Connect with Us

“I neveritshëm, mashtrues, gënjeshtar”/ Del video e plotë e sherrit mes Mesila Dodës dhe Baton Haxhiut

Aktualitet

“I neveritshëm, mashtrues, gënjeshtar”/ Del video e plotë e sherrit mes Mesila Dodës dhe Baton Haxhiut

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme, ish-deputetja Mesila Doda është përfshirë në një debat mjaft të ashpër me gazetarin Baton Haxhiu.

Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, ku diskutohej çështja e korrigjimit të kufijve të Kosovës dhe përplasja në distancës mes Ramës dhe Haradinajt, gazetari Baton Haxhiu doli në mbrojtje të kryeministrit Rama.

Ndërsa, Haxhiu deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk e ka hapur temën e kufijve në Samitin e Berlinit, u quajt gënjeshtar nga ish-depuetja e PDIU-së, Mesila Doda.

Pjesë nga debati:

Baton Haxhiu: Gjashtë vetë kanë qenë në takim, dhe unë po të them që nëse ka ndonjë krenari të z.Rama karshi delegacionit serb… Meqë po flasim, z.Rama ka refuzuar kategorikisht të flasë për këtë temë dhe z.Vuçiç nuk e ka hapur fare temën e ndryshimit të kufijve dhe është turp të flitet…Unë kam thënë që Gjermania asnjëherë nuk e ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës.

Mesila Doda: Gënjen, gënjen

Baton Haxhiu: Ti mundesh vetëm bashkëshortit tënd t’i thuash gënjen.

Mesila Doda: Bashkëshorti im nuk gënjen, ti gënjen. Edhe herë tjetër mos guxo më të më flasësh mua. Ti je rrugaç me mua flit mirë. Është duke gënjyer.

Baton Haxhiu: Ti vetëm bashkëshortin tënd mundesh të gënjesh.

Mesila Doda: S’ke punë ti se e di çtë bëj apo jo (momenti kur merr shishen)… Guxo dhe njëherë të më flasësh mua me këtë gjuhë dhe kjo shishe të përfundon në kokë. Rrugaç, gënjeshtar ordiner. Ti që na fton në studio (Fevziut), mësoji të kontrollojnë fjalën njerëzit që janë këtu në studio. Dëgjoje se çfarë tha.

Blendi Fevziu: Çfarë tha? Nuk e dëgjova.

Mesila Doda: Ai që thotë ti vetëm mund t’i thuash tët shoqi gënjeshtar dhe që s’duhet të flasësh. Po gënjen kur flet për asociacionin, po gënjen kur flet për Gjermaninë, po gënjen kur flet për kufijtë. Ky ka qenë brenda pazarit.

Blendi Fevziu: Po ai thotë s’kam qenë.

Mesila Doda: Absolutisht po! Ai e di dhe e ka thënë.

Blendi Fevziu: E ke thënë ti Baton që është bërë marrëveshja aty?

Baton Haxhiu: Lere mo, kjo është pa lidhje. Më vjen turp që jam në studio Fevzo.

Mesila Doda: Edhe mua më vjen të jem me një si puna jote, i neveritshëm.

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

Nga

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE