Fiks Fare publikon skandalin/ Kryetari i Bashkisë Lezhë “lë” pa pronë qytetarët – CNA
Connect with us

Aktualitet

Fiks Fare publikon skandalin/ Kryetari i Bashkisë Lezhë “lë” pa pronë qytetarët

Publikuar

-

skandali

Ish kryetari i Komunës Rrilë në Lezhë, Fran Frroku, ka regjistruar pronat e tij mbi pronat e komshinjve. Fizikisht nuk e ka zotëruar asnjëherë, por, sipas tij, në hipotekë figuronte shtet, ndaj ai e kompensoi veten aty.

Sot, Fran Frroku, kryetari i Bashkisë Lezhë, e di shumë mirë që prona u takon komshinjve, por nuk pranon t’ua kthejë. Ai premton se është i gatshëm të përballet në gjykatë dhe do pranojë çfarëdo vendimi të marrë ajo pa e ankimuar. Ndërkohë që fqinjët kanë frikë të përpallen me të në gjykatë, ndaj kanë kërkuar ndihmën e Fiks Fare.

Në Fiks Fare u ankua Vera Leka, pasi ish-kryetari i Komunës Rrilë, aktualisht kryetar i Bashkisë Lezhë, ka regjistruar në hipotekë si të tijën tokën që zonja Leka e ka blerë para 20 vitesh. Ajo zotëron dokumentin e shitblerjes me 4 dëshmitarë të pranishëm, aktualisht tre janë gjallë dhe në fund dokumenti mban vulën e ish-Komunës Shënkoll. Vera ka blerë nga një fshatar tjetër i zonës rreth 2 dynym e 700 metra. Ajo nuk e ka regjistruar pronën në hipotekë, pasi personit të cilit ia ka blerë është në kërkim për një krim të kryer në familje.

Sa herë që ka shkuar në hipotekë për ta regjistruar i kanë thënë që numri i kësaj pasurie nuk ekzistonte. Por, vetëm pak kohë më parë, Vera dhe familjarët e saj mësuan po nga ZVRPP Lezhë se tokës së saj i kishte dalë pronari. Madje, ky numër pasurie që nuk gjendej nga hipoteka tashmë ekzistonte dhe në emër të kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frroku. Kryetari ishte pronari i 1300 metrave katror tokë, pjesë e dy dynym e 700 metrave që kishte blerë Vera. Kryetari Frroku e ka pasur vetëm me letra si pronë, pasi për të shfrytëzuar prej 20 vitesh e bën familja Leka.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha takim me demokratët e Lezhës

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë Lezhë pronën prej 1300 metra katrorë e ka fituar me ligjin 7501. Kur ka drejtuar ish-Komunën Rrilë, si kompensim i një toke tjetër që shteti ia kishte marrë, kompensoi veten me 1300 metra tek toka e komshinjve. “Unë e njoh familjen dhe e di që ata e kanë blerë dhe nuk kam asnjë gjë kundra tyre, i gjithë faji është i ZVRPP Lezhë, pasi asokohe kur jam interesuar më ka dhënë informacion që kjo tokë është tokë shtet dhe unë kam filluar procedurat për kompensim”, shprehet kryetari bashkisë Frroku.

Duke regjistruar pronën, Frroku ka krijuar mbivendosje jo vetëm me fqinjën, por edhe me banorë të tjerë të zonës, por që kanë frikë të flasin para kamerës së Fiksit.

Ai shprehet për Fiks Fare se nga angazhimet e tjera që ka pasur nuk i është dashur ta shfrytëzojë fizikisht tokën, por që me certifikatë e ka pronë të tijën dhe i ka paguar rregullisht taksat e saj. Zgjidhja e vetme që kreu i Lezhës jep për këtë rast është se familja Leka t’i drejtohet gjykatës dhe ai do të mbështesë pa e ankimuar çdo vendim që do marrë drejtësia.

“Unë tokën nuk mund t’ua fal pasi shteti nuk më kompenson më, por jam i gatshëm të mbështes vendimin e gjykatës cilido qoftë ai”, shprehet Frroku.

E pyetur nga Fiksi se pse Vera nuk i drejtohet dyerve të drejtësisë, ajo shprehet se nuk mund ta përballojë dot gjyqin dhe pse duke pasur përballë kryetarin e bashkisë, njeri me pushtet politik, frika për ta humbur tokën është shumë e madhe.

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha takim me demokratët e Lezhës

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

By

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

LEXO EDHE:  Panik në Lezhë/ Makina merr flakë pranë një karburanti

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

By

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

LEXO EDHE:  Panik në Lezhë/ Makina merr flakë pranë një karburanti

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending