LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bledi Çuçi i vërsulet Niko Peleshit

8 Maj 2019, 13:53, Aktualitet CNA
Bledi Çuçi i vërsulet Niko Peleshit

Lufta brenda llojit, por edhe hakmarrja primitive ndaj paraardhësve nuk po ndalet në Qeveri.

Sot, ka qenë Bledi Çuçi njeriu, i cili është ministri i radhës që sulmon duke shkarkuar stafin e emëruar nga paraardhësi.

Betejën e parë e filloi Belinda Balluku e cila hoqi të gjithë drejtorët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, pas saj lufta zbriti në Ministrinë e Jashtme ku zv/ministri Gent Cakaj sulmoi konsujt dhe stafin e emëruar nga Ditmir Bushati.

Sot radha i erdhi Ministrisë së Bujqësisë dhe stafit të Niko Peleshit.

Edhe pse ka gati 5 muaj në detyrë dhe ministria që drejton po dështon çdo ditë, Çuçi për t’u fshehur nga skandalet vërsulet mbi vartësit dhe drejtorët rajonalë të emëruar nga paraardhësi dhe jo pa qëllim shkarkimet më të mëdha i bën në Korçë, ku dhe drejton Niko Peleshi, thjesht për të thënë se tashmë edhe Bledi është në betejë me paraardhësit.

Ministrat e rinj të Ramës, nuk kanë limite në betejën e tyre brenda llojit.  Duket se këta janë Rilindja e vërtetë, ndaj disa nga ish-ministrat socialistë duken të pafuqishëm për t’u përballur dhe denoncuar skandalet e pasardhësve të tyre hakmarrës./CNA.al

Lajmet e fundit nga