Connect with Us

Kasaphana në ish-bllok/ I fejuari i Elvana Gjatës akuza prokurorisë

Aktualitet

Kasaphana në ish-bllok/ I fejuari i Elvana Gjatës akuza prokurorisë

Publikuar

-

Vetëm një ditë pasi u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, Ervin Mata njëri nga protagonistët e ngjarjes së ndodhur në ish-bllok në 4 tetor 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe i plagosur Ervis Martini e Elio Hato, ka shfaqur interes që të pyetet dhe të tregojë në prokurori të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje. Interesi i tij për tu pyetur dhe treguar çfarë di për ngjarjen e 4 tetorit, njohjen e tij me Ervis Martinaj, ish-komandon e Zall-Herit Merviel Bilo, pronarin e lokalit “Monopol” Redi Popeskun, biznesin dhe aktivitetin e tij, është shfaqur në një kohë kur Ervis Martini ndodhej ende në burg. Por nga dita e vetëdorëzimit dhe deri më sot prokuroria e Tiranës dhe policia nuk e ka marë në pyetje Ervin Matën, megjithëse ky i fundit mban kontakte të vashdueshme me grupin hetimor pasi ndodhet në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje në polici”.

Ndërkohë e kundërta ka ndodhur me personat e tjerë të arrestuar dhe vetëdorëzuar të cilët për ngjarjen në fjalë kanë dhënë shpjegime konkrete dhe me detaje duke rëfyer atë çfarë dinin për krimin e rëndë të ndodhur në qëndër të Tiranës. Mata pretendon se prokuroria gjatë kësaj kohe ka mbajtur qëndrim të njëanshëm, duke i shkelur të drejtat e tij dhe mohuar interesin e tij për tu pyetur për ngjarjen. Kërkesa e Ervin Mata është depozituar në prokurorinë e Tiranës dy muaj më parë, pikërisht në 3 mars 2019, ku nëpërmjet kësaj memo që publikon “Shqiptarja.com” i kërkohet dy prokurorëve të çështjes Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulaj që të impenjohen duke e marë në pyetje. Njëherësh Mata kërkon në cilësinë e personit nën hetim që prokuroria ti verë në dizpozicion një pjesë të materialeve hetimore të procedimit penal me numër 7777.

Por dy muaj nga kjo kërkesë mësohet se nga ana prokurorisë së Tiranës nuk është marë asnjë vendimarje, qoftë për të marë në pyetje Ervin Mata, të fejuarin e Elvana Gjata, por qoftë edhe për të paisur Mata dhe mbrojtësit e tij me një pjesë të materialeve hetimore. Sipas avokatit Alban Bengasi prokuroria gjatë kësaj periudhe nuk ka denjuar të kthejë as përgjigje, për këtë kërkesë të bërë nga klienti i tij Ervin Mata. “Shqiptarja.com” publikon sot të plotë memon e depozituar tek dy prokurorët e çështjes Ajazi dhe Lulaj, në të cilën Ervin Mata shkruan:”…të procedohet nga ana juaj duke më marrë në pyetje mua shtetasin Ervin Mata në lidhje me ngjarjen e datës 4 tetor 2018 ndodhur në ambjentet e lokal “Monopoli” në qytetin e Tiranës, për të cilën është rregjistruar procedim penal nga ana juaj në ngarkimin tim. Pasi nga ana e prokurorisë pas vetë-dorëzimit tim në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë pavarëisht kërkesës time për tu pyetur rreth ngjarjes së datës 4 tetor 2018 ndodhur në ambjentet e local “Monopol” në qytetin e Tiranës, organi i akuzës nuk kaproceduar me marrjen time në pyetje.

Kjo në kundërshtim me nenin 256 të Kodit të Procedurës penale, pasi në bazë të këtij nëni pika 1.prokurori duhej të merrte në pyetje të ndaluarin në prani të mbrojtësit të zgjedhur dhe ti njoftonte faktin për të cilin procedohet dhe unë si person nën hetim të jepja deklarime rreth fakteve të parashtruara ndaj meje nga ana e prokurorisë. Prandaj kërkoj që të mos mohohet më e drejta për të dhënë deklarime, pasi është një e drejtë që ma jep ligji dhe se prokuroria është e detyruar në bazë të ligjit që të procedojë duke më marrë në pyetje. Kërkoj që të merem në pyetje pasi unë kam qënë dëshmitar okolar në ngjarjen e ndodhur në datën 4 tetor 2018 në local “Monopoli” në qytetin e Tiranës…”. Ndërkohë në të njëjtën memo, i proceduari Ervin Mata parashtron një pikë të dytë në të cilën shprehet:”…të më jepet një kopje e njëhsuar e të gjitha dokumentave që ndodhen pranë jush deri në këto momente të hetimit të procedimit penal në ngarkimin tim…”.

LEXO EDHE:  Vrasja e avokatit në Elbasan/ Trondit Berisha

Jo më larg se pesë ditë, pas shtatë muajsh qëndrim në qeli gjykata e Tiranës liroi nga burgu 302 në Tiranë Ervis Martini, i cili mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua nga policia për masakrën e 4 tetorit 2018. Martinaj në këtë rast është edhe i akuzuar por edhe i dëmtuar pasi u plagos me një plumb në qafë. Kujtojmë që Martinaj ishte personi i vetëm që qëndronte në burg, pasi të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ishin liruar nga gjykata ose ishin shpallur në kërkim policor. Lirimi i Martinaj nga qelia është bërë në 3 maj 2019 nga gjykata e Tiranës, ku kërkesa e tij për lirim me kusht është pranuar nga gjyqtari Artan Gjermeni. Mësohet se Martini kërkesën e tij e ka shoqëruar me një sërë argumentesh dhe prova shkresore se në dosje nuk ka asnjë provë që e imlikon atë me vrasjen apo tentativë vrasje. Njëherësh Martini ka ofruar para gjykatës si garanci pasurore, shumën prej 5 milion lekë të rinj.

Tre prokuroret Anisa Qilimi, Artan Lulo, Kreshnik Ajazi kundërshtuan vendimin duke kërkuar që të mbetet në fuqi masa “arrest me burg”. Nga ana tjetër avokati Mirash Martini është shprehur se nuk ka asnjë provë që e lidh Martinin me vrasjen në ish-Bllok. “Nuk ka asnjë provë që e lidh Martinajn me vrasjen në ish-Bllok. Nuk do i shmanget drejtësisë, hetimi pasuror mbetet i hapur”. Tashmë pas shtatë muaj pas ndodhjes së ngjarjes në 4 tetor 2018 në ish-bllok personi i vetëm që vijon të jetë ende në kërkim ëhstë ish-komandoja Bilo. Të gjithë personat e tjerë janë liruar nga burgu, duke qëndruar në masën e sigurisë detyrim paraqitje ose qëndrojnë të lirë kundrejt garancisë pasurore./ Shqiptarja.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i ish-policit/ Zbardhen detajet tronditëse

LEXO EDHE:  35 milionë lekë nga narkotrafiku, prokuroria kërkon konfiskimin

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i ish-policit/ Zbardhen detajet tronditëse

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i ish-policit/ Zbardhen detajet tronditëse

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: