LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Trashëgimtari është arrogant"/Pas lindjes së Meghan Markle,reagon babai i saj

7 Maj 2019, 08:10, Aktualitet CNA
"Trashëgimtari është arrogant"/Pas lindjes së

Lajmi se dukesha e Sussex Meghan Markle dhe Princ Harry, u bënë dje prindër për herë të parë u be virale.Harry njoftoi se ishte shumë i lumtur dhe gjithçka kishte shkuar shumë mirë gjatë lindjes.

Mes njerëzve që e uruan ishte edhe babai i Meghan, Thomas Markle, edhe pse shpesh herë shkëmben deklarata jo miqësore me ta ku u shpreh në publik se trashegimtari i fronit ishte treguar arrogant dhe duhet të rritet.

Në një njoftim për ?The Sun? ai tha: ?Jam shumë i lumtur që dëgjoj se nëna e re dhe fëmija janë mirë. Jam shumë krenar që nipi im është një pjestar i monarkëve britanikë dhe jam i sigurtë që do të rritet për ti shërbyer në mënyrën e duhur kurorës dhe qytetarëve anglezë, me dinjitet, përulësi dhe nder. Zoti e bekoftë fëmijën dhe i uroj një jetë të shëndetshme me lumturi, dhe urimet më të mria për vajzën time të mrekullueshme, dukeshën Meghan dhe Princin Harry!?

Lajmet e fundit nga