim falas në destinacionin e mrekullueshëm turistik të Capadoccia-s. Udhëtimi do të ofrohet nga AS Travel dhe përfshin gjithçka për një udhëtim në çift në destinacionin e momentit të Turqisë.

Të gjithë blerësit që do të shpenzojnë në dyqanet e QTU deri më 31 Maj, do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e shorteut për të fituar udhëtimin për dy persona, me çdo gjë të përfshirë.

Në datën 31 maj në ora 19:00 do të shpallet fituesi i udhëtimit dhe jeni te mirëpritur te merrni pjese gjate hedhjes se shortit.

QTU menaxhohet nga Acrem që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon./ CNA.al

Aktualitet

Dështoi me Partizanin dhe Skënderbeun, nuk do e besoni çfarë ka bërë sot Agostinelli

Publikuar

-

Nga

Andrea Agostineli është një prej trajnerëve italianë që janë munduar që të lënë gjurmë në futbollin në vendin tonë, por pa shumë sukses. Tekniku italian zbarkoi në Shqipëri disa vite më parë duke marrë fillimisht drejtimin e Partizanit për një gjysmë sezoni, e më pas edhe atë të Skënderbeut.

Në të dy rastet, eksperienca nuk përfundoi me fund të lumtur pasi ai u largua pa lënë shumë shenjë me skuadrat në fjalë gjatë vitit 2016. Që atëherë, ai provoi që të kthehej aktiv në pankinë, vetëm duke firmosur në verën e kaluar me një skuadër në Kongo. Por edhe ajo ishte një aventurë e dështuar, ndaj duket pasi ka braktisur idenë për të qenë një trajner i suksesshëm, Agostineli ka ndërmarrë një rrugëtim të ri, shkruan “Vipsport.al”.

Pak ditë më parë, një grup biznesi ku ai është një ndër përfaqësuesit, që ka shfaqur interes për të blerë klubin e Lukezes në Serinë C. Klubi i vogël është nxjerrë në shitje pas problemeve të shumta financiare dhe disa grupe që janë interesuar për ta blerë, me atë që ka figurë përfaqësueses Agostinelin një prej tre kryesorëve. Me sa sa duket, nëse ia del të jetë pjesë e ofertës fituese, Agostineli do të nisë një rrugëtim të ri si drejtues klubi, me shpresën që të ketë më shumë fat se sa në karrierën si trajner.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ditmiri “viktimë” e Asamblesë së PS/ Shpërthen analisti i njohur

Publikuar

-

Nga

bushati shkund opoziten

Analisti Andi Bushati ka komentuar vendimet e marra nga Asambleja e Partisë Socialiste duke u ndalur në mënyrë të veçante tek shkarkimi i Ditmir Bushatit.

Sipas tij, shkarkimi i Bushatit erdhi pasi ai nuk ka qenë 100% me linjën e Ramës.

“Ditmir Bushati nuk është disident në radhët e PS, por socialsit i vendosur, i devotshëm, shumë më radikal se disa të tjerë, por fakti që s’ka qënë 100% me linjën e Ramës, por edhe për ndarjen e Kosovës, atij i kushtoi vendin, postin brenda partisë.”

Bushati komentoi ndër të tjera dhe postin që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mori brenda partisë.

“Kur figura si Sandër Lleshaj, e mbani mend kur tha në daljen e tij të parë publike se s’jam njeri politik, po e bëj këtë detyrë në emër të vlerësimit që kam për Ramën?

Pra në këtë mënyrë ai u katapultua në qeveri, tani do të hyjë edhe në parti. Këtu jemi në një sistem ku vendos vetëm lideri.

Rama mori ca njerëz anonimë, si Lleshaj e Cakaj, e tha këta do jenë ministra, po këta po iu imponohen edhe PS. Ky është sistem putiniano-erdoganesk, dhe jo qeveri demokratike”, tha ai në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24/ CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Merr “flakë” Presidenti/ Meta: Ministrja e Drejtësisë, gënjeshtra banale

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta në intervistën për emisionin “Tempora”i quajti “gënjeshtra banale” deklarimet e ministres së Dresjtësisë, Etilda Gjonaj të bëra një javë më parë, kur u shpreh se, për dy vite me radhë 2017- 2018, Presidenti kishte bllokuar shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Më duket krejt absurde që të merrem me gënjeshtra kaq banale. Mund t’ju vë në dispozicion letrën publike që unë i kam dërguar në postin e Presidentit ambasadores së Bashkimit Europian dhe EURALIUS-it, ku pikërisht duke treguar vullnetin tim për të hedhur shortin për KED-në si President, i kam bërë të qartë se këtu ka disa probleme, që ne duhet të takoheshim që në fillim të nëntorit, që t’i zgjidhim. Duke pasur parasysh përse dështoi KED-ja e një viti më parë ku unë përsëri e hodha shortin si kryetar i Kuvendit dhe dihet ajo, se është sqaruar se kush e eliminoi. Dhe ky takim është bërë. Unë kam shprehur vullnetin për të hedhur shortin, por para se të hidhnim shortin, duhet të bënim takime me të gjithë drejtuesit e institucioneve: me kryetarin e Kuvendit, me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, me përfaqësuesit e Prokurorisë dhe të gjithë institucionet që kanë të drejtë të propozojnë në KED, në mënyrë që të evitonim debatet se jo ky institucion i ka respektuar kriteret sipas Kushtetutës, sipas ligjit, jo ky nuk i ka respektuar, sepse kuptohet që Presidenti i Republikës është një institucion, i cili çdo detyrë duhet ta përmbushë me shumë përgjegjësi dhe larg kontestimeve apo debateve që krijojnë probleme. Situata ka qenë ekstra”, ka deklaruar presidenti Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE